Ligji për zgjedhje ka nevojë për ndryshime të studiuara thellë

Opinione

Ligji për zgjedhje ka nevojë për ndryshime të studiuara thellë

Nga: Haki Latifi Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:55
Haki Latifi

Është për t’u habitur se kësaj radhe VV dhe Lista serbe u bënë bashkë në Kryesine e Kuvendit të Kosovës per të filluar procedurat e përshpejtuara për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Kosovë.

Ligji për zgjedhje ka nevojë për ndryshime të menduara mirë dhe thellë të studiuara, e jo për drama të panevojme siç i panë mbrëmë qytetarët. Mërgatës ka nevojë dhe duhet t‘i mundësohet votimi në vendet ku jetojnë në kuadër të reformave zgjedhore, por jo me ligj të aprovuar shkel e shko.

Reagimi i LDK-së dhe i kryetarit të saj z. Lumir Abdixhiku ishte i drejtë dhe i qëlluar dhe duhet përkrahur plotësisht ashtu siç ishte në një vijë edhe opozita tjetër. Vetëm bashkëpunimi dhe perkushtimi i pa hile e bënë LDK-në faktor real në ecjen e sigurt të forcimit të saj dhe rindërtimit të Republikës së Kosovës.

Duhet të diskutohet marrja e masave koordinuese për realizimin e të drejtës së votës së diasporës me nënshtetësi të Kosovës, që të votohet në Konsulata dhe Ambasada të Republikës së Kosovës në zgjedhet e ardhshme.

Një rrezik tjetër që do të mund të kanoste demokracinë në Kosovë është se, me këtë ligj do të ju mundësohet rreth 350 mijë serbëve të votonin në Serbi!

Sepse, problem në vete do të jetë kontrollimi i votimeve të votuesve apo qytetarëve te Kosovës që jetojnë në Serbi dhe qëllim kryesor ka rritjen e ndikimit të listës serbe edhe më shumë në institucionet edhe ashtu të brishta të Republikës së Kosovës.

Mosveprimi demokratik i partive opozitare ndaj shantazhimit nga VV dhe Albin Kurti, përmes përdorimit të gjitha mjeteve demokratike të kundërshtimit i bënë ato bashkëfajtore.

Prandaj, bashkëbisedimi me pjesëtarët nga diaspora për Projektligjin e Diasporës, duhet të ketë si qëllim realizimin e një diskutimi të frytshëm, ku ata mund t’i kalonin kritikat dhe sugjerimet e tyre për një projektligj më gjithëpërfshirës, më përmbajtësor dhe më të aplikueshëm.

Për momentin mendoj se, Institucionet shtetërore kanë nevojë të futen në rrugën e zgjidhjes së problemeve të mëdha siç janë; Pandemia, kriza ekonomike, papunësia, njohjet ndërkombëtare, konsolidimi i Shtetit në të gjitha nivelet, luftimi i korrupcionit dhe i krimit të organizuar etj..

Thelbi i ligjit për zgjedhje duhet të jetë, pikërisht mbrojtja e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë kufijve dhe promovimi i pjesëmarrjes së tyre në jetën e vendit të origjinës. Gjithmonë bazuar në influencën pozitive që diaspora ka në zhvillimin ekonomik, politik dhe kulturor të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat