Pavarësisht hidhërimit të atyre që i humbën zgjedhjet e fundit…

Opinione

Pavarësisht hidhërimit të atyre që i humbën zgjedhjet e fundit…

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:42
Adem Bytyçi

Kosova është me fat dhe krenohet që ka deputete si Albena Reshitaj dhe Adelina Grainca, aq shumë të vetëdijshme dhe të përgjegjshme për të mirën e Kosovës.

Këto dy deputete kur e kuptuan se partitë e tyre të pakënaqura me humbjet e zgjedhjeve të fundit, kishin vendosur ta dërgonin vendin përsëri në zgjedhje të parakohshme, në një kohë në të cilën vendit i duheshin institucionet si asnjë herë më pare për shkak një krize të thellë ekonomike dhe pandemiologjike, ikën nga partitë e tyre dhe erdhën në parlament për ta votuar Presidentin e Kosovës,

Që do të thoshte se me mos zgjedhjen e presidentit, vendi me patjetër përsëri do të detyrohej të shkonte në zgjedhje të parakohshme, brenda një afati shumë të shkurtër. Veçse ishin mbajtur zgjedhjet e fundit të parakohshme dhe duhej domosdo të zgjidheshin institucionet shtetërore ndër të cilat edhe presidenti i shtetit, në mënyrë që qeveria e posa zgjedhur ta fillonte punën për t'i dërguar përpara shumë procese dhe për t'i zgjidhur shumë halle të qytetarëve, të cilat ishin grumbulluar për shkak të pandemisë dhe një krize ekonomike dhe sociale të thellë si pasojë e kësaj pandemie vdekjeprurëse.

Partitë e këtyre dy deputetëve, të cilat qëllimisht e bojkotuan seancën e parlamentit, për të pamundësuar zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe vendi të shkonte sërish në zgjedhje të parakohshme të panevojshme dhe të dëmshme për vendin për shkak të rrethanave të rënda ekonomike, shëndetësore, politike të brendshme dhe ndërkombëtare në të cilat ndodhej vendi.

Në vend që partitë e tyre nga kishin ikur këto dy deputete dhe intelektuale të shquara për të dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e institucioneve shtetërore, në mënyrë që shteti të fillonte të funksiononte në të mirën e qytetarëve të tij, pra në vend që partitë e këtyre deputetëve t'i falënderonin për një kontribut shumë të rëndësishëm në të mirën e shtetit dhe të qytetarëve, filluan t'i përgojonin duke i etiketuar kinse ishin shitur të LVV-ja, te partia e cila i fitojë bindshëm zgjedhjet e fundit të parakohshme.

Pavarësisht çka thonë për këto dy deputete të nderuara ata që i humben zgjedhjet e fundit të parakohshme, këto dy deputete do të mbesin një kujtim i bukur dhe shumë i rëndësishëm në historinë politike të zgjedhjeve në Kosovë në interes të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, në një periudhë kur pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, e tërë bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet mike të Kosovës, ndër të cilat edhe SHBA, i kishin kthyer sytë kah Kosova, për ta kuptuar se sa janë të vetëdijshme forcat politike të Kosovës, pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, për të zgjedhur institucione stabile në interes të shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat