Republika e Kosovës të quhet Republika e Dardanisë

Opinione

Republika e Kosovës të quhet Republika e Dardanisë

Skënder S. Kapiti  Nga Skënder S. Kapiti Më 11 prill 2021 Në ora: 11:09
Harta e Dardanisë

I ftoj intelektualët, gazetarët, mediat, politikanët,studentët, gjithë publikun si dhe Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e të Kosovës që tashmë ta përdorin emërtesën Dardani për Kosovën ashtu si u kërkon institucioneve të Kosovës edhe Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut në Amerikë, që Kosovës t’i hiqet emërtesa me origjinë prej ardhacakëve sllavë dhe t’i rikthehet emri Dardani.

Ky veprim të kryhet institucionalisht, me vendimmarrje parlamentare apo me Referendum.

Duhet që trojeve iliro-dardano-shqiptare t’i kthehet emri i madh dhe i lavdishëm mijëravjeçar Dardani.

Ne do ta quajmë veten dhe trojet tona, atdheun tonë ashtu si duhet, ashtu si jemi dhe ashtu si kanë qenë paraardhësit tanë, si shqiptarë , si ilir e si dardanë dhe si Shqipëri, si Iliri e Dardani dhe jo ashtu si na i kanë ndryshuar emrat e vëndeve, maleve, lumejve, fshatrave e qyteteve ashtu si kanë dashur të tjerët, pushtuesit, kolonizatorët dhe barbarët sllavë me qëllim që t’i asimilonin dhe zhduknin shqiptarët nga trojet e tyre iliro-dardane.

Jo vetëm kaq por duhet që edhe emrat e rrugëve, të lokaleve e hoteleve dhe të emisioneve e të propagandave mediatiko-televizive si dhe prindërit, veçanërisht në Shqipëri t’u vënë emra shqiptarë dhe jo emra as “modernistë” europianë, por sidomos duhen fshirë e hequr emrat dhe emërtesat me origjinë sllave e helenike, sepse grekët dhe serbët kanë qenë dhe mbeten armiqt më të mëdhej të Iliro-Dardanisë dhe të shqiptarëve me stratëgjinë e tyre për ta asgjësuar e asimiluar racën shqiptare.

Ne jemi iliro-shqiptarë në Europë dhe jemi autoktonë në trojet tona shumë shekuj para popujve të tjerë europianë e sllavë që u dyndën në Europë.

Iliria dhe Dardania kanë ekzistuar atëhere kur askund nuk ishin dukur dhe as nuk përmendeshin sllavët të cilët kur erdhën, u ngulën dhe i pushtuan trojet shqiptare në Iliri e Dardani duke i ndryshuar edhe emërtimet, toponimet iliro-dardano-shqiptare dhe që i zëvëndësuan ato me emertesa sllave. Prandaj duhen ndryshuar e fshirë ato dhe t’ua rikthejmë atyre emrat shqiptarë si rasti që Kosovës i duhet rikthyer emri Dardani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat