UҪK-ja nuk është PDK!

Opinione

UҪK-ja nuk është PDK!

Nga: Agim Alickaj Më: 11 prill 2021 Në ora: 21:03
Agim Alickaj

Një shkrim domëthënës dhe i guximshëm i Znj. Kimete Berisha.

UCK ishte ushtri heroike e sukseseshme, që doli nga i gjithë kombi shqiptar në mbrojtje të lirisë dhe tokave shqiptare. Ushtri e zemrave tona.

PDK është parti e dështuar në luftë për pushtet që doli nga një pjesë e UҪK-së. Askush nuk pretendon se të gjithë anëtarët e PDK-së janë të këqinj por si parti nuk tregoi suksese, udhëheqësit kryesorë të saj shkelën mbi vlerat e luftës madhështore të UCK-së për interesa personale dhe të korrupsionit. Qeverisja e gjerë tanishme e Kosovës e kontrolluar kryesisht nga PDK, ka dështuar me turp në ndërtimin e shtetit. Thirrja e tyre në vlerat e UCK-së për t’i  mbuluar keqbërjet e tyre nuk ka kurrëfarë kuptimi. Faktet janë të hapta dhe të forta për ata që duan t’i shohin. Populli i Kosovës nuk mashtrohet më kurrë. Ky popull i shumëvuajtur, me shpresë dhe më të drejtë pret shumë, se shtetin e Kosovës do ta udhëheqin mirë kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.

Partitë opozitare duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se kanë humbur me arsye dhe se duhet të ndryshojnë. Është kot të fajësohen të tjerët. Deri tashti, veҫ LDK e udhëhequr me menҫuri nga Lumir Abdixhiku ka filluar me ndryshime që mund të sjellin suksese në të ardhmen. Nëse PDK dhe AAK nuk e bëjnë të njëjtën gjë, por vazhdojnë me veprime destruktive, të dëmshme për shtetin e Kosovës, do të përjetojnë dështime edhe më të mëdha, drejt zhdukjes së tyre si parti. Përfundimisht, akuza  ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës  Vjosa Osmani-Sadriu për mospërmendjen e UҪK-së në një fjalim, është joserioze dhe pa kurrëfarë vlere për popullin shumicë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat