Si do të jenë 100 ditët e Albin Kurtit?!

Opinione

Si do të jenë 100 ditët e Albin Kurtit?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 13 prill 2021 Në ora: 11:12
Kryeministri Albin Kurti

Tanimë janë bërë 22 ditë që kur qeveria Kurti erdhi në pushtet, ndonëse koha është shumë e shkurtër, kanë filluar kritikat nga opozita. Është krejtësisht e kuptueshme dhe roli i opozitës është që të kritikojë qeverinë, mirëpo janë disa parime të cilat ndiqen kudo. Opozita duhet të tregohet e ndershme, e dinjitetshme dhe koherente në qëndrimet e saja, vetëm kështu ajo mund të rikthejë besimin e qytetarëve.

Se është e ditur dhe e kuptueshme që çdo opozitë kudo në botë synon të vjen në pushtet, këtë e arrin vetëm duke fituar besimin. Besimi fitohet me parime, me veprimet konkrete dhe bindëse, mbi të gjitha të bindësh qytetarin se je përmirësuar në gabimet që të kanë çuar në opozitë. Në këtë logjikë qeveria duhet të mbikëqyret, të kritikohet, por është një rregull i pashkruar kudo që ndiqet, asnjë qeveri nuk kritikohet pa u bërë 100 ditëshi, si pasqyrë për të nxjerr në pah gabimet e saja, krahas anëve pozitive nëse ka pasur.

Opozita në Kosovë nuk duhet ta lejojë veten të bëhet qesharake, pastaj më nuk merret seriozisht edhe kur ka të drejtë, kështu që është shumë me rëndësi që ajo të jetë serioze, e matur, të kritikojë me argument, vetëm kështu e bind qytetarin e vendit për dështimet e saja. Kjo qeveri do të këtë gabime, dështime, kjo është e kuptueshme, mirëpo opozita nuk duhet të kritikojë kot se pastaj e humb besimin, e kjo do të ishte tragjike për një opozitë.

Në këtë kuptim qeveria Kurti duhet të pritet që të përmbush 100 ditëshin, pastaj të kritikohet për ato që s’ka bërë, jo vetëm pas 22 ditësh të thuhet se ka dështuar në pandemi. Pa fije morali kritikon dikush që ka nga partia e tij ka pasur Ministrinë e Shëndetësisë me një menaxhim katastrofal. Kur je vet i dështuar, së paku hesht, lejo që qytetarët ta shijojnë dështimin e kësaj qeverie, pa u shfaqur ata që kanë dështuar edhe më keq se ta, kështu vetëm i bëjnë mburojë dështimeve të Kurtit me krahasimin që del në pah. Edhe mediat, gazetarët, por edhe opozita duhet të presin 100 ditëshin. Unë, si pjesë e botës së mediave pres 100 ditëshin, pastaj do ia renditi të gjitha dështimet që ka pasur qeveria aktuale, pa harruar edhe anët pozitive, të gjitha me argument.

Mirëpo, të kritikosh dike që ka vetëm 22 ditë në qeveri është jo e ndershme, për më tepër edhe jo bindëse. Opozita të rikonstrukturohet për brenda saj, të bëjë ndryshimet e nevojshme për të ardhur një ditë në pushtet, krahas saj duhet edhe ndryshim kursi. Me ketë logjikë të të bërit opozitë, vështirë të thuhet se ka ndryshim pozitiv, për të cilët ka nevojë jo vetëm skena politike por edhe tërë shoqëria.

Kosova ka nevojë për një opozitë të shëndoshë, më tepër se për një qeveri të tillë. Në këtë logjikë, opozita serioze është garanci për mbrojtjen interesave të qytetarëve, për më tepër dhe një zë i nevojshëm. Së pari priteni 100 ditëshin, deri atëherë bëni sehir dhe përcillni të gjitha, si të mirat dhe jo të mirat. Keni kohë mjaftueshme për të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat