Petkoviqi dhe Pika e Reflektimit

Opinione

Petkoviqi dhe Pika e Reflektimit

Prof. Dr. Zija Lleshi Nga Prof. Dr. Zija Lleshi Më 13 prill 2021 Në ora: 17:08
Ilustrim

Këto ditë Petar Petkoviq, Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, lidhur me deklaratën e Fisnik Ademit i shtroi pyetje Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit rreth asaj se si Kryeministri i shef pikat në rangim dhe prioritetin në dialogim me përfaqësuesin karshi asaj të ashtuquajturë dhe të rrejshme ”Shqipëria e Madhe”, (koncept fashist të cilin ata vetë e kanë trilluar si bazë të rrejshme për të sulmuar shqiptarët), pa na treguar fare se së pari çka mendon ai vetë dhe të tjerët si ai, dhe sa ai, si dhe ata tjerët akoma më përpjetë në vijën vertikale udhëheqëse deri te kulmi i asaj vija, për një pikë jetër, për Pikën e Reflektimit, për Serbinë e Madhe e më të Madhe, të zmadhuar e të zmadhuar, hap pas hapi e kohë pas kohe, të zmadhuar hajt bre bir hajt, pa llogaritur se është përtej çdo tolerance kombëtare dhe ndërkombëtare, duke iniciuar luftëra (hmm.., gjithfarë! apo jo), dhe pa u ndalur dot kurrë dhe hiç fare, që nga Pashalluku i Beogradit, kur kryeqytet nuk e kishte Beogradin por një qytet tjetër atëherë më të madh se ky, edhepse edhe ai qytet atëherë ishte ende shumë i vogël, Smederevën, pashallëk ky i zmadhuar në jugë duke dëbuar me dhunë e terror, e duke vrarë e duke prerë shqiptarët autokton disa mijëvjeçar në tokat e tyre, nën pretekstin e rrejshëm kinse ishin bashkëpunëtorë të Perandorisë Osmane ose kinse ishin turq.

 Edhe ky dialog Kosovë-Serbi, ku në fund do të është marrëveshja e mirëkuptimit për pranimin reciprok definitiv në mes veti të shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, do të është së paku po aq i vështirë sa të tjerët para tij dhe vështirë i realizueshëm.

 Arsyeja kryesore është se pika e fundit e dialogut dhe ajo marrëveshje duhet të të jetë që në start, si pikë e parë, pas të cilës marrëveshje të mirëkuptimit bisedat dhe punët e bashkëpunimit do të shkonin shumë më mirë, shumë më lehtë e shumë më shpejtë, e posaçërisht krejt e drejt.

Petkoviqi nuk na tregoi pra asgjë për Pikën e Reflektimit të përmendur më lartë, ndoshta për arsye se është rishtazi në atë Zyre dhe nuk ka arritur ende deri te ajo pikë. Faktikisht ai nuk duhet të pretë aspak, sepse edhe ashtu është vonuar më shumë se një shekull, dhe prandaj të fillojë menjëherë me atë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat