Rama i frikësohet Vlorës dhe vlonjatëve?!

Opinione

Rama i frikësohet Vlorës dhe vlonjatëve?!

Nga: Pranvera Dalipaj Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:12
Pranvera Dalipaj

Tërmeti dhe qameti do të nis e do të vithis qeverinë e krimit nga Vlora e Pavarësisë!

Vlora është e Vlonjatëve, jo e dredharakëve.

Vlora është e Historisë, e Adhetarisë, e Shqipërisë dhe e Shqiptarisë!

Pas 8 vjetësh qeverisje, një Kryeministër normal do të bënte bilancin e gjërave që ka bërë dhe të atyre që nuk ka mundur t'i bënte. Madje t’u kërkonte ndjesë shqiptarëve dhe të largohej kokë ulur! Kryeministri as shikon e as dëgjon dështimin dhe nuk shikon rrënimin e vendit, madje mbi dështimin e 8 viteve të qeverisjes, kërkon edhe mandatin e tretë!

Ky Kryeministri ynë nuk ka as program, as vizion, as energji, tashmë as propagandë.

Në çdo takim nuk e kemi dëgjuar të flas për ndonjë rritje pensionesh, për uljen e çmimit të energjisë elektrike, për uljen e çmimit të naftës, për shëndetësinë falas, vendet e punës, po ngeli duke sharë ata që nuk kanë patur dhe nuk kanë gjë në dorë.

Një Kryeministër gangster, gojëfëlliqur, tallës, mashtrues, drogaxhi, kriminel, që sa herë del në ekran tregon se e ka mendjen top, se vetëm ai idiot meriton të jetë në krye, ai nuk duhet votuar!

Fitoren e madhe shqipëria do ta ketë më 25 prill, në shporrjen e Ramës dhe gjithë mbetjeve që ka pas vehtes.

Edi Rama është aq i shqetësuar sa dhe i frikësuar për zgjedhjet e 25 prillit në Vlorë.

Kudo ku shkon çdo ditë, i mbahet fryma dhe i nis fjalimet duke shpifur e mbajtur në gojë Bujar Leskaj, me shpresën se vlonjatët nuk e kuptojnë, që fjalimet e tij janë aq të dala boje e mode, nga më nivel ultat.

Vlonjatët e kanë kuptuar fare mirë, që Vlora i përket birit, bijve dhe bijave të saj, e jo një gojëfëlliquri, që Vlorën e shikon si pronën e tij.

Pretendon të marrë Vlorën me batuta bajate e me ofendime e kërcënime nëpërmjet një reklame sa të turpshme, aq turpëruese dhe kërcënuese.

Një tjetër shqetësim për Ramën janë kandidatët e qytetit të Vlorës, e jo vetëm janë kandidatë të propozuar dhe votuar ga antarësia, që kanë kaluar në filtrin e verifikimit nga struktuarat e partisë dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që përsëri u zgjodhën nga Niçet.

Rezultatet e proçesit 3D do t'i marrësh si fillim nga Vlora e pastaj nga e gjithë Shqipëria më 25 prill z. Rama!

Vlora është e Vlonjatëve, jo e dredharakëve….

25 Prilli nuk është një ditë e zakonshme zgjedhjesh, është një ditë e ndarjes mes së shkuarës së errët të Rilindjes dhe ndryshimit që do të bëjmë të gjithë së bashku.

Është ditë vendimtare për familjen, shoqërinë,

është ditë vendimtare për Shqipërinë!

Do të jetë në dorën tuaj që më 25 prill do të zgjidhni:Të vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose të sillni ndryshimin dhe të bashkoheni me BE, për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve.

Tërmeti dhe qameti do të nis e do të vithis qeverinë e krimit dhe do tu kthejë Shqipërinë shqiptarëve!

Dhe Vlora e Historisë do të hap edhe këtë kapak, duke mbetur kapak hapur i historisë Shqiptare!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat