Analizat gjithëpërfshirëse, planifikimi dhe konfliktet

Opinione

Analizat gjithëpërfshirëse, planifikimi dhe konfliktet

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:36
Dr.Nijazi Halili

Edhe pse organizatat për ndërtimin e paqes, sikurse edhe organizatat humanitare dhe ato për zhvillim, munden në mënyrë të paqëllimtë ti rrisin konfliktet, ndërtuesit e paqes shpeshherë dështojnë që ta pranojnë se ekziston nevoja për përvetësimin e qasjeve të ndjeshme ndaj konflikteve. Bashkërendimi në mes të organizatave lokale dhe atyre kombëtare, dhe në mes të atyre në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, në analizimin e konflikteve dhe programeve dhe implementimin e projekteve, mund të përkujdesen që operacionet për ndërtimin e paqes të mos ndezin sërish tensionet ekzistuese.

Në të njëjtën mënyrë një mirëkuptim gjithëpërfshirës dhe vlerësim i fuqive dhe kufizimeve të kapaciteteve lokale apo tradicionale për ndërtimin e paqes mund tu shërbejë për ti bërë operacionet e tyre të ndjeshme ndaj konflikteve. Planifikimi i kujdesshëm, i bazuar në analiza gjithëpërfshirëse të konteksteve të konflikteve dhe aktorëve të tyre, do të ndihmojë që të sigurohemi se operacionet për ndërtimin e paqes janë me të vërtetë të ndjeshme ndaj konflikteve dhe si të tilla kanë më shumë gjasa për ndërtimin e paqes.

Bashkërendimi në mes të organizatave ndërkombëtare, kombëtare dhe atyre lokale do të minimizojë mundësitë për bllokime dhe shkelje, mundësi të pashfrytëzuara dhe konkurrime. Për më tepër, për të minimizuar ndikimet e pashmangshme negative në konflikte, adresimi i pikave të theksuara më sipër po ashtu do të shërbejë për të shtohen ndikimet pozitive të ndërtimit të paqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat