Pse ti sëmuresh pas orarit të punës!

Opinione

Pse ti sëmuresh pas orarit të punës!

Nga: Kimete Berisha Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:05
Kimete Berisha

Merre ti me mend, plus kanë fytyrë me dal me protestu për kolegun e tyre, doktorin që nuk i dha ndihmë të moshuarit, që nga sëmundja nuk kishte zë as të mbrohej prej mjekut.

Plakut iu bë puna të mbrohet nga mjeku!

Lëre që nuk dha ndihmë, por mori hyxhym, britmë e piskamë, 'pse t'i po kërkon ndihmë'

Pse ti po sëmuresh pas orarit të punës!

Dhe e përzuri!

Kosova po i mbyt pleqtë!

Nuk ka vend në botë ku plaku nënçmohet më shumë se te shqiptarët.

Ky shtet i ka mbyllur pleqtë në shtëpi, i ka lënë me pensione të tmerrshme, të vetmuar e pa përkujdesje, përveç nëse je plak i famshëm i politikës, ai doktori edhe i kish këndu këngë derisa e kish vë në gjumë!

Ai që e përzë plakun dhe nuk i jep ndihmë të sëmurit (armiku më i madh të jetë) që luan me shpirt, a lë t'zezë t'Zotit pa bë çifti i tij.

Ata që e mbrojnë janë edhe më të frikshëm! Fotografia e protestës në Podujevë është e frikshme dhe dëshpëruese!

Këta mjek dhe këta protestues kanë nevojë për mjek të nervave dhe të 'moralit', sepse pa qenë në lajthitje të plotë nuk e mbron të keqen!

Mbajeni në mend.

Kjo shoqëri po sillet si e çmendur.

Ky shtet është plotësisht i dështuar.

Liria shqiptarin e ka degraduar!

Kjo shoqëri funksionon veç si e robëruar!

Kur kolegët e tij e përkrahin doktorin e tillë, bashkë me Odën e Mjekëve, kjo tregon se Krimi i organizuar në Shëndetësi është aq i madh, është kasaphane prej korrupcionit!

P.S. Jam e sigurt që janë edhe me Ramazan protestuesit në mbrojtje të së keqes!

Besojnë falls;

Studiojnë falls;

Dashurojnë falls;

Vend i paemancipuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat