Tre “kryeveprat” e Ramës që t’i fitoi zgjedhjet e 25 prillit!

Opinione

Tre “kryeveprat” e Ramës që t’i fitoi zgjedhjet e 25 prillit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:16
Sherif Ramabaja

Në ditëtët e fundit të fushatës zgjedhore, Rama me taktikën që vetëm në vendet postkomuniste ndodhin, shpalosi tre “kryeveprat” e tij  “monumentale”. Me këto aksione don që ta nxisë elektoratin ta votojnë, për rizgjedhjen e tij.

Veprimi i parë, apo “kryevepra” e tij ishte që në këtë kohë pandemie t´i siguroi vaksinat kundër Covid 19 dhe sa më shumë që mundet ta përshpejtoi, kuptohet në stilin propagandues, vaksinimin e popullit.

Rama kishte pritur më kot ndihmë nga EU, sepse shtetet kryesore të EU siç ishte Gjermania e kishin po të njejtin hall, sigurimin e vaksinës.

Në fund u afruan zgjedhjet dhe Rama nëse mendonte për rizgjedhjen e tij, duhej të vepronte. Dhe ai nuk humbi kohë por veproi, porositi vaksinën ruse Sputnik V që edhe vetë emri i saj, ka prapavijë politike dhe propagandistike.

 Rama ka shprehur gadishmërinë po ashtu edhe për vaksinën kineze, edhe pse kjo vaksinë siç dihet efikasitetin e ka vetëm 50 përqind.

 Këto ditë Çile ka lajmëruar problemet serioze që ka me përdorimin e vaksinës kineze, sepse infektimet janë në shpërthim, edhe pse me të madhe po vaksinohet popullsia.

Vaksina ruse është po ashtu enigmatike, ngase nuk është çertifikuar nga EMA sepse Rusia refuzon t´i jap të dhënat mbi vaksinën.

Këto ditë u raportua në mediat gjermane se vetëm 4 përqind e rusëve, deri më tash, kanë pranuar të vaksinohen me vaksinën e tyre duke shprehur mosbesim në këtë vaksinë.

Po për kryeministrin Rama këto të dhëna nuk lozin aspak rol, sepse ai ka hallin tjetër, t´i fitoi zgjedhjet e 25 prillit.

Pikërisht dje Rama doli po ashtu me statistikën : Shqipëria është e 4 në rajon, me vaksinimin e popullsisë. Apeli ishte: shikoni ç´farë bëjë unë (kërkoj votën tuaj ).

“Kryevepra “ e dytë e Ramës, që këto ditë u bë publike është Aeroporti i Kukësit.  U bë bujë se me aterrimin e aeroplanit nga Londra në Kukës ndodhi mrekullia, u bë inaugurimi i këtij Aeroporti.

Mrekulli do të thoshte dikush. Kjo fshehtësi u ruajt deri në prak të zgjedhjeve dhe ja, nga Londra të fluturoi aeroplani dhe të aterroi, ku tjetër pos në Kukës.

Më vonë u kuptua se aeroplani destinacion e kishte aeroportin e Rinasit dhe më pas nga Rinasi kishte aterruar në Kukës. Arsyeja shumë e qartë, nuk ka rëndësi prej nga fluturoi aeroplani, po rëndësi ka se aeroporti u inaugurua shumë pak ditë para zgjedhjeve.

“Kryevepra” e tretë e Ramës është : Pacolli i filloi punimet në aeroportin tjetër, atë të Vlorës.

Punimet filluan vetëm 5 - 6 ditë para 25 prillit, ditës së zgjedhjeve në Shqipëri. Me këto tre “kryevepra” Rama premton se do t´i gjunjëzoi rivalët e tij siç i quan ai me ironi, Lulin dhe Monikën.

Nuk duhet harruar se Rama e ka edhe armën rezervë, blerjen apo vjedhjen e votës. Me blerjen e votës llogaritet paratë nga krimi i organizuar dhe shpërndarjen e peshqesheve me artikuj ushqimorë, kurse me vjedhjen e votës ka përvojë nga zgjedhjet e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat