Gratë e guximshme

Opinione

Gratë e guximshme

Ramiz Spahiu Nga Ramiz Spahiu Më 21 prill 2021 Në ora: 18:30
Vjosa Osmani

Zgjedhja e presidentes Vjosa Osmani nxori në skenën tonë politike edhe dy gra te guximshme: Adelina Grainca dhe Albena Reshitaj. Që nga atëherë neper portalet tona vazhdon një zhurmë opinionesh pro dhe kundër guximit te tyre. Njëra palë i mirëpret, i duartroket dhe i mbështet si racionale, të guximshme dhe shtet formuese. Ndërsa, pala tjetër i nënçmon, i përbuz i shpall tradhtare dhe bën thirrje për dënim, nga dorëzimi i mandatit deri në largim nga partia. Kjo zhurmë aspak demokratike vjen jo vetëm nga kreu i bashkë partiakëve te tyre. Dhe, kjo me patjetër të kujtojnë diktaturën dhe mënyrën moniste te të menduarit në partitë tona.

Po cili është mëkati që bënë zonjat deputete sipas (ish) bashkë partiakëve të tyre?

Ato bënë mëkatin e madh pse votuan presidente një grua që doli me e votuara në historinë e zgjedhjeve të lira demokratike te ne. Ato bëënë mëkatin e madh pse evituan një krizë politike në të cilën do të futej Kosova jone “e dashur”, për inatet e sëmura të dikujt. Ato bënë mëkatin e madh pse evituan zgjedhjet e jashtëzakonshme që taksapaguesve tanë të varfër do t’i kushtonin miliona, dhe kryeneçësia jonë prapë do të ishte po kjo që është. Ato bënë mëkatin e madh pse i shpëtuan partitë e tyre nga dënimi i merituar që me siguri do të merrnin nga përballja me pragun zgjedhor, që kësaj radhe ndoshta do të ishte vështirë i kalueshëm për inatçorët recidivist.

Prandaj, do të ishte mire që udhëheqësit, aktivistët dhe simpatizantët tanë partiakë t’i shmangen mënyrës moniste te të menduarit, të reflektojnë, të demokratizohen dhe të marrin mësim nga guximi i dy zonjave të nderuara, të cilat patjetër se janë frymëzuar nga guximi demokratik i të guximshmes Vjosa Osmani. Sepse ajo guxoj ta kundërshtojë mënyrën moniste te të udhëhequrit të ish-liderit tëe partisë se saj, dhe ai s’e dëgjoj, e përjashtoj, po ku është sot? Sepse ajo guxoj ta kundërshtoj mënyrën moniste, te të vepruarit të bashkëpartiakëve të saj, dhe ata s’e dëgjuan, s’e patën guximin ta mbrojnë, e përjashtuan, po ku janë sot? Sepse ajo guxoi të garoëjë përkrah Albin Kurtit, dhe bashkë guxuan të premtojnë shtet ligjor e luftë kundër korrupsionit, dhe populli iu besoi.

Thuhet se ardhjen e pranverës e lajmërojnë dallëndyshet, dhe gjithherë të tjerat vijnë pas se parës. Dhe, mund të shtojmë se gratë deputete të guximshme veçse e kanë lajmëruar ardhjen e pranverës demokratike edhe te ne.

E mbyll duke i lutur te gjithë, mos guxoni t’i ndëshkoni gratë e guximshme për guximin demokratik tq treguar, përndryshe do tq përballeni me ndëshkimin e popullit, por kam dro se s’do t’i shpëtoni dot as dënimit hyjnor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat