27 prilli, një datë fatale që na përkujton kulmin e krimit serb në Kosovë

Opinione

27 prilli, një datë fatale që na përkujton kulmin e krimit serb në Kosovë

Nga: Dedë Preqi Më: 27 prill 2021 Në ora: 08:45
Dedë Preqi

Sa herë vjen 27 prilli, na përkujton luftën e fundit të vitit 1999, një ngjarje e rëndë tragjike për popullin shqiptarë të Kosovës, gjegjësisht një masakër e pa parë, që tregon çmendinë e një barbarie të një njerëzimi të egër dhe kriminel kundër një populli të pafajshëm, që ndodhi në fshatin Meje dhe Korenicë të Gjakovës, nga regjimi fashist i Millosheviqit, dhe bashkë-kriminelëve të tij.

Në këto rrethana të rënda, përmes dëbimeve të dhunshme, turturave ç’njerëzore e deri te masakrat e pa natyrshme, që përfshiente fëmijë, gra e pleq, sikur edhe zoti e ndiente se po kërcënohet karakteri i tij hyjnor nga këto krime të rënda, që bënë njeriu kundër njeriut…

Koha që po vjen sikur po krijon një qartësi të frikshme me përceptimin e asaj kohe si diçka tashmë të kaluar por jo edhe të harruar, dhe duke e marrë të sotmen si një kuptim të ri njerëzor, njeriu mëkatar dhe kriminel me prirje fatale për njeriun, e ka një mundësi me domethënjën e kërkimfaljes, sepse qenja njerëzore për dallim në veqantinë e vet duhet të ketë një qëndrim, një logjikë dhe një program njerëzor në kuptimin si qenje e vetëdijshme, që dallon nga të tjerat, apo nga shtazët.

Por, për fat të keq, politika e Serbisë, fare pak e ka ndryshuar linjen e saj të vjetër me përceptimin e një kohe bashkëkohore, që njeh kufinjt e vet dhe distancimin nga e kaluara e saj kriminale gjatë periudhave historike ndaj popullit shqiptarë dhe të tjerëve.

Serbia fashiste e përdori tërë forcën e vet ushtarake, paramilitare dhe policore, kundër një populli të pafajshëm shqiptarë, duke i malltretuar dhe dëbuar nga trojet e veta, e cila nuk u ngop me aq, ajo i vrau e masakroi me qindra e mijëra shqiptarë në gjitha mjediset e Kosovës, dhe si një kulçedër e çartur, përveq që shkatërroi dhe e përflaku çdo gjë shqiptare, ajo nuk kurseu as fëmijët në djep.

Edhe nëse kujtesa e këtij populli do i zbehët në përballje me kushtet dhe rrethanat e sotme ekzistenciale, ajo kurrnjëherë nuk bënë shkëputje brenda vetë-vetës dhe nuk e harron të kaluarën e vet tragjike dhe kalvarin e mundimeve të saj, që e përjetoj nga fashizmi dhe barbaria e Millosheviqit dhe bashkëkrimineleve të tij në luftën e fundit, të cilët edhe sot e kësaj dite mbas 20 vitëve të pasluftës kriminelët shetisin të lirë, dhe të pa dënuar nga ndonjë gjykatë e krimeve të luftës, dhe një pjesë e tyre, kanë edhe poste të larta institucionale në Serbi.

27 Prillin 1999, ishte një datë fatale dhe tragjike për popullatën e komunës së Gjakovës, kur në orët e hershme të mëngjesit të asaj kohe, me një organizim të paramenduar nga ushtria, policia dhe paramilitarët e Serbisë, i vërsulen popullit civil të pa armatosur, po sikur bishat e egra mishëngrënëse, që nuk e dallojnë as llojin e vet.

Ata e rrethojnë Rekën e Keqe dhe Lugun e Cerragojës, duke lënë vetëm dy rrugë të mundshme në mes fshatrave Mejë dhe Korenicë, në drejtim të rrugës që shkon për në Shqipëri, duke i zënë pritat kolonave të njerëzve të dëbuar nga vendbanimet dhe trojet e tyre, të cilët gravitonin nga trevat e ndryshme dhe Komuna e Gjakovës.

Kriminelët nuk hezitojnë, duke i ndarë të rinjët në një anë me një çëllim të caktuar, të cilët i ekzekutojnë për një çast mbi 377 shqiptarë dhe me qindra të tjerë të plagosur, dhe sot vendi i ekzekutimit të tyre quhet «Lëndina e Pikëllimit», aty ku janë edhe varret e këtyre martirëve, pa dallim religjioni e nacioni, që për fat të keq ka prej tyre të cilët janë rrëmbyer ashtu të vrarë e të masakruar, i larguan nga vendi i ngjarjes, duke i fshehur dikund në djerrinat e Serbisë, me qëllim për ti fshehur gjurmët e krimit, të cilët edhe sot e kësaj dite u mungojnë familjarëve të tyre.

Në Kosovë kishte më shumë se 400 masakra të përgjakshme të shqiptarëve nga fashizmi i Serbisë, dhe ndër ato që arrinë kulmin e krimit serb në Kosovë, ishte në Meje dhe Korenicë të Gjakovës, ku vrastarët kriminel serb me çëllim përdorën forcën e dhunshme kundër popullit shqiptarë, vetëm se ata kërkuan jo më shumë se lirinë dhe demokracinë, por edhe të vetë vetëvendosin për fatit etyre në vendin e vet.

Është diçka e pa qartë me BE-në, dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, kur heshtin dhe i mbyllin sytë para një terrori dhe gjenocidi që shkakëtojë Serbia ndaj popullit shqiptarë dhe të tjerëve, që deri më sot shumica e akterëve të krimit sikur edhe të kësaj masakre në Meje dhe Korenicë, të cilët janë të njohur, por fare të ndëshkuar dhe shëtisin të lirë në Sërbi.

Me çfarë fytyre del sot Serbia në dialog me Kosovën, kur ajo i mbanë peng edhe 1600 kufoma të shqiptarëve të pa gjetur, e cila e dinë fare mirë vend ndodhjen e tyre, të cilët vetë i ka ekzekutuar dhe vetë i ka fshehur kufomat me qëllim të humbjes së gjurmave të krimit.

Konceptet e Serbisë, janë lojra të qëllimshme, janë largë dhe jo transparente ndaj një marrëveshje dhe klime të qëndrueshme me shtetin e Kosovës, sepse Serbia, jo që kërkon falje për krimet e saj ndaj shqiptarëve, por synimet e saja janë më shumë se diskriminuese, e cila nuk i ka përfillë as marrëveshjet e mëhershme në Bruksel, duke mos dhënë një dozë sa do të vogël ikurajimi të një klime përafrimi në mes këtyre dy popujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat