Kush nuk ka bërë mëkat politik le të hedhë gurë ndaj Lulzim Bashës

Opinione

Kush nuk ka bërë mëkat politik le të hedhë gurë ndaj Lulzim Bashës

Nga: Rexhep Shahu Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:34
Rexhep Shahu

Të gjithë bëjnë gjyq, të gjithë gjyqtarë e prokurorë, me lehtësinë e arrogancën më të madhe kundër Lulzim Bashës. Sepse kanë pritë si skutha që Basha ti bëjë dikusha dhe nuk kanë punuar vetë të bëhen dikusha në politikë e në jetë. Po të fitonte PD, Bashës do i kërkonin poste, tani që nuk fitoi PD, fajet i paska Basha. Po tjetërkush a ka faj. Kë ndaloi Basha të punonte e të fitonte. A duhet që Basha ta sillte fitoren i vetëm për të tërë.

Po çfarë kanë që janë kundër Bashës sot ata opinionistë socialistë që kanë qenë gjithmonë kundër. Çfarë ju duhet Basha kundërshtarëve të PD. Pse u dhemb, pse nuk gëzohen që është Basha në PD meqenëse është i dobët.

Ai që e ndjen veten të pafaj, engjëll, ai që nuk ka bërë asnjëherë mëkat politik, ai që nuk ka marrë kurrë rryshfet gjatë ushtrimit të funksioneve politike, ai që nuk ka shi leme, ai që nuk është treguar kurrë tiran gjatë ushtrimit të pushtetit që ia ka dhënë Partia Demokratike ndër vite, ai që nuk e ka përdorë kurrë pushtetin për vete e njerëzit e tij, ai që nuk ka hedhë kurrë gurë në çatinë e Partisë Demokratike, ai që nuk e ka sharë e mallkuar me libër shtëpie PD pse ajo nuk i ka dhënë gjithmonë poste e privilegje, ai le të hedhë gur ndaj PD dhe ndaj Lulzim Bashës.

Lulzim Basha nuk e shiti fitoren, nuk tradhëtoi, por me këta që mezi presin shkarkimin e tij, me këta që luftuan gjithë këto vite kundër tij dhe i sollën dëme Partisë Demokratike dhe populli u dha leshtë atyre dhe partive të tyre që ua krijoi Qeveria Rama, me këto që kanë mjelë sa kanë mundë PD dhe pushtetin që ua ka dhënë PD, me këta që kanë qenë drejtues e kalorës të lartë të pushtetit të PD, me këto nuk duhet të ketë punë PD asnjëherë dhe le të shkojnë më mirë hapur tek PS. Populli i volli, nuk nxori asnjë opozitar të Bashës deputet, nuk futi në parlament asnjë parti antiBashë që krijuan ish eksponentët e PD me mbështetjen e Ramës.

Basha nuk ka pse kryqëzohet nga mëkatarët, e gjykojnë institucionet e partisë, në kohën e momentin e duhur, e gjykon grupi parlamentar, strukturat. Nuk e gjykojnë Bashën kapterrat e PS që kërkojnë ti lëpihen Ramës, as gazetarët e Bllokut me të cilët tallet Edi Rama.

Lulzim Basha duhet domosdoshmërisht, sipas mendimit tim të krijojë e të bëjë eficent sektorin e organizimit të Partisë Demokratike sepse ajo që çalon më shumë në PD është mungesa e një sektori të fortë organizimi kapilar në gjithë Shqipërinë.

Oratorët opinionbërësit më së shumti janë antiBashë dhe përcjellin opnionet e frymën e Edi Ramës kundër Lulzim Bashës.

Është shpejtë për analizë, është shpejtë për vendime, por duhet ndryshuar shumëçka, duhet bërë pastrim i madh pasi në administratën e PD të gjithë sillen si ministra e Basha nuk sillet si kryeministër.

Pra kush e ndjen veten se nuk ka mëkatuar asnjëherë ndaj PD, ndaj demokratëve e ndaj qytetarëve shqiptarë gjatë ushtrimit të pushtetit, le të hedhë gurë mbi Bashën.

Dhe socialistët tellalle të sherrur të qeverisë ose tellallet argate nga analistë e opinionbërës, të shohin arat e livadhet e tyre dhe mos të shajnë Bashën që ti hyjnë në bythë Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat