Albin Kurti, Parlamentin Evropian- Komiteti për Marrëdhënie më jashtë, 29 prill 2021

Opinione

Albin Kurti, Parlamentin Evropian- Komiteti për Marrëdhënie më jashtë, 29 prill 2021

Nga: Hafiz Shala Më: 1 maj 2021 Në ora: 07:53
Hafiz Shala

E bëra këtë analogji, sado që ndoshta dikush nuk do të pajtohet, por, ngjashmëritë janë të afërta pasi, po përballemi më një Evropë e cila, fatkeqësisht, sado që po mundohemi të jemi të respektuar e të durueshëm ndaj sajë, ajo, për hir të mos unitetit të brendshëm, mentalitetit ende të pa shkëputur shekuj më parë, nuk po mund të gjejë konsensus, pasi, 5 shtete të sajë kryeneçe, ende nuk sillën konform shumicës së 22 shteteve tjera, për ta njohur Republikën e  Kosovës (Dardanisë), si shtet sovran e  të pavarur, edhe pas njohjes së më tepër së 100 shteteve apo, më tepër se gjysma e kombeve.

Në një distancë kohore prej 102 vitesh, po ti lexosh fjalimet e tyre, të asaj kohe edhe kërkesat, ankesat, të sotme, përsëri, pothuajse janë të ngjashme.

Trajtim jo të barabartë më shtetet dhe kombet tjera të Kontinentit të vjetër si ndër popujt më të vjetër.

Përsëri ndikimet e sferave të interesit të supërfuqive, përjashto Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shpëtimtare e kombit shqiptar, pastaj, çlirimtare në bashkë më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës( Dardanisë),  krenaria e kombit shqiptar, si gjithmonë, Serbia, i realizon apetitet e sajë gllabëruese e destabilizuese në Ballkan dhe në përgjithësi në  Evropë, si shkaktare e luftës së Parë dhe të dytë Botërore dhe, luftuat e fundit në ish Jugosllavi, Slloveni, Bosnje, Kroaci dhe Kosovë e më gjerë, më përkrahjen e dy shteteve të fuqishme, Rusinë dhe Kinën, armike të SHBA-ve dhe të Kosovës, duke i shfrytëzuar që të dyjat që përmes të drejtave të vetos në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara; ta pengojnë Kosovën( Dardaninë) në anëtarësimin si anëtare e OKB-së, më të drejta të barabarta.

Pastaj, radhitën edhe disa shtete tjera të Evropës, kryesisht ato të cilat, për hir të probleme të brendshme, dhe frika nga shkëputjet e pjesëve të tyre të cilat e kanë shpreh vullnetin dhe deshirën që përmes aktit të vetëvendosjes, të krijojnë shtetet e tyre të pavarura, e drejtë legjitime sipas Konventave Ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti, shkëlqeu më paraqitjen e tij

Kryeministri Albin Kurti bashk më dy zëvendës kryeministrat, e patën një paraqitje si asnjëherë ma parë si përfaqësues legjitim të zgjedhur më shumicë votash në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit, 2021 në Republikën e Kosovës( Dardanisë), duke ua dhanë këtij Komiteti, një pasqyrë reale të historikut, të gjendjes faktike dhe, kërkesat reale të qytetareve karshi kërkesave të popujve dhe kombeve evropiane- lëvizjen e lirë dhe lirimi nga getoja evropiane e shekullit 21.

Ishte, test i shkëlqyer dhe , vërtetë kënaqësi dhe krenari kur, një Kryeministër i zgjedhur pothuaj më plebishit nga populli, i parashtrojë kërkesat reale, ku, Kosova (Dardania), të trajtohet e barabartë si shtet sovran e i pavarur karshi Serbisë, sepse, nuk është çështje por subjekt  barabartë lidhur më dialogun i cili pritët që të rifillojë, më ndërmjetësimin e Evropës, në bashkëpunim të ngushtë më SHBA-t.

Dhe , jo marrëveshje në mes të dy qyteteve, Prishtinë- Beograd por, Kosovë( Dardani) - Serbi, që ka për qellim qysh në start të prejudikon statusin e pa barabartë.

Dhe , për herë të parë, Kryeministri Kurti, refuzojë dhe , nuk e pranojë agjendën e imponuar në mënyrë nënshtruese nga Serbia dhe e pa kundërshtuar nga Evropa, sepse, janë mësuar nga e kaluara ku, Vuqiqi, iu diktonte përfaqësuesve të Kosovës( Dardanisë) së, çka të flasin e çka mos të flasin.

Ta thonë vetëm atë siç janë marrë vesh skutave të qyteteve të Evropës jashtë dijenisë së organeve kompetente shtetërore dhe qytetarëve. Kjo praktikë, më 29 prill u ndërpre.

Opozita, siç e ka të drejtë ta kontrollojë dhe kritikojë Qeverinë, qoftë edhe kësaj here së bëri gabim që i “refuzojë” bisedimet, edhe pas sqarimit së, nuk ishte i konsultuar paraprakisht, mendojë së gabuan dhe , në këtë mënyrë, po i ndihmojnë më shumë Serbisë, duke i dhanë asaj “ argumente shtesë” së si Kosova( Dardania) po i” refuzon bisedimet për paqe e fqinjësi të mirë”.

Kryeministri Kurti, ua bëri të qartë kushtet e rifillimit të dialogut sepse, duke u lëshuar në iniciativa  e paraardhësve të tyre të rrezikshme rreth korrigjimit të kufijve që e joshën Serbinë, ngjashëm më pamfletin “ non paper” i cili, nuk është rastësisht i lansuar këtyre ditëve në prag të bisedimeve më të cilat pretendohet së kjo qeshtje, të përfundojë më një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me njohje reciproke e obligueshme.

Fatkeqësisht, paraardhësit e Kurtit, siç thotë populli, ia prenë vijat dallash dhe në një mënyrë, Serbinë e joshën më iniciativën e treshes, Vuqiq, Thaçi, Rama, që, edhe Serbia duhet të marrë diçka.

Dhe , siç e tha edhe Kurti në paraqitjen e tij së, Serbia, duke na akuzuar neve për një Shqipëri të Madhe, në të vërtetë, po punon për Serbinë e Madhe dhe atë, duke i tkurrë tokat shqiptare, ani pse, historikisht ajo është rritë dhe zgjeruar përmes trojeve shqiptare e cila, në 2/3 e territorit të sajë, gjendët mbi tokat e okupuar më dhunë e gjenocid, mu ashtu siç veproje edhe në luftën e fundit në vitin 1999 e cila, përpos dëbimit më dhunë të një milion shqiptarëve, ajo, planifikojë edhe zhdukjen fizike të pjesës tjetër të mbetur.

Pa u kthyer të pa gjeturit, pa kërkuar falje e distancim nga politika e Millosheviqit, anipse dukët e paarritshme më Vuiqin, ish ministër i asaj kohe, pasi, ky ka hyrë në obligim ndaj popullit serb dhe kriminelëve si Sheshel e Koshtunica, siç po deklarohet edhe vete që le të nënkuptohet së, Serbia, para vitit 2022, kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet në Serbi, nuk ka njohje ndaj Kosovës( Dardanisë).

E trimëruar nga Rusia e Kina, tani po e shantazhonë edhe Evropën por, jo edhe Amerikën.

Bisedimet duhet të përgatiten mirë, duke i analizuar marrëveshjet e deritanishme dhe duke e vënë theksin në mbrojtje të integritetit, tërësisë territoriale dhe rregullimit të brendshëm kushtetues.

Prandaj, reagimet të cilat po përmenden rreth një trupi ekspertesh që do të shërbejnë në përgatitjen dhe pjesëmarrjen, jo si të zgjedhur por si ekip ndihmëse profesionale, nuk  duhet kontestuar.

Mund të themi se Kryeministri, nuk u mbeti asgjë borxh duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet drejtuar atyre për kohën sa e kishte në dispozicion, por, që ky Komitet dhe Parlamenti Evropian e kanë një pasqyrë më të qartë rreth Kosovës( Dardanisë) si kurrë më parë.

Megjithatë, Evropa e dinë dhe duhet tua përkujtojmë së Shqipëria etnike ka ekzistuar dhe , ajo, është e ndarë padrejtësisht ( unë them qysh në vitin 1878 dhe më 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër), dhe dukët së është gabim termini, bashkimi më Shqipërinë i cili, nuk është temë e cila duhet të trajtohet në këto rrethana por, realisht duhet të thuhet, ribashkim sepse, kur thuhet bashkim, nënkupton së duhet të bashkohen dy shtete të cilat kurrë më parë nuk ishin bashkw.

Ribashkimi, kurrë nuk duhet hequr nga mendja, sepse, ai ishte amanet i gjeneratave që nga ndarja padrejtësisht e deri sot, por, që do të vijë kur të pjekën kushtet ose, nëse rrezikohemi si komb, nuk kemi alternativë tjetër.

Si shqiptar të Kosovës( Dardanisë), por edhe si shqiptar në përgjithësi, sikur shumë vlerësime tjera që po theksohen nga njerëz të politikës, diplomacisë dhe intelektual të kësaj lamie, vërtetë, vlerësohet së

Kryeministri, ishte fenomenal.

Këtë që po e deklarojë, mos të më merret si person që të më listojë si adhurues i ndonjë partie apo individi.

Si i pavarur, përkrahu çdonjërin i cili punon në interes të shtetit, popullit e kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat