Mandatet

Opinione

Mandatet

Nga: Arben Kurteshi Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:48
Arben Kurteshi

Udhëheqësit që nuk kanë mundur ti ndryshojnë rrethanat dhe kushtet gjatë mandatit të tyre të „fituar“ nuk mund ti ndryshojnë as në të ardhmen; sepse rrethanat dhe kushtet e një vendi nuk i kanë ndryshuar as në „tokën e fshehur“ , para e as gjatë mandatit të tyre; po ti kishin ndryshuar dhe zhvilluar rrethanat dhe kushtet në „tokat e tyre të fshehura“ pra në kokat e tyre, do të ishin shfaqur në vepra së paku kah fundi i mandatit të tyre.

Së pari, vet njeriu me mendimet e tij, është mjeshtri dhe krijuesi i karakterit të tij❗️

Njeriu është ashtu si mendon, dhe shuma totale e të gjitha mendimeve të tij, e përbën karakterin e tij

Karakteri i njeriut nuk është viktimë i ndikimeve të të tjerëve, por është rezultat i mendimeve totale, të vet atij njeriu, thotë James Alain

Po ashtu, me mendimet tona, ne i krijojmë edhe kushtet dhe rrethanat, dhe jo rrethanat neve!
Rrethanat janë vetëm reflektues pasqyrë e personit apo grupit të personave në fjalë ❗️ Nëse një ditë shikon rreth e rrotull, dhe thua këto janë kushtet dhe rrethanat ku jetojmë, nuk sheh asgjë tjetër, pos krijimet, punët dhe angazhimet, sakrificat e së kaluarës, të asaj shoqërie!?

Derisa ne mendojmë dhe besojmë, se kushtet dhe rrethanat nga jashtë, ndikojnë dhe dirigjojnë arritjet tona; atëherë ato kushte dhe rrethana nga jashtë, do të na shtynë si valët e detit, dhe do të dërgojnë pikërisht në atë drejtim që duan ato, dhe nuk do të ecim në atë drejtim të cakut, që ne e duam!?

I gjithë ndikimi dhe dirigjimi i rrethanave, dhe kushteve nga jashtë, ndërpritet në momentin kur ne fillojmë ti ndryshojmë ato!?
Në momentin kur ne realizojmë, besojmë se jemi mjeshtri, krijuesi dhe komandanti kryesorë i kushteve dhe rrethanave, në atë moment fillon dhe ndryshimi i kushteve dhe rrethananave!?

Në fakt, ne nuk mund ti ndryshojmë rrethanat direkt, dhe përnjëherë, por ne mund ti ndryshojmë dhe ti rikrijojmë e komandojmë në „kopshtin e fshehur“ në mendjen tonë, në trurin tonë, në brendësinë e kokës sonë, ku askush nuk mund ti sheh, se si duken kushtet dhe rrethanat; që ne i duam, përveç nesh, mu aty, ku fillon ndryshimi!?

Kur mendimet kalojnë në shprehi dhe veprimet janë në harmoni me cakun, është e pa mundur, të mos arrihet qëllimi!

Kush do të arrin pak, duhet pak të sakrifikojë.

Kush do të arrin shumë, duhet shumë të sakrifikojë.

Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses!

Nëse mendohet në qëllime të mëdha, presim arritje të mëdha“!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat