Tradita e partneritetit gjermano-kroato-shqiptar

Opinione

Tradita e partneritetit gjermano-kroato-shqiptar

Nga: Hisen Berisha Më: 11 maj 2021 Në ora: 13:13
Hisen Berisha

Kosova është ideali i angazhimit të shqiptarëve dhe produkt i gjeostrategjisë dhe gjeopolitikës amerikane për rajonin.

Në teoritë për rendin e ri botërorë, studiuesi dhe strategu me ndikimi S. Hadington, e pranon se ka rol kyç boshti politik – diplomatik dhe ushtarake Gjermani/Austri – Kroaci/Slloveni deh Shqipëri.  Meqë tani i kemi dy shtete shqiptare atëherë Kosovë/Shqipëri.

Ky bosht ka funksionuar edhe kur në regjion kanë sunduar dy ideologji që mund të konsiderohen fatkeqësitë më të mëdha botërore. Pra, edhe në kohen e Raihut nacist edhe në kohën e diktaturës komuniste.

Kosova, si identitet territorial, politik e shtetëror është konsekuence e garantuar nga vet SHBA si partner strategjik. Zhvillimi i gjithmbarshëm integron edhe raportet ndërshtetërore me partnerët tanë mbështetës në rajon.

Kjo nënkupton se çfarëdo vendimi që sjellë implikime politike dhe ushtarake në rajon, duhet ta ketë dhe konfirmimin dhe koordinimin me partnerin tonë permanent strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Në forcimin permanent të këtij partneriteti, obligohemi edhe më, nëse e shohim statusin e BE në rrethanat kur ka pësuar zhvillime turbulente si:

- “Brexit” nga Mbretëria e Bashkuar; 

- influencimi dhe ndikimi dominues rus përmes projektit të transportuesit të gazit ruso – gjerman, investimi imediat por i gabuar gjerman por strategjike rus; 

- lëvizjet e gabuara të Shqipërisë, Serbisë e vendeve të varfëra e jo stabile të Ballkanit si Bosnja, Mali i zi, Maqedonia veriore, ku abstenon vetëm Kosova, me “Minshengeni” Made in Vucic – Rama, si revanshizëm ndaj mbylljes së dyerve për integrim nga BE për këto shtet, dhe orientimi i politikave strategjike zhvillimore kah UNIONI EUROAZIATIK ruso-kinez; 

- qëndrimi refuzues ndaj dialogut që shkakton agoninë e mëtejme për Kosovën dhe zgjatje e fuqisë penguese të Serbisë ndaj Kosovës;

- kontestimi infantil politik dhe tendenca për të refuzuar zbatimin e marrëveshjes së zotimeve të Uashingtonit, e cila i jep Kosovës subjektivitetin ndërkombëtarë dhe abstrahon gabimet e bëra më nënshkrimet e pa mençura strategjikisht e politikisht në Vienë e Bruksel, si Asociacioni etj. 

- projektet investive në infrastrukturën rrugore siç është autoudha Bar – Boljare – Beograd që përshkon strategjikisht jo rastësisht, territoret që ende ruajnë identitetin autentik etnik shqiptarë, që u shpopulluan nga luftërat ballkanike kryesisht, e që sot ruajnë frymën e konfliktit në mes shqiptarëve etnik autokton dhe kolonëve serb pretendues të territoreve shqiptare, brenda malit të zi dhe jugut të Serbisë; 

- kësaj i rritët rrezikshmëria strategjike kur kihet parasysh se edhe brenda botes politike e akademike shqiptare ka ideator se, “Serbisë duhet krijuar dalje në dete, duke i krijuar korridor në veriun e Kosovës, në emër të gjoja bashkimit të Kosovës me Shqipërinë si projekt djallëzor i fshehur  pas togfjalëshit intrigues “bashkimi kombëtar”.

Këto e shumë lëvizje të gabuar të shqiptarëve në politikbërje, të pa koordinuar me SHBA, e bëjnë jetike forcimin e këtij boshti strategjik politik, diplomatik dhe ushtarak gjermano-kroato- shqiptar.

Historia jo e largët na dëshmon për këtë partneritet, me theks viteve 90 deri 99 kur ishim nën okupimin klasik të të njëjtit armik. Mençuri e Presidentit të atëhershëm Dr. Ibrahim Rugova sensibilizoj dhe fitoj përkrahjen e të gjitha kombeve liridashëse. Ishte Kroacia ajo që hapi dritaren e parë të informimit shqip pas territ informativ që u krijuar me mbylljen e mediave në fitin 1990, pas deklaratës së 2 Korrikut. 

Ishte streha dhe mundësia e përgatitjeve të para për krijimin e ushtrisë së Kosovës. 

Por, ishte dhe vendi ku ushtaraket shqiptarë nën flamurin kombëtarë luftuan krah popullit dhe ushtrisë kroate për lirinë e Kroacisë. 

Ndaj këto aleanca kanë shenjtërinë e gjakut që u derdh për liri.

Duhet së pari të bëhet e forcohet Kosova në Kosovë e pastaj Shqipëria në Shqipëri, si dhe të jenë faktorë me identitet territorial e politik e karakter shtet formues shqiptarët  në Sanxhak, Luginë, Malësi, Maqedoni e Çamëri që të mund të bëjmë hapin e madhe strategjik kombëtarë.

Partneritetet me popujt që gjenerojnë nga përkatësi etimogjeneologjike e njëjtë Ilire, janë edhe tradita të historisë sonë të luftës dhe shtetit. 

Nuk duhet harruar shtrirjen etnogjenetike ilire-arbërore dhe siç e ka vënë në pah presidentja kroate Kolinda Grabar, "gjaku ujë nuk bëhet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat