A është konfiskimi i pasurisë, arsyeja e sulmeve ndaj Donika Gërvallës?

Opinione

A është konfiskimi i pasurisë, arsyeja e sulmeve ndaj Donika Gërvallës?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 maj 2021 Në ora: 07:56
Donika Gërvalla

Po sulmohet nga elemente të SHIK-ut, Donika Gërvalla, vajza e heroit Jusuf Gërvalla. Aktualisht ministre e jashtme, Donika Gërvalla mbetet konsistente në qëndrimet dhe luftën e saj ndaj të keqes, ndaj fenomenit, pavarësisht se nga kush është bërë.

Kështu mendojnë mendjet e ndritura, njerëz intelektualë të rritur në një vend ku e keqja nuk ka emër, as gjini dhe as nacionalitet, ajo është e keqe dhe si e tillë duhet luftohet. Kushdo që ka bërë keq, le të merr përgjegjësitë e saja, kush nuk ka bërë keq s’ka pse të frikësohet dhe as të ndjehet keq. Të gjitha ata që po e sulmojnë Donikën, sidomos nga PDK –ja e që janë të  lidhur me elemente të SHIK-ut, duket se kanë shumë arsye për tu frikësuar nga drejtësia.

Donika Gërvalla është bërë cak i sulmeve nga PDK jo për Donikën si emër, por si Donikën për atë që përfaqëson ajo: pathyeshmërinë përballë të keqes. Duke përdorur UÇK-në si mburojë për gjithë zullumin e madh që i kanë shkaktuar popullit dhe qytetarëve të saj, ata janë të mjerë që përdorin simbolin e shenjtë të luftës çlirimtare për të mbuluar maskarallëqet e tyre, veprimet e tyre të ndyra.

PDK nuk ka problem me Donikën, hallin e ka me dokumentin që pritet të jetësohet për konfiskimin e pasurisë. Të mësuar me intriga, me dallavere dhe mashtrime, po tentojnë që të përdorin UÇK-në si lavatriçe për të pastruar mëkatet e tyre, por jo. Kushdo që ka vjedhur duhet ta kthejë atë pasuri tek qytetarët, të marrë dënimin e merituar. S’ka më hajni, me të cilën janë mësuar për 12 vjet në pushtet. Jo rastësisht është edhe kërkesa për shkarkimin e ministres Gërvalla, vetëm pse po ua shfaq hapur fytyrën e vërtetë të njerëzve të PDK-së.

Nuk është hera e parë që PDK përdor linçimet publike për këdo që nuk pajtohet me ta, për këdo që nuk mendon si ata, mungesë totale e demokracisë nga një parti që e mban veten për demokratike. Vetëm në PDK s’ka asgjë demokratike, së paku deri tani jo.

Pavarësisht orkestrimit të sulmeve, Donika Gërvalla nuk mposhtet dot, ajo ka sfiduar edhe shumë të tilla, duke filluar nga Isa Mustafa dhe për të vazhduar deri te PDK e sotme. Nga frika e Gjykatës Speciale për vrasjet e pasluftës e deri tek dokumenti për konfiskimin e pasurisë, këto janë  hallet e vërteta të PDK-së, me kohën që nuk është në favor të tyre dhe me të vërtetën e pashmangshme që do të dalë në pah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat