Kontratat e pabaza - anulohen

Opinione

Kontratat e pabaza - anulohen

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:02
Muhamet Kelmendi

Në kuadër të punës së Qeverisë, kuptohet nëse angazhohet për shërim të sistemit ekonomik, ka shumë veprime që duhet të kryhen për të mundur që ekonomia të shndërrohet në ekonomi zhvillimore dhe me karakter social për Kosovën.

Në kuadër të kësaj pune kontratat e shumëta të lidhura me kompanitë private duhet të rishikohen dhe të analizohen detajisht. Ku ka mundësi kërkohet të anulohen dhe kontratat e reja të lidhen mbi bazën ekonomike të karakterit dhe që ka domosdo karakter social.

Kontratat që nuk mund të anulohen, nuk kërkohet të anulohen, sepse në kuadër të procedurës para Gjykatës së Arbitrazhit dënimet janë të rënda dhe shteti humb shumë.

Ndërsa, kontratat e lidhura me firmat, si me kompaninë Devolli, HIB, Lesna, ETC etj., por ku ka shkelje të procedurës apo gjenden fakte domethënëse për lëshime qëllimore dhe të karakterit ekonomik, ato mund dhe të kërkohet të anulohen.

I takon organeve kompetente të rishikojnë kontratat, veprat antiligjore dhe këtej edhe të marrin masa konkrete të karakterit ekonomik dhe juridiko-penale.

Këtu ka zakoisht dy masa konkrete:

1. Masat ekonomike duke anuluar kontratat dhe

2. Masat juridiko-penale.

Me këto masa arrihen qëllimet konkrete dhe nuk duhet të shpëtohet këtu pa konfiskim të pasurisë dhe pa dënime penale nga gjykatat kompetente.

Pa këto masa nuk shërohet gjendja e tillë dhe ajo nuk e merr rrugën pozitive për Republikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat