Edhe Rroni po rruan vezë të kllokura

Opinione

Edhe Rroni po rruan vezë të kllokura

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 16 maj 2021 Në ora: 14:42
Rron Gjinovci

Nuk e kam qëllimin të merrem me përsonalitete, por një pjesë e madhe e tyre që i njeh populli i jonë, që marrin pjesë aktive në jetën publike, sikur edhe Rroni, lind një lloj dyshimi, se a mos ekziston një agjenci e fuqishme diplomatike e huaja, që i josh këta njerëz, ndoshta edhe i paguan për të nxitë reagime dhe protesta në Kosovë, të cilat nuk janë në dobi të këtij vendi.

Rronin e njohim si një aktivist i zellshëm, që shpeshherë e ngrit zërin aty ku kërkohet nevoja dhe e drejta e qytetarëve tonë, si një lëvizje e gjallë e rinisë dhe pjesëve tjera shoqërore, por Rroni, këtë herë sikur nuk deshi të ia qëlloi fare, në pjesëmarrjen e protestës që u zhvillua në kryeqytetin tonë, në përkrahje të Palestinës.

Përkrahja e palestinezëve është e drejtë dhe përkrahja e gjithë atyre popujve që vuajnë nga padrejtësia dhe dhuna, por skenat e protestave të tilla sikur kjo fundit, që u prinë edhe Rroni, e cila duhet të ishte në përkrahje të asnjërës palë, sepse në vendet e konflikteve, kemi të bëjmë me një luftë ndërnjerëzore, me ç’rast ka edhe fëmijë dhe dëmtime të dy palëve.

Padyshim se Kosova, përbëhët me shumicën absolute të popullit që i takon fesë islame, poashtu edhe Palestina, pothuaj se i takon të njëjtës fe, por populli shqiptarë asgjë të përbashkët nuk ka me popullin palestinez, por edhe as me popullin izraelit, mirëpo në rrethana historike shqiptarët e kanë pasë një histori të njëjtë të holokaustit me popullin hebre.

Nëse bazohemi në marrëdhëniet bilaterale të Kosovës, dhe këtyre dy vendeve, vetëm ai që nuk di të kuptojë, dhe nuk di kurgjë për politikat e vendit të vet, e kanë domethënjën e njejtë të atyre, që i organizojnë dhe mbajnë protesta të tilla dhe në përkrahje të palës e cila ka qenë dhe është gjithnjë në kundërshtim të shtetësisë së Kosovës, sikur që është edhe Palestina.

Nga ana tjetër duhet thënë se, koncepti i qëllimit të këtyre protestuesve dhe i Rrronit, siq e kuptojmë ne sot- është i pa qartë dhe i pa kuptimtë, i cili duhet përdorur me kujdes sa herë që i drejtohemi një stadi të tillë organizativ, në të cilin gjithçka është e dyshimtë, përveç domethënjës së dobisë në favor të huaj dhe Serbisë, dhe në dëm të shoqërisë tonë shqiptare.

Është shumë parimore dhe elementare, që populli shqiptarë të mos e humb kohën kot, duke u marrë tërë kohën mbi konceptet dhe mitet religjioze, përceptime që shkojnë përtej realitetit, ku njeriu e trajton ekzistencën e vet si të zotëruar dhe të udhëhequr nga religjioni dhe forca e mistershme e tij, duke e ditur se ekziston vetëm një Zot, për gjithë njerëzimin pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat