Shtetësia e pa përfunduar e Kosovës

Opinione

Shtetësia e pa përfunduar e Kosovës

Nga: Arbnor Sadiku Më: 17 maj 2021 Në ora: 14:46
Arbnor Sadiku

Para së gjithash, duhet cekur se negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës u zhvilluan në katër dimensione ato që literatura e kohës i njeh si niveli më i lartë, nën koordinimin e Kombeve të Bashkuara (OKB)-së, apo thënë më saktë Këshillit të Sigurimit, i cili kishte përcaktuar kornizën e përgjithshme të negocimit brenda Rezolutës 1244 (1999).

Dihet fare mirë, se pas kësaj administrata e OKB-ës do të përgatiste territorin e Kosovës për vetëqeverisje, pas një periudhe transitore, si dhe territori i tillë do të i kthehej juridiksionit të Beogradit, duke gëzuar një autonomi të gjerë. Sipas këndvështrimit të Beogradit, ky opsion kufizonte opsionet për statusin final të Kosovës.

Kurse, për çështjen e njëjtë kishim pikëvështrimin alternativ të bashkësisë ndërkombëtare,  thoshte se Rezoluta 1244 i referohej autonomisë brenda kontekstit të qeverisjes së përkohshme, e jo përfundimtare. Prandaj, negociatat rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës kishin opsion të hapur.

I dërguari i OKB-së e zgjodhi një rrugë të tretë. Ai u pajtua sipas Beogradit që parë  ti nisnin negociatat se bisedimet, së paku në fillim,  do të duhej zhvilloheshin me “qëndrimin neutral ndaj statusit”, me fjalë tjera do të kishte bisedime teknike para atyre politike, në zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë Serbi për statusin final. Në rast se nuk do të kishte ndonjë marrëveshje nga palët në mosmarrëveshje politike, i dërguari  i postatshim Ahtisari do të jepte rekomandimin e vet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për çështjen e statusit final të Kosovës.

Pra, substanca e asaj pakoje ishte e kufizuar me nivelin e dytë nga Grupi i Kontaktit. E kishte qartësuar se Kosova do të kishte ma shumë kompetenca sesa në vitet e para ndërhyrjes së NATO-së, apo vitit 1998. Mirëpo, çështja sesa kompetenca do merrte Kosova në këtë fazë, mbeti e hapur apo thënë ndryshe pa përgjigje konkrete nga bashkësia ndërkombëtare. Por, në vend të kësaj u caktuan disa kufij sikurse, mbrojtja e pakicave, kthimi i të shpërnguljeve, etj.

Në nivelin e tretë, negociatat e Vjenës, palët patën të drejtën për të ofruar zgjidhje mbi këta kufij, përderisa palët nuk ishin në gjendje të pajtoheshin për shumë aspekte, ndërmjetësit i mbushin hendeqet në mes të pozicioneve të palëve, me propozimet e tyre për kompromis, kjo kryesisht kishte të bënte me decentralizim trashëgimi kulturore dhe fetare, si dhe të drejta shtesë për minoritete.

Shtresa e katërt e negociatave kishte të bënte me ambientet lokale në Serbi dhe Kosovë. Çështja e Kosovës ishte e tillë që kompromiset për statusin do ishin shumë të kushtueshme politikisht për të ardhmen e saj. Në fakt, asnjëra palë,  as Kosova e as Serbia  nuk ishin në gjendje të bënin kompromise për atë çfarë ju kishte dhënë mandat populli, njërës palë për pavarësi, e tjetrës për kontestim të shtetësisë së Kosovës.

I. Propozimi gjithëpërfshirës i Pakos Ahtisari –

II. Në kontekstin që po flasim skenari më origjinal ndërkombëtar ishte ai të cilit janë përmbajtur shumica e vendeve të Grupit Kontaktit që kishin menduar se Serbia nuk do të pranonte propozimin për zgjidhjen e çështjes e cila do të përmbante pavarësinë e Kosovës, por, është menduar mbi baza iluzioniste se Serbia mund të bindej se mund të protestonte publikisht kundër pavarësisë së Kosovës, por që të pranonte në heshtje atë. Ky pranim i Kosovës si shtet mendohej se mund të arrihej me premtimin e pranimit të përshpejtuar të Serbisë në Bashkimin Evropian, dhe një pakoje të investimeve ekonomike, si dhe disa karotave të tjera diplomatike. Në këto rrethana, mendohej, se Rusia do të tregonte gatishmëri lidhur me lejimin e miratimit të Pakos Ahtisari nga Këshilli i Sigurimit, ngase kjo nuk do të mund të përkthehej si tradhti e aleatit kyç, Serbisë . Po të bindej Beogradi, apo thënë ndryshe Serbia, ekzistonte edhe një opsion i radhës për zgjidhjen e statusit final të Kosovës, pas bërjes publike të rekomandimit të dërguarit të posaçëm të OKB-së,  z. Ahtisari në favor të shtetësisë së mbikëqyrur të Kosovës. Pra, mbase mendohej se mund të kishim një propozim të dërguarit të posaçëm, ndaj Këshillit të Sigurimit, edhe Rusisë ku asaj i ofrohej opsioni gjithëpërfshirës i presidentit Ahtisari, por pa përcaktim të statusit final të Kosovës, kjo do ju lihej vet palëve në mosmarrëveshje, Kosovës dhe Serbisë, që në një fazë të mëvonshme të pranimit të shtetësisë nga qeveritë e dy vendeve, por, që Kosova do e shpallte shtetësinë e saj, misioni i UNMIK-ut lehtësisht mund të zëvendësohej me një mision të BE-së për një periudhë tranzitore,  si dhe Kosova do të obligohej të përfundoj decentralizimin e pushtetit, dhe mbrojtjen e pakicave në të ardhmen.

Kur propozimi i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, z. Ahtisari më në fund ishte bërë publik, ai pasqyronte shumë nga kompromiset substanciale si : Forcimi i karakterit multietnik të territorit të Kosovës, demokracinë, të drejtat e njeriut, etj.

Për të parë sesa i madh ishte kompromisi i Kosovës me pajtimin e Propozimit gjithëpërfshirës të Pakos Ahtisari, do ndalmi në paragrafin e parë ku Kosova përshkruhet si “shoqëri” e jo si shtet.

Në anën tjetër, pjesët e përgjithshme të Propozimit gjithëpërfshirës për Kosovën nga i dërguari i posaçëm i OKB-së, z. Ahtisari përfshijë pjesë të pushtetit publik që do të i kishte Kosova, e ato funksione ishin tipike për shtetet sikurse ta zëmë, “ të drejtën për negocimin e marrëveshjeve ndërkombëtare” apo të “drejtën e kërkimit për anëtarësim në  organizatat ndërkombëtare”, apo marrjen e përgjegjësisë mbi vete për “pronësinë” ajrore. Pra, sipas ekspertit të marrëdhënieve  ndërkombëtare z. Marc Weller elementet e dispozitave të përgjithshme të Propozimit gjithëpërfshirës të Pakos Ahtisari tashmë nuk ishin “neutrale ndaj statusit final të Kosovës”, apo kundër pavarësisë së saj, por, përkundrazi, ato përkrahnin pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Beogradi në fund nuk u pajtua me marrëveshjen gjithëpërfshirëse që do të shpinte Kosovën drejtë pavarësisë. Në këtë situatë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së e kishte të pamundur përkrahjen e opsionit të parë, apo thënë ndryshe përcjelljen e rekomandimit e të dërguarit të posaçëm  dhe të përkrahte pavarësinë e mbikëqyrur. Mirëpo, as opsioni i dytë në këtë periudhë nuk mund të gjente zbatim. Vota në favor të Propozimit gjithëpërfshirës, pa u deklaruar për statusin final të Kosovës, do të bllokohej në Këshillin e sigurimit të OKB-së nga Rusia sepse do të konsiderohej si pranim indirekt i pavarësisë së Kosovës.

Propozimi gjithëpërfshirës për Kosovën ia kishte dhënë Kosovës elementet bazike shtetërore, pa u marr me çështjen e statusit direkt. Mirëpo, kur e paraqiti propozimin e tij z. Ahtisari për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, ky plan kishte hasur në rezistencën e fortë të Serbisë dhe Rusisë më vonë në KS- OKB-së. Andaj, më vonë u nis një raund i ri negociatash me gjithë pa kënaqësinë e Kosovës, që kishte negociuar më parë në Vjenë, dhe duke e pritur Pakon Ahtisari si opsion i zgjidhjes finale të statusit të Kosovës.

II. Kosova midis autonomisë së zgjeruar dhe pavarësisë –

Përderisa në raundin e ri të bisedimeve Serbia ishte e gatshme të ofronte një autonomi të zgjeruar për Kosovën, kjo e fundit, pra Kosova ofronte për Serbinë traktat paqeje në modalitetet e bashkëpunimit ndërkombëtar.  Dështimi i bisedimeve të Ischingerit hapi shtegun për veprimin e njëanshëm të Kosovës, në koordinim me shtetet e BE-së si dhe SHBA-në dhe ca qeveri tjera. Ky veprim shkaktoi kundërmasat e Beogradit që ishin miratuar më përkrahjen e Rusisë sikurse miratimi i një asambleje të re serbe në Veri të Kosovës, dalë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe, jashtë kontrollit të Kosovës.

Kosova shpall pavarësinë e vet me datë 17 shkurt 2008, dhe meniher pas kësaj njihet nga disa shtetet tjera të pavarura ndër to edhe SHBA-ja, duke sqaruar se pse rasti i Kosovës nuk paraqet precedent ndërkombëtar për rastet e tjera. Në veçanti, potencohej periudha e admisntrimit ndërkombëtar mbi tetë vite e Kosovës, që e bën atë rast Unik në botë. Për më tepër, shpërbërja e ish-Jugosllavisë, dhe fakti se Serbia ishte entitet i vetëm që mbijetoi nga ajo strukturë e bënte të pamundur që Kosova të kthehej në statusin e autonomisë që kishte dikur brenda federatës Jugosllave. Kosova pra ishte rasti i parë i “vetëvendosjes zhdëmtuese” një e drejtë për vetëvendosje e shkaktuar në saje të dëmit të shkaktuar nga qeveria ndaj një grupi që shkakton shkëputjen. Dëmet mund të jenë shkeljet e të drejtave të njeriut, spastrimi etnik, përjashtimi nga vendimmarrja brenda hapësirës vepruese kompakte, si dhe shtetit qendror, fal represionit të vazhdueshëm dhe sistematik të Serbisë mbi Kosovën. Por, krejt në fund mund të konkludojm se Kosova ende ka rrugë të gjatë para saj, që nga shpallja e pavarësisë me 17 shkurt 2008, deri në anëtarsimin e plotë të  saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB),  meqë rast i nevojitet pëlqimi i Serbisë dhe Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për tu arritur kjo i duhet vazhdoj procesin e negociatave midis Kosovës dhe Serbisë,  nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat