Kur krimineli e futë në burg viktimën?!

Opinione

Kur krimineli e futë në burg viktimën?!

Nga: Adem Bytyçi Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:09
Adem Bytyçi

Z.Thaçi, një ushtark në luftën e Kosovës dhe Vuçiç, Ministër i informacionit në Qeverinë e Millosheviqit , kur popullata shqiptare në Kosovë masakrohej nga ushtria dhe policia e Serbisë së Millosheviqit, pas lufte këto dy personalitete vendosen kontakte të drejtëpërdrejta për të krijuar një paqe të qëndrushme në mes Kosovës dhe Serbisë, pas një lufte të përgjakshme në të cilën Kosava ishte viktima ndërsa Serbia Agresori.

Negociatatë në mes këtyre përsonalitetëve nga dy shtetet armiqësore njëra me tjetrën, vazhduan gjatë dhe në prani edhe të ndërkombëtarëve .

Ani pse Presidenti serb Alexander Vuqiq , duhej të shpallej kriminel lufte dhe denohej për krime lufte në Kosovë dhe Bosnje, sepse në kohë lufte kishte porosit ushtrinë serbe që të bënin masakra në popullësitë e të dyja vendeve Kosovë dhe në Bosnjë, për në Bosnje ekzistojnë ingjizime për mes së cilave Presidenti aktual i Serbisë fashiste Alexandër Vuçiç, porosiste ushtrinë serbe që të ekzekutonin 100 Boshnjak musliman për një serb të vrarë eventualisht nga ta.

Presidenti aktual serb Aleksander Vuçiç ,në njërin anë zhvillonte negociata me z.Thaçi, për të arritur një marrëveshje eventuale paqësore Kosovë-Serbi , në anë tjetër mohonte masakratë më makabre dhe krimet e luftës si dhe gjenocidin e ushtrisë së tij dhe të Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës.

Thaçi, edhe pse një luftetar lirie, i cili kishte luftuar për ta shpëtuar popullatën e tij në Kosovë ,nga zhbërja për shkak të gjenocidit të Ushtrisë se Millosheviqit dhe të Presidenti aktual të Serbisë ultranacionialistit Aleksandër Vuçiç, në vend që Aleksander Vuçiç ,të dënohej si kriminel luftë, në bashkëpunim me forcat retrograde nga segmentët e caktuara të drejtësisë ndërkombëtare për krime lufte , i'a arriti qëllimit që ta fuste në burg Hashim Thaçin dhe shokët e tij ,të cilët kishin bërë shumë për ta mbrojtur popullatën e Kosovës nga gjenocidi serb në luftën e vitëve 1998/99.

E tërë kjo konsiston me thënjen e Dimitrije Tucoviq, në Librin e tij "Serbia i Albanija" : "Serbia po bënë krime të tmerrshme dhe masakra në popullin shqiptar. Kurse nga ana tjetër, ajo për këto krime i akuzon shqiptarët .Pra , krimineli e akuzon viktimën e tij për krimin e vet që e bënë mbi të, me qëllim që para opinionit të Evropës ta shfajsojë vetën për veprën e tillë ..." (Akademik Mark Krasniqi )

Edhe me rastin e rifillimit të negociatave Kosovë - Serbi, Serbia do të vazhdojë zhvillimin e negociatave me palën e Kosovës, mbi të njëjtën platformë, të luaj rolin e viktimës edhe pse është në pozitën e Agresorit, me qëllim që të përfitojë sa më shumë në negociata në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë... nuk thuhej kot, se Serbia i ka humbur të gjitha luftëratë në terren, por fitorën e humbjëve të tilla i ka arritur në tryezën e negociatave...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat