Letër e hapur kryediplomatesë sonë!

Opinione

Letër e hapur kryediplomatesë sonë!

Shefqet Cakolli Nga Shefqet Cakolli Më 2 qershor 2021 Në ora: 13:54
Donika Gërvalla

E nderuara z. kryeministre dhe Ministre e Jashtme e Kosovë,z. Donika Gërvalla,

Çdo respekt për ju dhe familjen tuaj e në veqanti për babain tuaj, Jusuf Gërvalla!

Tani pse po ju shkruaj kamë një shkas, një sygjerim ose këshillë, si të doni merreni!

Ju jeni Ministre dhe kryediplomate e Kosovës, dhe do ju këshilloja që në politikën e jashtme, nuk ju duhet të merreni me UÇK-ën, as me korrupcion e drejtësi, sepse ato janë punët tona të mbrendëshme dhe janë dikasteret dhe ministrit e caktuara që merren me to!

Si kryediplomate me UÇK-ën, në politikat e jashtme nuk keni se çka të merreni, ju duhet të angazhoheni në rregullimin e diplomacisë sonë me diplomat të rangut ndërkombëtar, dhe duhet të mirreni me njohjet e shtetit tonë, me përpjekjen e kontaktin dhe bindjes së 5 shteteve të BE-ës, që nuk na kanë njohur deri më tani.

Duhet të angazhoheni për antarsime në organizatat botrore, ska rëndësi në cilat dhe cilat më parë aq më mirë për ne,  por që janë të rëndësishme për shtetin tonë.

Ju duhet ti vizitoni edhe shtetet muslimane që nuk na kanë njohur, dhe të angazhoheni që edhe ato të na njohin, sepse ato pak dijnë për ne, sepse janë të keqinformuara nga diplomacija serbe!

Që orjentimi juaj dhe i shtetit mos të ju jep shkas shteteve skeptike, që  nuk na kanë njohur e besa edhe ato që na kane njohur si p.sh. Franca, e Holanda,  dhe që mos të ju jepni asnjë arsye as armiqëve tanë, nesër me na majt për fjale, apo edhe me na keqëkuptu si po thua shpesh, se UÇK-ja, "paska qenë kriminale", kjo para ndërkombëtarëve fare nuk është diplomaci!

Që të mos krijoni rast me qenë objekt kritike edhe nga opozita e sotme, ka rrezik që nëse vazhdoni në këtë trend të merreni me UÇK-ën dhe "krimet e kryera" nga ajo, kanë me ju këthy edhe vet adhuruesit dhe partija e koalicionit, që një ditë të kritikoheni edhe nga ata!

Ju lutem fortë që të mos na zhgënjeshë, si kryediplomate dhe bija e një atdhetari të devotshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat