Edhe sa koncesione duhet t'i bëhen Serbisë, për ta pranuar Kosovën shtet?

Opinione

Edhe sa koncesione duhet t'i bëhen Serbisë, për ta pranuar Kosovën shtet?

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:06
Adem Bytyçi

1. Politika shqiptare hoqi dorë nga flamuri dhe himni kombëtar.

2 . Ua mohojë të drejtën shqiptarëve për bashkimin kombëtar.

3. Kishave dhe manastireve ortodokse serbe ua pranoj statusin e autonomisë teritoriale, duke ua garantuar paprekshmërin dhe mbrojtjen e tyre nga njësitë policore në krye të cilave thuhet se do të jetë një serb edhe pse këto institucione religjoze ortodokse serbe nuk rrezikohen nga askush në Kosovë.

Historikisht, këto kisha dhe manastire ortodokse serbe në Kosovë i kanë mbrojtur shqiptarët autokton, madje, madje ka të dhëna të dokumentuara kur shqiptarët roje të kishave dhe manastireve ortodokse serbe, i kanë zënë serbët duke i plaqkitur kishat serbe.

4. Pranoj që në tërë territorin e Kosovës të jetë gjuhë zyrtare, gjuha serbe dhe të përdoret alfabeti çirilik.

5. Pranoj që pakica serbe t'i ketë 10‐të vende të rezervuara në Parlamentin e Kosovës, gjthashtu të drejtën që t'i kenë edhe dy ministri.

6. Të drejtën e shkollimit të mesëm dhe atij superior në gjuhën serbe.

7. Edhe një seri të drejtash tjera, të cilat nuk i ka asnjë minoritet në asnjë shtet tjetër në Europë, sipas Kartës Europiane për të drejtatë dhe liritë e minoriteteve.

Të gjitha këto lëshime të dhimbshme, establishmenti politikë i Kosovës i'a bëri Serbisë edhe pa kërkuar fare falje Serbia për krimët makabre të luftës dhe gjenocidin kundër shqiptarëve, për dy arsye:

1. Për hirë të paqes dhe sigurisë në tërë Ballkanin dhe Europën juglindore dhe

2. Të shpresës që Kosova të pranohet shtet sovran dhe i pavarur edhe nga Serbia, me qëllim që të evitohet një luftë tragjike edhe më e tmerrshme se ajo e vitëve 1998/99, të cilën e fillojë Serbia në gjitha njësitë federale të ish Jugosllavisë, në emër të krijimit të Serbisë së madhe në tokat e popujve jo serb.

Edhe sa koncesione duhet bërë Serbisë, për të qenë Kosova shtet dhe Serbia ta pranojë si të tillë?!

Përgjigja në këtë pyetje do të ishte kjo: Serbisë i ka mbetur vetëm edhe një qëllim, të cilin me ndihmën e BE-së, po ëndrron për ta realizuar, në mënyrë që Kosovën ta shndërrojë në shtet inekzistent, përkatësisht shtet vetëm në letër, por jo edhe në realitet.

Ky është Asociacioni i komunave me shumicë serbe, t'pakicës serbe në Kosovë me kompetenca ekzekutive, i cili do të dallonte nga Republika serbe e Bosnjës vetëm sa i përket emrit, por jo edhe funksioneve shtetërore.

Tani, për të shpresuar se ndoshta Qeveria e Kosovës do ta pranojë një kërkesë të tillë të Serbisë, për serbët e Kosovës, Serbia, ka filluar të kërcënojë ndërprejen e negociatave me Kosovën deri në një vendim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat