Ratko Mladiqi është kriminel, jo hero!

Opinione

Ratko Mladiqi është kriminel, jo hero!

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 10 qershor 2021 Në ora: 07:36
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Kështu flet vepra e tij kriminale e gjenocidit serb të kryer në Srebrencië, më 11 korrik 1995, ku ai me ushtrinë e tij serbe  ekzekutoi mbi “8.000 mijë myslimanë boshnjakë civilë në prani të forcave paqëruajtëse të OKB-së. Kjo ishte prova më e dokumentueshme e Aktvendimit denoncues me burg të përjetshëm të gjeneralit Ratko Maldiq nga ana e Tribunalit të Hagës në Holandë, më 8 qershor 2021.

*** As në Bosnjë, as në Kroaci e as në Kosovë nuk ka pasur luftë civile ndëretnike (kjo është gënjeshtra më e madhe e politikës, e diplomacisë dhe e propagandës shtetërore-kishtare serbomadhe), por  vetëm masakra, deportime, dhunë, tortura, vrasje , plaçkë, shfrytëzim dhe krime të gjenocidit dhe të agresionit pushtues serb (1991-1999).

Dënim i merituar i gjenocidit serb në Srebrenicë, por shumë i vonuar !

Megjithatë, së fundi, më 8 qershor 2021, triumfoi e drejta dhe drejtësia mbi gjenocidin serb në Bosnjë, të mbështetur dhe të projektuar nga Serbia e Slobodan Milosheviqit për qëllime të interesave shtetomëdha dhe serbomëdha për rizgjerimin e kufijve territorialë dhe shtetërorë të Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (1844). Kjo platformë strategjike nacionale dhe shtetërore e Serbisë së Madhe ishte motivi dhe  shkaktari kryesor dhe i vetmi për kryerjen e tri agresioneve dhe gjenocideve të Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999), jo kurrfarë “lufte civile ndëretnike” as në Kroaci, as në Bosnjë e as në Kosovë. Kjo do të thotë se lufta, agresioni dhe gjenocidi serb në Bosnjë kishin karakter ndërkombëtar, ngase Serbia si shtet fqnijë ishte involvuar dhe ndërhyrë në të si politikisht, ashtu edhe ushtarakisht (me paramilitarë dhe me ushtarë, si dhe me arsenalin dhe me mjete tekniko-ushtarake të ish-armatës jugosllave).  Ndryshe, sikur edhe 1000  gjeneralë të tipit kriminel Ratko Mladiq, të ishin shpërfaqur në Bosnjë, nuk do t’ia kishin arritur që të kryejnë atë gjenocid dhe masakra masive ndaj myslimanëve boshnjakë, sikur të mos  i kishte ndihmuar drejtpërdrejt Serbia e Slobodan Milosheviqit, ashtu sikurse në Kroaci (1991-1995).

Nuk ka dyshim se dënimi me burg të përjetshëm  i kriminelit Ratko Mladiq, ishte  i drejtë dhe me “peshë historike”, si ka deklaruar edhe  presidenti i SHBA-së, Joe Biden!

Me gjithë reagimet negative të serbëve në Serbi, në Republikka srspka, në Ballkan, në Evropë, në Australi dhe në Amerikë etj., nën parullën : “Gjeneralle shta hoqesh vishe, polla Bosna çirilicem pishe”… dhe shumë parulla e konstatime të tjera nacionalshoviniste dhe, fashiste dhe raciste kundër  aktgjykimit të merituar të Tribunalit të Hagës, se gjenrali famëkeq serb ka kryer gjenocid ndaj myslimanëve boshnjakë në Bosnjë  (1991-1995), të cilin  serbët duhet ta kuptojnë drejt dhe  ta mësojnë   si “leksionin” e fundit të së drejtës dhe të drejtësisë ndërkombëtare, se as Evropa e as bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojnë më Serbinë, që të kryejë agresione dhe pushtime gjenocidale ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Ballkan, sikurse këtu e më se 143 vjet më parë  (1878-1999).

Tribunali i  Hagës së OKB-së, Ratko Mladiqin e dënoi si kriminel lufte, nuk e shpalli kurrfarë heroi, sepse krimineli nuk mund të jetë hero në asnjë vend të botës !

Prandaj, gjenerali Ratko Mladiq, i dënuar si kriminel i luftës gjenocidale serbe në Bosnjë (1991-1995), nuk mund të jetë “hero” i Serbisë, sepse me urdhrin dhe me ndihmën e tij ushtria e “Republikës serbe” ka vrarë, masakruar, deportuar, shpërngulur, shfarosur me qindra e mijëra myslimanë boshnjakë, siç dëshmon edhe industria më e madhe fashistoide  dhe gjenocidale gllabëruese serbe, që “bluajti” mbi “8.000” myslimanë civilë myslimanë në Srebrenicë, më 11 korrik 1995”

Edhe shteti, edhe masmediat, edhe Kisha Ortodkse Serbe, duhet të nxjerrin mësime nga  dënimi me burg  të përjetshëm i gjeneralit të tyre, Ratko Maldiq, se kanë perënduar ato kohëra të liga, kur serbët dhe Serbia kanë kryer masakra dhe gjenocide ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve, e askush nga Evropa dhe nga bashkësia ndërkombëtare nuk i kanë dënuar për krimet e tyre të gjenocidt qoftë Lidhja e Kombeve të Bashkuara (1919-1920), qoftë Kombet e Bashkuara (1945-2021).  Ky ishte shkaku dhe pasoja, që Serbia me Slobodan Milosheviqin në krye, me Ratko Mladiqin, me Vojisalv Sheshelin, me Radovan Karaxhiqin, me Arkanin…, me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Serbe të Beogradit, me ushtrinë serbojugosllave dhe me Kishën Ortodokse Serbe, përsëritën krimet dhe masakrat e gjenocidit serb ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë (1991-1999). Nryshe, sikur Evropa e civilizuar dhe fuqitë e mëdha botërore, ta kishin dënuar Serbinë për kolonializimin gjenocidal dhe për  agresionet pushtuese, sigurisht se, Serbia nuk do të kishte guxuar, që në dekadën e fudnme të shekullit XX, t’i kryente 3 agresione gjenocidale  ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999).          

Më 8 qershor të vitit 2021 në Hagë të Holandës, Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së për dënimin e krimeve të luftës në hapësirat e ish-RSFJ-së , shpalli vendimin e formës së prerë-burg të përjetshëm  gjeneralit vrastar serb Ratko Mladiq për shkak të kryerjes së krimeve të gjencidit të ushtrisë së “Republikës Serbe” ndaj qindra e mijëra myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë (mbi 8 mijë) dhe në hapësira të tjera të Bosnjës (1991-1995).

Nuk ka asnjë dilemë se, Vendimin e Tribunalit të Hagës për dënimin  me burg të përjteshëm të gjeneralit vrastar serb Ratko Mladiq e ka aprovuar dhe përshëndetur mbarë bota humane dhe  e qytetëruar, ndër të parët presidenti i Amerikës, Joe Biden, duke pohuar se “ Ky është një gjykim historik që tregon se ata që kryejnë krime  të tmerrshme do të japin llogari. Gjithashtu, ky  gjykim  përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar mizoritë e ardhshme, kudo që të ndodhin në botë.  Sot, mendimet e mia  janë me të gjitha familjet e mbijetuara të shumë viktimave të mizorive të Mlladiqit. Ne, kurrë nuk mund ta fshijmë tragjedinë e vdekjes së tyre, por shpresoj që gjykimi i sotëm, do të jetë një ngushëllim për të gjithë ata që janë të pikëlluar." (AFP,8.06.2021).

Krimineli Ratko Mladiq nuk mund të jetë hero nacional, por vetëm kriminel serb

Mbase ai së bashku me ushtrinë e tij kriminele të Republika srpska kanë qenë në funksion të realizimit të objektivave strategjike dhe gjeopolitike të Serbisë së Madhe. Kjo politikë, diplomaci dhe propagandë luftarake e Beogradit zrytar ka çuar në kryerjen e 3 gjenocideve serbe në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999).

Prandaj, serbët, duhet të pajtohen dhe ta kuptojnë drejt dënimin e përjteshëm të gjeneralit Ratko Mladiq, se është fajtor për krime gjenocidi ndaj myslimanëve boshnjakë (1991-1995) se  Amerika, as Evropa e as bota e qytetëruar, nuk do të lejojë serbët që të kryejnë masakra dhe krime gjenocidi ndaj popujve fqinjë siç janë kroatët, myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët në Ballkan.

Së fundi, mbetet të shpresojmë se, pas dënimit me burg të përjetshëm të kriminelit Ratko Mladiq, Serbia dhe serbomëdhenjtë racistë, fashistë, kolonë, grabitës dhe piromanë të Ballkanit, njëherë e përgjithmonë do të braktisin zejen e tyre të gjenocidit shekullor ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve.

Ndryshe, do të përgjigjen para bashkësisë ndërkombëtare  për veprat e tyre gjenocidale, ashtu sikurse Ratko Mladiqi, Radovan Karaxhiqi…etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat