Kosova duhet të armatoset

Opinione

Kosova duhet të armatoset

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:38
Skënder S.Kapiti

Tashmë Kosova është shtet i cili kërkon të antarësohet dhe në OKB , edhe në BE, por cila është arsyeja se perse Kosova nuk është akoma antare e NATO-s?! 

Nuk e di se përse shtetet antare të NATO- nuk e kanë antarësuar akoma Kosovën në NATO, pasi NATO dhe UÇK e cliruan Kosovën, dhe  NATO është në Kosovë prej 12 Qershorit 1999,pra prej 22 vitesh. Kjo do të thotë se de fakto Kosova është në NATO, dhe i takon NATO-s që ta armatosë ushtrinë e Kosovës me armatim të cilin e ka vetë ushtria e NATO-s. Pra, Kosova duhet të armatoset  p.sh. ashtu si  Kroacia, Greqia e Turqia. 

NATO duhet ta armatosë Kosovën për arsye se Kosova është nën kërcënimin e Serbisë e cila armatoset për ditë me armët më moderne nga Kina e sidomos nga Rusia. Armatosja e Kosovës është e domosdoshme pasi shqiptarët e Kosovës duhet që vetë ta mbrojnë Kosovën së pari, dhe mbështeja e garantimi i NATO-s për sovranitetin e  shtetit e Kosovës të kalojë në plan të dytë, ashtu sikurse edhe e kanë këtë  të gjitha shtetet, edhe ato antare të NATO-s.

Kosova duhet të armatoset pasi kjo do t’i tregonte aventurierëve shovinistë të Beogradit se në rast se atyre u gënjehet mendja për të pushtuar Kosovën, lufta tashmë nuk do të bëhet vetëm në Kosovë por edhe në Serbi, dhe nuk kërcënohet vetëm Kosova por një aventurë luftarake serbe do të jetë fatale  për vetë Serbinë, pasi sot nuk është koha e shekulljve të 19-të dhe as e 20-te , kur Serbia ishte e fortë ushtarakisht përballë shqiptarëve të paarmatosur; nuk jemi sot në kohët e shkuara kur Serbia kishte mbështeje Rusinë dhe gjithë Europën. Sot, Serbia është e dobët politikisht, demokratikisht dhe ka mbi supe krimet dhe genocidin që ka ushtruar mbi shqiptarët. Sot Kosova është shteti i dytë shqiptar, dhe një aventurë serbe kundër Kosovës, përkrah Kosovës do të jenë patjetër e para Shqipëria si dhe SHBA e NATO.

Por së pari janë shqiptarët  e Kosovës ata që do ta mbrojnë vetë Kosovën , dhe prandaj Kosova duhet të armatoset për t’u mbrojtur. Serbia e di shumë mirë se cfarë do të thotë të luftosh me shqiptarët e armatosur, sepse e panë serbët se kush janë shqiptarët edhe në perballjen e tyre me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ashtu sikurse kurrë Serbia nuk arriti që ta nënshtronte Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat