Mungon bashkëpunimi ndërkufitarë dhe binjakëzimi  me Preshevë e Kumanovë

Opinione

Mungon bashkëpunimi ndërkufitarë dhe binjakëzimi  me Preshevë e Kumanovë

Nga: Refik Hasani Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:42
Refik Hasani

Gjilanit si një trekëndësh kufitar është dashur të krijoj  lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele të barabarta institucionale me Komunat fqinjë kufitare. Prishtina po ashtu është dashur vendosur bashkëpunim ndërkufitarë me Medvegjën. Veprimet në nivelin Komunal midis organeve Lokale publike fqinje që i nënshtrohen sistemeve të ndryshme ligjore vendase për çështje të interesit të përbashkët, synimi është të identifikohen problemet e përbashkëta, çështjet dhe objektivat  që duhet formalizuar si pjesë e një marrëveshje e bashkëpunimit  duke lehtësuar dhe ndihmuar jetën veçmas fshatrave kufitare të dy anëve  të kufirit  pastaj edhe  duke u shkëmbyer me të dhëna zyrtare në mesë niveleve Komunale për t’u adresuar edhe në nivele qendrore të tyre.

Bashkëpunimi ndërkufitarë në mënyrë institucionale përmes projekteve të përbashkëta është më se i domosdoshëm pasi është në vendnumërim, pasi ndërvarësia gjeografike, mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike janë parametra që duhet bashkëpunuar në mesë Komunave kufitare.   Bashkëpunimi do të prodhonte efekte  që të binjakëzohen, vëllazërohen dhe miqësohen Komuna e Gjilanit me Komunën fqinje të Preshevës, Bujanocit, Kumanovës dhe Likovës.

Në mënyrë institucionale do të duhej të ketë takime të rregullta të bazuara në ligje, akte e udhëzime të praktikave më të favorshme. Që nga momenti i pikës së veçantë të rendit të punës që caktuar dhe është  themeluar  Komiteti për bashkëpunim ndërkufitar. Sot e asaj dite nuk kemi asnjë rezultat konkretë të këtij bashkëpunimi  reciproke të përhershme, afatgjata në mënyrë institucionale.

Ende nuk janë  caktuar dhe precizuar sferat e përgjegjësisë në mesë të Komunave të Gjilanit me Komunën e Preshevës dhe ate të Bujanocit. Ende nuk janë  caktuar dhe precizuar sferat e përgjegjësisë në mesë të Komunave të Gjilanit me Komunën e Kumanovë e Likovë.  Gjilani, duke ngecur në këtë bashkëpunim aq më larg janë Komuna e Kamenicës për bashkëpunim me Bujanocin dhe Medvegjën. Edhe Komuna e Vitisë   do të duhej krijuar frymën në një  bashkëpunim me Kumanovën e Likovën.  

Pse Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë figuron vetëm në letër, pasi me asgjë dhe me asnjë projekt serioz nuk është marrë dhe nuk ka qitë në dritë asgjë.  Nëse eventualisht ka ndonjë rezultat që ka bërë si   evidentim-adresim  të ndonjë çështje apo ka arritur në ndonjë konkluzion mua më vjen mirë, por kam drojë që asnjë çështje jo që s`ka arritur të gjejë zgjidhje po as të adresoj.

Gjilani nuk duhet të injoroj bashkëpunimin ndërkufitarë, askush s`ka të drejtë të thirret në këtë bashkëpunim, nuk mjaftohet vetëm në ndonjë konferencë shtypi sa për treguar në opinion që ekziston në letër bashkëpunim ndërkufitarë. Sa projekte janë realizuar që nga themelimi i këtij komiteti.

Për secilën Komunë cilat projekte, çfarë plane janë hartuar, sa fonde dhe në çfarë shume  për investime nga Këshilli i Europës dhe mekanizmave tjerë Europian jan thithur. Mos të flasim për programe e granate të IPA I  dhe IPA II. Në cilat projekte  është konkurruar dhe cilat janë përfitimet  dhe cilat janë në përfundim e sipër në interes të përbashkët të këtij trekëndëshi kufitarë.

Pse Gjilanit një legjislaturë i ka ikur duke mos arritur asgjë në bashkëpunim ndërkufitarë. Pse Prishtina, Gjilani, Kamenica e Vitia  ende nuk kanë vëllazërim, miqësim e binjakëzim  me  Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, Kumanovë e Likovë  apo ndonjë  bazë të krijuar në bashkëpunim ndërkufitarë  të filluar së ndërtuar në mënyrë institucionale. Pse Komiteti nuk ka arritur për një legjislaturë të tërë të krijoj efekte të mirëfillta më shumë për  bashkëpunim ndërkufitar, pse!. Cilat janë planet afat mesme, afat gjata  të këtij bashkëpunim me projekte e përfitime në interes publik të komunave fqinje kufitare. Të gjitha këto dhe shumë e shumë pyetje të tjera do të duhej dhënë përgjigje.

Autori ish-Këshilltar Komunal i Gjilani në legjislaturën 2009-2013, që dha propozimin për formimin e  Komitetit të përhershme për bashkëpunim ndërkufitar me Preshevë, Bujanoc, Kumanovë e Likovë, që është miratuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, më datën 27.06.2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat