VETTING-u është mjeti i vetëm që shëron sistemin

Opinione

VETTING-u është mjeti i vetëm që shëron sistemin

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:18
Muhamet Kelmendi

Sistemi i drejtësisë vepron në Kosovë si komplete. Nuk mundet që të kemi gjykime ligjore, nëse nuk ka fakte, të cilat prokurorët dhe mekanizmat tjerë hetues, nuk i sjellin në shqyrtim. Akuza mund të bëhen ndaj këtij ose atij gjyqëtari, prokurori, institucioni etj, por vetëm për vetëm nuk gjendet një që mbanë përgjegjësinë. Sistemi i drejtësisë si komplet funksionon vetëm me një veprimtari komplete shëruese në tërë sistemin.

E kjo realizohet vetëm me VETTING. Mirëpo, edhe këtu ka vështirësi. Vetë fakti se në Republike janë krijuar grupe të forta ekonomiko-financiare, kryesisht në sektorin privat të lidhur ngushtë me atë politik, është vështirë të luftohet krimi në mënyrë individuale. Lypset një fushate spastruese dhe e drejtë ndaj strukturave në sistem dhe këtej edhe ndaj grupëve të mëdha të interesit, që kanë lidhje të forta informale me politikën.

Shkarkimi i këtij a atij gjyqëtari, prokurori etj., në sistem të tillë, nuk e shëron sistemin. Këtu lypsen masa të gjera dhe të mbështetura në ligjë që e shëron sistemin si tërësi. Deri në atë kohë dhe veprim është e qartë se shumëçka mund të humbi. Do të humbin provat, dëshmitë dhe faktet që ngarkojne të dysharit dhe ata që punojnë në sistem.

Këtë e bëjnë vetë kompetentet. Po kështu do të kemi një çrregullim në konstatimin e prejardhjës së pasurie. Kalimet nga një subjekt në tjetrin dhe bartja e saj jashtë vendit veç është duke ndodhur. Nuk mund të mendohet se ata që kanë krijuar pasuri pas luftës mund të rrinë të qetë dhe mos të kamuflojnë pasurin e krijuar. E kjo realizohet me heqjen e titullarit të pasurisë në llogari të tjerëve. Copëtimi i titullarëve të pronës është forma më e mirë e të maskuarit të pasurisë së krijuar.

Në Kosovë ka shumë veprime që kryhen aktualisht e që janë antiligjore. Kjo është kryesisht në fushat e ndryshme ngarkuese dhe përgjegjëse. Sa më shumë që zgjatë ky dyshim pa masa juridike, përkatësisht pa nxerrjen e Ligjit te spastrimit të sistemit juridik, aq më shumë bëhet e vështirë spastrimi. Koha nuk punon për spastrim të sistemit, por për të dyshuarit brenda dhe jashtë sistemit. Çdo ditë e humbur pa masa juridike shëruese është dështim për sistem. Ligji mbi VETTING-u duhet të nxirret shpejt dhe urgjentisht të futet në zbatim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat