Ndihma e SHBA-ve e domosdoshme

Opinione

Ndihma e SHBA-ve e domosdoshme

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 4 korrik 2021 Në ora: 17:51
Muhamet Kelmendi

Ndërtimi i shtetit ligjor në Kosovë pa ndihmen dhe përkrahjen e SHBA-ve është e paarritshme. Të gëzon fakti i aksionit amerikanë në luftë kundër korrupcionit dhe krimit. Intervenimet, si në fushën financiare, ashtu edhe në kuadër të shtetit, ështe i domosdoshëm.

Për të arritur tek qëllimi i spastrimit të organeve të shtetit nga ana e elementeve të pandërgjegjshëm dhe korruptiv duhet një bashkëpunim i gjerë. Tashmë ka mjaftë elemente që provojnë dështimet në sistemin e planifikimit dhe të financimit. Ka raste të rënda në nivel qendror dhe në ato lokale që tregojnë për dështimet dhe keqpërdorimet e mëdha.

Kudo nga këto organe kemi njerëz që u pasuruan me të madhe dhe që tash janë pengesa kryesore në spastrimin e tërë sistemit politik dhe juridik në Kosovë. Kosova vuan për drejtësi ligjore dhe për politikan profesional dhe me moral të qartë dhe të dukshëm shtetëror. Edhe sektori privatë është mbushur me elemente korruptive dhe të dyshimtë që e kontrollojnë tërë ekonominë private dhe këtej kryejnë vepra të rënda penale. Duke u mbështetur në këtë del ndihma e SHBA-ve e mirëseardhur dhe shumë e nevojshme.

Natyrisht se priten intervenime të theksuar nga USAID në dy fushat. Me atë publike dhe edhe në atë private duke ndikuar në rregullimin e tregut në vend. Por, asgjë nuk ecë përpara, pa Ligjin e VETTINg-të. Me atë krijohet baza e intervenimit në drejtësi. E këtu është më se e domosdoshme ndihma e SHBA-ve. Kosova nuk ka kapacitete të fuqishme që vetëm për vetëm të fut në zbatim VETING-ne. Kjo jo pse nuk kemi kuadro, sepse ka mjaftë, por sepse konfliktet dhe fërkimet janë të ashpëra. Ndaj tyne ndihma e SHBA-ve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat