Letër të hapur, z. Mathew Palmer

Opinione

Letër të hapur, z. Mathew Palmer

Nga: Petrit Dibrani Më: 5 korrik 2021 Në ora: 21:57
Petrit Dibrani

I “nderuar”,

Deklarata e juaj se Republika e Kososvës, duhet të ketë argumente para se të parashtrojë padi për gjenocid ndaj Serbisë, nuk është aspak e matur.

Është e pamoralshme dhe shumë e dhimbshme, fillimisht karshi familjarëve të të vrarëve të fëmijëve të masakruar të shumë grave, vajzave  dhe madje edhe meshkujve të dhunuar!

Dhuna sistematike e ushtruar në mënyrë të organizuar, nga aparati kriminel, gjenocidial, barbar, fashist serb dhe në fund dëbimi i mbi një milion shqiptarëve autokton, nga trojet e tyre është e njohur nga e gjithë Bota mbarë.

T’ju kujtoj, pas luftës se dytë Botërore, s’ka pasur krime më çnjerëzore - mizore se sa gjenocidi i shkaktuar, nga ushtria dhe policia e rregullt e Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës, autokton në trojet e tyre.

Miqësi të përjetshme me Amerikën dhe aspak, respekt për cilindo individ, çoftë edhe zyrtarë për dyshimin mbi gjenocidin e shkaktuar mbi shqiptar gjatë luftës së fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat