Sistemi duhet të spastrohet

Opinione

Sistemi duhet të spastrohet

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 8 korrik 2021 Në ora: 17:58
Muhamet Kelmendi

Masat që po merren tash janë hap i mirë i punës kundër dukurive negative. Është një hap shumë i rëndësishëm në fushën juridike akuzat që kanë filluar të ngriten nga ana e prokurorisë kunder ish posteve të larta të pushtetit.

Akuza kundër Dhurata Hoxhes dhe ish figurave të larta në pushtet tregon se ka filluar një fazë e re e luftës kundër kriminalitetit. Megjithatë, është shumë herët të konkludohet se ka filluar pushteti juridik të funksionojë si duhet me ligj.

Është largë asaj që krimi të luftohet. Vetë në prokurori dhe në gjykata ka shumë kuadro që nuk mund të ushtrojnë detyrën e prokurorit a të gjyqëtarit. Kjo për faktin se deri më tash nuk kanë funksionuar dhe tash gjithashtu. Në këtë fushë duhet domosdo të futet në veprim Ligji mbi VETING. Kemi disproporcion midis të ardhurave legale dhe pasurisë që e kanë këta njerëz.

E këtej tregon se domosdo duhet kjo fush të spastrohet. Gjithashtu nuk është fare e vërtetë se krimi dhe korrupcioni në Kosovë është shkak i mos liberalizimit të vizave.

Natyrisht se kjo luftë vazhdon dhe duhet të eci përpara. Por, Kosova nuk është më keqë që Maqedonia e Veriut, Mali i Zi a Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Liberalizimi është mjet i presionit mbi Kosovën për të ecur në rrugën e kompromisin me shtetin kriminal serb.

Nga UE dhe shtetet e këtij unioni po përdoret si mjet liberalizimi. Këtu edhe thuhet se kemi krim dhe korrupcion të lartë. Ka por jo në ato përmasa saqë mos të liberalizohen vizat. Kosova duhet të eci në rrugën e luftimit të këtyre dukurive. E këtu lypset spastrim i madh në sistem. VETING është mjeti që e krynë këtë detyrë madhore në shtetin juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat