Lufta speciale!

Opinione

Lufta speciale!

Nga: Hafir Hoxha Më: 17 korrik 2021 Në ora: 08:59
Hafir Hoxha

Helmimet në Deçan sipas njohurive të miat që i kam nga shkollimet e mia ushtarake në Beograd dhe Sarajevë më bëjnë të dyshoj në vepër terroriste nga Serbia ku helmimi i ujit të pijshëm dhe helmimet tjera janë elemente të luftës speciale ku ne shpesh i kemi përjetuar ato akte  nga Serbia.

U kujtohet kur janë helmuar nxënësit dhe popullata por ne nuk kemi ekspert  në vende të duhura ku i njohin, i studiojnë ato raste, angazhohen për ti parandaluar këto raste, e kur ndodhin ti mbledhin  faktet, dëshmitë dhe analizat e sakta dhe të gjendet fajtori, autori i tyre.

Për fat të keq shumë  herë kanë shkaktuar për luftën speciale ku institucionet tona, liderët politik aspak nuk kanë njohuri e as interesim që ti mësojnë këto elemente të luftës speciale e aq me keq shpesh herë kemi lider politik ku për shkak mos dijes së tyre janë element dhe përçues të mrekullueshëm të luftës speviale për shkak pozitës dhe funksionin që kanë.

Efektet  negative në shoqërinë tonë janë shumë të mëdha  dhe armiku këtë e din dhe rregullisht i shfrytëzon mashat, njerëzit, shtetet tjera rrotull ku nga larg, nga drejtimet krejt te pa  pritura veprojnë dhe ndikojnë tek liderët tanë.

Ja disa elemente dhe mënyra të veprimit të luftës sociale të Serbisë kundër Kosovës dhe ju vet analizoni gjendjen aktuale politike, ekonomike , religjioze, kulturore etj ne vend dhe do ta kuptoni se ku kanë arrit me së shumti dhe mes cilëve njerëzve i kanë arritur synimet e tyre.

Lufta speciale përfshin një seri të propagandës së organizuar dhe të koordinuar të propagandës politike, diplomatike, ekonomike, psikologjike, veprimtari subversive të inteligjencës, terroriste dhe shpesh ushtarake, masave dhe procedurave të kryera bashkërisht nga një ose më shumë vende kundër një vendi ose grupi tjetër të vendeve, lëvizjet e pavarësisë me një pikëpamje për të ndikuar tek ata ose për të siguruar interesat e tyre politike, ekonomike, ushtarake dhe interesa të tjerë duke shkaktuar mosmarrëveshje, trazira, tensione ndëretnike dhe fetare në vendin e synuar, lëvizje midis fraksioneve individuale të kundërta, dhe kështu duke krijuar përfundimisht kushtet për ndërhyrje ushtarake.

Për zbatimin e tij, kryesisht përdoren shërbimet e inteligjencës, njësitë speciale të forcave të armatosura, emigracioni dhe aleatët brenda qëllimit të luftës speciale.

Gjatë luftës, elementët e luftës speciale u kryen nga Serbia në të gjithë spektrin e fushës së saj, fillimisht me synimin për të marrë informacion në lidhje me  UÇK-në dhe përgatitjet e popullit të Kosovës për vetëmbrojtje me një lufte të armatosur, në mënyrë që të zbulojnë dhe nxjerrin në pah pikat e dobëta të kundërshtarit dhe të zvogëlojnë pasojat e gabimeve të tyre në zhvillimin e luftës së  armatosur !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat