120 ditët e Qeverisë Kurti

Opinione

120 ditët e Qeverisë Kurti

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 23 korrik 2021 Në ora: 09:04
Muhamet Kelmendi

Qeveria Kurti 2 ka 120 ditë që është në pushtet. Brenda kësaj kohe ka treguar përformancë pozitive dhe edhe anët jo pozitive, na përkujtonë të kaluarën e Kosovës.

Anët pozitive mund të përmblidhen në disa inicitiva që i ka marr kjo qeveri në fushën e sistemit të drejtësisë dhe në disa çështje jo themelore, por që gjithashtu kanë rëndësi për vendin. Parapërgatitjet për nxerrjen e Ligjit të VETTING-të janë të rëndësisë së veçantë.

VETTING-u është treguar i suksesshëm në shumë vende. Ai po aplikohet edhe në Shqipëri. Është mirë që po përkatitet edhe në Kosovë. Kemi vendime tjera që janë të poleve të kundërta, përkatësisht cilësohen të mira dhe të dëmshme. Këtu duhet përmendur çështjen e pensioneve dhe të sigurimeve sociale. Një punë e mirë është edhe çështja e luftës kundër informalitetit dhe të mbrojtjes në punë. Edhe pse ende të pa rregulluara juridikisht.

Në raportet me jashtë përshkruhen dy gjendje. 1. Dialogu me shtetin serb dhe 2. Qëndrimet e quditshme të Ministres Gërvalla në takimet ndërkombëtare.

E para përshkruhet e dyanshme: E suksesshme dhe e dëmshme! Përveç deklaratës për siguri, paqe dhe mossulmim, që është një çështje e NATOS, çështjet tjera janë mirë të formuluara nga ana e Kryeministrit. Por, kërkohet që kudo të dalë e para qëndrimi për njohje reciproke e shteteve sovrane. Kjo duhet të parapri ne dialog me shtetin kriminal serb.

Ministrja Gërvalla është treguar e njëanshme dhe anti UÇK-së. Deklaratat e saj janë antishtetërore dhe nuk i ndihmojnë çështjes sonë. Edhe Kryeministri edhe Ministrja duhet të ikin nga mësimet për demokraci dhe për UE janë të vegjël për ideologe.

Anët negative të kësaj qeverie mbështetn në disa çështje:

1. Pagesa e mbi 11 milionëve për rrymën në veri, 2. Dhënja e tenderit pa konkurencë një firmeje për 5 eurot. 3. Shkarkimet e pakontrolluara dhe të pa- përcaktuara të bordeve që buxhetit do t’i kushtojnë shumë, 4. Ngecja me punë në Kuvend. De-fakto është shëndrruar Kuvendi në Kuvend shkarkues. Mungonë puna në ligje dhe në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe 5. Mos analiza e duhur e raporteve në dialig me shtetin serb në Kuvend dhe jashtë.

Shikuar këtej kemi një Qeveri ende jo të stabilizuar dhe që kërkon krehje të saj.

Qeveria Kurti 2 kërkohet të analizojë punën e Ministrisë së jashtme, të Infrastrukturës dhe të Planifikimit hapësinor, të Bujqësisë e disa ministri tjera. Këtu kemi dështime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat