Demokraci e tepruar!

Opinione

Demokraci e tepruar!

Nga: Petrit Dibrani Më: 30 korrik 2021 Në ora: 23:27
Petrit Dibrani

Fatkeqësisht, femrat shqiptare po ngarendin me serbë në Serbi për t’u martuar!

Dikush mund të thotë është zgjedhje apo vendim personal i secilit individ.

Mund të thuhet.

Ndoshta edhe kushtet e vështira ekonomike, janë shtytje për femrat shqiptare!

Pse martesa me serbë në Serbi?

S’ka meshkuj shqiptar?!

S’janë të denjë, meshkujt shqiptarë për martesa, apo për të krijuar familje?!

Çfarë po ndodhë, pse e gjithë kjo ngarendje pas serbëve në Serbi, pse??…..

Ndoshta, s’duhet ndonjë analizë e thellë për të faktuar arsyet!

Pse, numri i martesave të femrave shqiptare me serbë është në rritje?

Janë femrat shqiptare të paarsimuara, s’janë të vetëdijshme për veprimet e tyre, apo s’kanë zgjedhje tjetër që s’mund të arsyetohet se ka mjaft, meshkuj shqiptarë!?

A po përsëritet historia, apo tani me një formë të “moderuar” dhe po realizohet edhe plani, qëllimi i kahmotshëm i Serbisë?

Nga vitet e 70-ta, janë dërguar në Serbi fëmijët e braktisur shqiptarë të Kosovës dhe po ata të njëjtit, kanë qenë pjesëmarrës në luftën e fundit për shfarosjen e shqiptarëve.

Pse u dashka të përzihet raca shqiptare, apo është e përzier dhe tani vetëm sa po ripërzihet dhe madje edhe me krenari, duke krijuar familje në Serbi.

Eh, armiku më i madh i shqiptarëve, janë vet shqiptarët - Konica.

Me krenari, madje edhe para kamerave e thonë të mjerat, femrat shqiptare: jemi shumë mirë, kuptohemi, kemi kushte të mira jetese, etj. etj. .

Eu të mjerë shqiptarë sa shpejtë, harroni!

Kur do e kuptoni se Serbia është po ajo e viteve të 90-ta.

Mos e harroni Serbinë e këtyre kryekriminelëve, dekada me radhë!

Plan programet për shfarosjen e shqiptarëve të Pashiqit, krajl Nikolla - Qubrilloviqit - Andriqit - Rankoviqit - Mugosha - Tempo - Joviqit - Trajkoviqit - Milosheviqit dhe tani Vuçiqit.

Çdoherë, kur e kaluara harrohet, ajo përsëritet.

Ndër ne shqiptarët, ajo është përsëritur disa herë!

E di se për ju të mjerë, s’është aspak çudi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat