FSK duhet të armatoset

Opinione

FSK duhet të armatoset

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:14
Muhamet Kelmendi

Tashmë është e pabesueshme se si po zhvaten mjetet e taksapagueseve nga ana e të punësuareve në çdo sektor. Është shumë rëndë kur shihet se si mjetet, edhe ashtu të pakta për FSK-në, po keqpërdoren.

Madje edhe me racione të ushqimit ditor në FSK.

Mjetet që po ndahen nga buxheti i Kosovës nuk po i mbulojnë nevojat e FSK-së për të ndërtuar një sistem të aftë mbrojtës. Për atë qëllim kërkohen mjete të ndryshme, qoftë tokësore e qoftë ajërore, në mënyrë që FSK të kryejnë detyrën. Armiqët po furnizohen me armë. Serbia nuk armatoset për sorra dhe pëllumba.

Armatosja e Serbisë bëhet kryesisht për të ripushtuar me armë Kosovën. Kundër këtyre pretendimeve serbe kërkohet që FSK të jetë në lartësinë e detyrës luftarake.

Sa është në gjendje FSK të mbrojë Kosovën? Me armët që i ka FSK-ja nuk mendohet se mundet të mbrohet Kosova nga sulmet e jashtme!

Pra, çfarë duhet bërë? FSK-ja kërkon mjete luftarake të domosdoshme për detyrën mbrojtëse. Asaj i duhen mjetet kundër aviacionit serb, altilerise dhe mjeteve të blinduara serbe. E nëse vidhet edhe ushqim! Pse duhet bërë shpenzime mbi 2 milion Euro për ushqim?

Nuk e mendojnë ata njerëz detyrën që ka FSK dhe pozitën e Kosovës? Çfarë mund të blehet me 2 a 3 milion euro? Rreziku është i lartë. Këtë duhet ta dijë Ministri dhe Qeveria.

Këtu duhet intervenim dhe masa konkrete. Çdo keqëperdorim në FSK duhet të dënohet rëndë e më rëndë.

Armët nuk sigurohen lehtë. Këtë e kemi parë në luftën e UCK-së. Sa njerëz kanë rënë për armë? A nuk e kujtojnë këtë kompetentet në FSK dhe në ministrinë e Mbrojtjes! Tash është koha për veprim. Koha nuk pretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat