Si të veprohet për t'i eliminuar partitë e vogla nga skena politike e Kosovës?

Opinione

Si të veprohet për t'i eliminuar partitë e vogla nga skena politike e Kosovës?

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 gusht 2021 Në ora: 15:39
Adem Bytyçi

Edhe ashtu numri i partive politike në Kosovë,  është shumë i madh krahasuar me numrin e qytetarëve dhe nevojat e vendit për veprimtarinë e një numri kaq të madh të partive politike...

Sipas të dhënave të deritanishme, referuar veprimtarisë së partive politike, është konstatuar se partitë e vogla më shumë kanë shkaktuar probleme në skenën politike, se sa i kanë sjellë dobi vendit në zhvillimin e proceseve demokratike dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin!

Shpeshherë deputetët e këtyre partive janë shitur te partitë e mëdha për t'i mbajtur në pushtet edhe kur ato ka qenë dasht të largohen nga pushteti për shkak të qeverisjes së keqe të vendit.

Me rastin e mocionit në parlament për rrëzimin e qeverive për shkak të skandaleve të shumta, deputetët e partive të vogla shumë lehtë janë manipuluar nga partitë në qeverisje të vendit për të mos siguruar numrin e votave të mjaftueshme për rrëzimin e qeverisjes së tyre!

Edhe pas dorëheqjes së pa revokueshme të kryeministrave, partitë e vogla kanë filluar malverzimet e tyre për t'iu bashkangjitur ndonjë partie më të madhe për të siguruar mbijetesën e panevojshme të tyre në skenën politike dhe për të shkaktuar disbalancim në mesin e forcave tjera politike me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve qoftë të rregullta, qoftë të jashtëzakonshme...

Sipas të gjitha analizave, evitimi i ekzistencës së partive të vogla në skenën politike të vendit është i domosdoshëm dhe shumë më i dobishëm për mbarëvajtjen e proceseve politike në vend!

Një qëllim i tillë mund të arrihet me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi zgjedhjet duke ngritur pragun zgjedhor dhe duke krijuar premisa tjera ligjore për shuarjen e partive të vogla si të panevojshme për interesat e vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat