Përparimi e nxit xhelozinë!

Opinione

Përparimi e nxit xhelozinë!

Nga: Kimete Berisha Më: 19 gusht 2021 Në ora: 12:10
Kimete Berisha

1. Një mashkull, duke u munduar ta shpjegoj seriozitetin e xhelozisë së tij, ka pas thënë:

'Unë jam xheloz, edhe babën e kam pas xheloz', demek KUJDES, se ne e kemi trashëgim xhelozinë dhe e përcjellim brez pas brezi!

Bukuria fizike e nxit xhelozinë.

Dija e nxit xhelozinë.

Vetëbesimi e nxit xhelozinë.

Kurse, krenaria dhe mendjemadhësia jote e rrisin urrejtjen e të tjerëve për TY!

Ndodh ta shkatërrojnë jetën me intriga e me rrena veç pse dukesh bukur apo pse të rri fustani bukur.

Motivet për të ta shkatërruar jetën mund të jenë kaq të papërfillshme, kaq të vogla, sa që kurrë nuk të shkon në mendje se po e motivon dikë për të ta nxirë jetën, me një orë dore (që nuk e vë për ta matur kohën, por për ta matur kurumin), apo me një buzëqeshje të këndshme!

Gjithmonë më mirë kalojnë në jetë ata dhe ato që e ulin kokën dhe nuk e nxisin xhelozinë.

Përparim Rama duket se e tërheq xhelozinë e burrave, derisa t'ia shohin flokët që i qeth si ushtar, nuk ngihen.

Ju kujtohet filmi 'Malena', sesi e përndijekin gratë ordinere, e urrejnë dhe e xhelozojnë, pa ju bë gjë të keqe, veç pse duket elegante dhe bukur.

Përndjekja i ndodh derisa ajo (Monica Bellucci) i bie në fije, zbret prej shtikllave, shoqërohet me to dhe bën sikur është si ato!

Problemi është se për t'u përshtatur duhet të zbresësh nivelin, duke u nisur nga gramatika.

Për të të kuptuar populli, duhet të flasësh në gjuhë popullore.

Prandaj, përpara ka qenë në modë të kuptohesh sa më pak nga lexuesi, sepse elita dhe e mira, e ditura dhe e mbërrira është me pakicë!

Pra, kush është lexuar 'me shumicë' është konsideruar shkrimtar zbavitës, bestseller...

Letërsi artistike është konsideruar ajo që nuk kuptohet dhe nuk ndjehet nga shumica.

Me këtë rast edhe ka lindur ajo pyetja e famshme: 'A thu' çka ka dashur të thotë shkrimtari'!

Shumica duket më e mençur se pakica e ditur, sepse:

E jeton jetën-nuk e lexon.

E ndjen dashurinë-nuk e shkruan.

E konsumon mërzinë-nuk e përjetëson në libër!

Pra, duhet të zbresësh nivelin që të barazohesh!

Sepse gjithmonë bëhet sipas atij që di më pak.

Ai që di - i përshtatet atij që nuk di;

Ai që është i qetë i përshtatet atij që është i shqetësuar;

Ai që është i mençur ia lëshon rrugën budallait.

Tamam sikur në shoqëri kur jemi, ai që çohet i pari, vendos për të gjithë, e prish nejën.

Gjithmonë bëhet sipas atij që thotë JO.

As në autobus nuk ta lëshon vendin kush nëse bie në sy, përveç nëse personi pretendon me të 'zënë'!

Pra, më mirë kapërcen ai që nuk bie në sy, sepse i kryen të gjitha punët e veta e s'e sheh kush.

2. Kam filluar të ndryshoj mendimin për Uran Ismajlin.

Sa herë e kam parë në rrugë, e kam vërejtur se duke ecur e shikon qiellin dhe nuk rrëzohet.

Më pëlqen që po bun nëpër shpija.

Është fushatë nostalgjike kjo, e një tradite që po shuhet.

Se jashtë politikës, me t'ardh dikush me bujt, ta shkatërron jetën, një muaj s'vjen n'vete.

Veç edhe shurupi i trëndafilit i mungon për t'u përkryer nostalgjia.

P.S. Përparim Rama e nxit xhelozinë.

Uran Ismajli e zgjon nostalgjinë.

Arben Vitia e nxit frikën!

Vëmendje: Ndoshta hiç nuk kështu siç po them unë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat