Antivlerat...!

Opinione

Antivlerat...!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 20 gusht 2021 Në ora: 08:32
Skënder Mulliqi

Askush nuk pret që varfëria të shkulet më rrënjë brenda natës, por edhe askush nuk ka pritur se do të kemi kaq dallime sociale. Një kategori e njerëzve të politikës dhe të biznesit, janë pasuruar brenda natës, duke i dhënë fotografi të keqe Kosovës. Këta janë bërë fotografia e lansimit të rrenave dhe manipulimeve të cilat tashmë janë bërë të gërditshme, bashkë më mediet e tyre. Dallimi i jetës së tyre në krahasim më kategorinë shumicë, është si nata më ditën. Njerëzit të cilët nuk kanë askënd në medie, apo kanë shumë pak, e të cilët shkruajnë, edukojnë dhe mësojnë nxënësit dhe studentët, botojnë libra, krijojnë, nuk duken askund, se nuk munden, apo thënë më mirë nuk po i lejojnë në pushtet dhe në opozitë.

Nuk janë të inkuadruar në sisteme, ku po dominojnë më shumë antivlerat se sa vlerat. Kur kemi sisteme pa etikë, sigurisht së vlerat nuk vijnë në shprehje! Që të kemi sisteme me vlera të mirëfillta, duhet të kemi krejt rregulla tjera, dijeni, drejtësi, moralitet , mirësi...Sigurisht se kjo kategori njerëzore e duan pa hile atdheun dhe kombin e vet. Shumë thjeshtë është të jesh egoist, primitiv, i pa skrupull, shkurt njeri retrogradë. Kjo natyrisht së tingëllon paradoksale, por është shumë e vërtetë së në Kosovë kemi një gjendje të tillë, ku po dominojnë antivlerat! Popullit i janë bërë ndërskamca shumë të këqija për gjatë këtyre viteve nga oligarkët politiko-financiar.

Gati në tërësi i kanë përjashtuar nga sistemi shoqëror dhe politik. Të lihen njerëzit tanë të vuajnë, kësaj i thonë pafytyrësi e llojit të vet. A ka kuptim që në shekullin 21 njeriu i ndershëm i Kosovës, të mundohet në mënyrë titanike për ta siguruar bukën e gojës , e mos të flasim për gjerat tjera ekzistenciale?! Mjaft është bërë me politika jo funksionale. Të rrezikuarit dhe të varfëritë e Kosovës, deri më zgjedhjet e fundit nacionale kanë mbetur pa ata që i përfaqësojnë të drejtat e tyre politike dhe institucionale ! Pushteti i ri nuk guxon të largohet nga realizimi I interesave të popullit, për çka edhe e ka marrë besimin. Kur po afrohet muaji shtator, kur edhe fillon procesi mësimor, shumë prindër nuk i kanë kushtet që fëmijët e tyre të shkollohen. Madje, ka njerëz të cilët rrëfejnë se janë duke jetuar shumë keq dhe as që i kanë mundësitë që fëmijëve të tyre, tua plotësojnë kushtet më elementare të shkollimit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat