Bashkimi Evropian, në raport me shqiptarët, ajo e para dy shekujve

Opinione

Bashkimi Evropian, në raport me shqiptarët, ajo e para dy shekujve

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 27 gusht 2021 Në ora: 07:20
Gani I. Mehmeti

Sipas zëdhënësit të BE, lidhur me deklaratën e tij rreth Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, është kryekëput proserb edhe Stano edhe deklarata e tij. Dhe, nëse ky paraqet  dhe përfaqëson Bashkimin Evropian, kjo shihet se BE-ja e sotme është ajo Europa e shekullit XIX, kundër shqiptare.

Stano, si zëdhënës i BE, ka mbështetur plotësisht deklaratën e kryetarit të Serbisë, çka vërtetohet se BE qenka në një vijë me Vuçiqin. E, duke qenë në vi me Vuçiqin, del se është plotësisht në përkrahje të Serbisë e kundër Republikës së Kosovës. Kjo është një matematikë shumë e thjeshtë për ta kuptuar.

Ne shqiptarët kemi histori të hidhur me Europën, e cila na ka ndarë e copëtuar që nga shekulli XIX, kur kongres pas kongresi na copëtoi, dhe, po të mos ishte edhe aso kohe Amerika, nuk do të kishte fare një shtet të vogël me emrin SHQIPËRI.

Deri sa, Peter Stane është zëdhënës i BE, dhe ai ndërhyn në punën e gjyqësorit në Kosovë, lirisht mund të themi se BE po punon me dy kute. Kjo sepse, sa shqiptarëve ua ka pasivizuar adresat e mohuar vendbanimin në Serbi, dhe kurrë nuk është dëgjuar asnjë fjalë, asnjë reagim... Ndërsa, për një dënim me vend me të drejtë të  Ivan Todosijeviqit, ky zëdhënës ndërhyn, pse nuk qenka formuar një gjykatë serbe për të mos e dënuar Todosijeviqin! çfarë anomalie kjo!!! Serbia është me plot gjykata të ndryshme, por ajo nuk ka dënuar  kriminelët serbë të luftës në Kosovë që vranë, prenë, shkatërruan e vodhën pasurinë shqiptarëve në Kosovë. Kështu edhe tani, ata nuk do ta dënonin Todosijeviqin, përkundrazi, do ta shpallin hero, pse ka mohuart Masakrën e Reçakut, duke e quajtur trillim, kur e tërë bota e ka parë dhe ka dëgjuar këtë.

Si qenka e mundur BE të ketë besim në gjykatat e përbërë me serbë e jo në  gjykatat me shqiptarë në Kosovë? Vallë, me këtë, a nuk po e përkrah krimin BE-ja?

Europa ka qenë kundër shqiptarëve që prej Traktatit të Shën Stefanit, më 3 mars 1878, me Kongresin e Berlinit, me Kongresin e Londrës në vitet 1912 e 1913, pastaj pas Luftës së Dytë Botërore, ka qenë kundër shqiptarëve.

Europa nuk deshi të ketë fare Shqipëri më 1913 në Kongresin e Londrës po të mos ndërhynte kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vilsoni. Deshën ta copëtojnë, duke thënë se nuk ka shqiptarë!

Kjo sikur po përsëritet edhe tani.  Për këtë shkak Europa shpiku dialogun me Serbinë pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që gradualisht ta zhbëjë atë me ndërhyrjen dhe kërkesën e Serbisë.

Si të mos bindemi në këtë, kur gjithherë, për gjithçka, përkrahin serbët në Kosovë dhe Serbinë në kërkesat e saja, ndërsa në asnjë rast nuk janë përkrahur shqiptarët ku do që jetojnë, e, as në Serbi! Përse kjo ndodh kështu?

Ka dhjetë vite nga fillimi i bisedave “teknike” Kosovë – Serbi dhe asnjë rezultat për Kosovën, ndërsa për Serbinë po. Sikur të donte Europa (BE), këto bisedime do duhej harruar tani, duke u vënë gjithçka në vendin vet.

Qëllimisht i stërzgjatë bisedimet BE-ja, në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë. Gjithçka e propozuar nga Serbia, BE e ka pranuar. Kohët e fundit u heshtën nga BE-ja kërkesat e Kryeministrit Kurti!

Ka përplot nënshkrime të marrëveshjeve mes Kosovës e Serbuisë që Serbia nuk i ka zbatuar – në asnjërën prej tyre nuk ka reaguar zëdhënësi i BE-së. Të besohet tani se Europa e ka seriozisht të vijë deri tek marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë? Jo!

Nuk ka zhvillim të dialogut dhe përfundim të tyre duke u mbajtur një herë në një apo dy muaj! Kjo është vetëm një lojë, kësaj i thonë ngrihe e mos e këput!

Përse BE nuk e quan Kosovën me emrin e saj Republika e Kosovës, nuk ka guxim nga Serbia, pse ndaj saj krijon  favore...

Prandaj, shpresa mbetet tek SHBA, pa të cilat, shihet se Europa nuk mundet ta qesë asnjë hap!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat