Deri kur kështu politikanët tanë!?

Opinione

Deri kur kështu politikanët tanë!?

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:15
Adem Bytyçi

Virusi Covid-19, i është rikthyer veprimtarisë së tij vdekjeprurëse në vendin tonë.

Numri i vdekjeve për një milon banorë thuhet se është më i larti në rajon dhe Europë.

Tani, në dallim nga periudha e kaluar virusi Covid -19, është bërë shumë më agresiv dhe mizor, sepse po merr jetën edhe individëve të moshave të reja, nuk po kursen as jetë fëmijësh.

Nuk mund të themi se popullata jonë është e kujdesshëm dhe aq e vetëdijshme për t’i respektuar masat mbrojtëse nga kjo e keqe.

Shumë pak individ mbajnë distancën sociale dhe bartin maskat mbrojtëse.

Procesi i vaksinimit është prolonguar jo vetëm me faj të ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë, por edhe të qytetarëve.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, duke rënë viktimë e dezinformatave të individëve qëllim këqinjë dhe të papërgjegjshëm kanë refuzuar të vasinohen, duke mos kuptuar se, e vetmja mbrojtje nga infektimi me Covid - 19, është marrja e vaksinës.

Situatën e bënë edhe më të ashpër dhe më të pakuptimtë raporti i politikanëve tanë ndaj pandemisë Covid- 19 dhe trajtave të tij.

Përderisa në shtetet tjera forcat politike opozitë-pozitë janë të bashkuara në luftën kundër kësaj të keqe të përbashkët e cila po merr pa mëshirë jetë njerëzish, në vendin tonë në vend që forcatë politike të jenë bashkë në luftë kundër kësaj të keqe e cila po rrëmben në mënyrën më të pamëshirshme jetën e qytetarëve tanë të të gjitha moshave, kërcënojnë për dorëheqje, e cila në situatën aktuale po të ndodhte kjo vetëm sa do t'i jepte hapësirë dhe mundësi që virusi Covid-19- të ,dhe trajtat e tij t'i sulmonin edhe më ashpër qytetarët tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat