Skënder Mulliqi të emërohet ambasador në Tiranë

Opinione

Skënder Mulliqi të emërohet ambasador në Tiranë

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 31 gusht 2021 Në ora: 14:14
Skënder Mulliqi

Të ndryshosh, apo të fundosesh! Kjo është dilema hamletiane për gjithë ata që kanë parasysh aktualitetin, gjendjen e tanishme dhe që kanë vizionin strategjik për të ardhmen.”Shpëtimi qëndron në ndryshimet”.

Reformimi në thelb i është dedikuar të ardhmes dhe duke kërkuar zgjidhje. Rreformat hapin horizonte, bëjnë shtytje, përgjigje ndaj sfidave, provokojnë guximin për ecje në horizonte të reja, e me këtë arrihet duke ofruar rreth vetes kapacitetet më vitale dhe kreative, që përkatësia partiake të mos anashkaloj profesionalizmin dhe ekspertizën.

Ajo që është treguar si domosdoshmëri, për të cilën edhe janë marrë hapat, është reforma në diplomaci, ngase pasojat në ngecjet, skandalet që kishin ndodhur, mosorganizimit, emërtimet dhe gradimet politike të trupit diplomatik ishin me pasoja tepër të mëdha.

Ka qenë një absurd në vete se diplomatët që dërgoheshin në Tiranë, sikur Tirana kishte status tjetër, jo se të gjithë ishin të denjë për ambasador. Sikur harrohej, se dhe në Tiranë është një kor diplomatik. Jo vetëm për pasqyrën e shtetit, po dhe interesave ekonomike dhe politike. Kështu, vetëm profesionistët me dinjitet dhe të pëkushtuar të bëhen pjesë e korpusit diplomatik .

Dhe tani nuk është rastësi pse intelektuali dhe analisti politik, z.Skënder Mulliqi të jetë propozuar për Ambasador në Tiranë.

z.Skënder Mulliqi është njohës i mirë i rrethanave politike, i cili kishte tërhequr vëmendjen opinionit publik, në Kosovë por dhe mbarë shqiptar, me analizat gjithnjë të argumentuara dhe të sakta e qëllim mira.

Strategjia e diplomacisë nuk kufizohet vetëm me mardhëniet me shtete tjera, por edhe në krijimin e një pasqyre të mirë dhe pozitive të shtetit dhe vlerave të tij. Andaj kërkohet një numër shumë i madh i kuadrove të shkolluar dhe të ngritur, ashtu që shteti mund të paraqitet në mënyrën më të mirë, gjë për të cilën po këmbëngul Qeveria e Kosovës dhe vetë ministrja Donika Gërvalla Shëarz. Diplomacia e Kosovës patjetër duhët të krijoj një fotografi dhe tabllo të re për shtetin dhe vlerat e vendit.

Ministrja znj.Donika Gërvalla besohet se do ketë në konsideratë dhe të marrë vendimin e duhur, duke emëruar z.Skënder Mulliqi, ambasador të Republikës së Kosovës në Tiranë.

z.Skënder Mulliqi si ambasador, pa asnjë dyshim, do të jepte kontributin e tij konstruktiv dhe të fuqishëm, duke pasur parasysh backgraundin në ekspertizën dhe kulturën që mban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat