Kali shqiptar i Trojës

Opinione

Kali shqiptar i Trojës

Nga: Daut Kelmendi Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:27
Edi Rama

Para disa dite në post skriptum në një shkrim për Piromanin ( zjarrvënësin ) e gushtit në mes shqiptarëve i shkrova edhe disa fjalë për gazetarucin me facë debilli i qujtur Mero Baze. Ky farë gazetaruci prapë qenka lajmëruar me një shkrim të porositur nga piktori, mentori i tij Edi Rama. Titulli i këtij farë gazetaruci me facë debilli eshtë:

“ Mos e humbasni shansin të njihni Albin Kurtin e vërtetë ”

farë debilli qysh në fillim të gjithë ambasadorët e deritashëm të Kosovës në Shqipëri i quan jo intelektual jo profesional dhe të pa dijshëm. Duke iu referuar ambasadorit të ardhshëm të Kosovës në Shqipëri, dorën në zemër ne ende nuk e dimë se kush do te jetë, ky e quan debill e banal. Sipas këtij gazetaruci, ky ambasador si propagandistë banal është urrejtës i qeverisë së Tiranës. Me duhet të i them këtij debilli se nuk ka shqiptarë jashtë Shqipërisë që e urren qeverinë e Tiranës, ka shumë shqiptarë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe në viset tjera si në Maqedoni ( përjashto multimilionerin Ali Ahmeti i cili u përjashtuar nga UÇK-ja e Kosovës pak para përfundimit të luftës) si në Luginën e Preshevës si dhe në mbarë botën të cilët nuk pajtohen me politikën antikosovare dhe antikombëtare të Edi Rames. Këtë nuk po e themi vetëm në ne Kosovë por të gjithë intelektualet shqiptarë kudo që janë. debill vazhdon të fundoset edhe më shumë duke thënë urrejtja e tij është e vetmja arsye përse është përzgjedhur si ambasador dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën i vlen Albin Kurtit. debill pa tri kokrra mend në kokë, ambasadorin e ardhshëm të Kosovës pa e ditur ende se kush është e quan një idiot , zhargon të cilin e përdor mentori i tij Edi Rama për diskreditimin e kundërshtarëve të tij politik, por edhe ata qëe i kundërshtojnë politikat e tij puro antikombëtare.

Ky gazetaruc me facë debilli vazhdon më tutje duke thënë: Përveç mjerimit intelektual dhe primitivizmitverbal, opinion këtu e ka më të lehtë të zbulojë një urrejtës që ndryshe nga Albin Kurti , ky nuk ka turp të thotë atë që e mendon Albin Kurti me zë të lartë. Albin Kurti si një intelektual “ par exelance ” nuk ka ngurruar ta thotë atë që mendon i pëlqej ajo dikujt apo jo, ne mënyrë të hapur dhe konkrete pa pasur nevojë që me gojën e dikujt tjetër te shpreh mendimin e vetë. Këtu duhet të thuhet haptas ashtu si e kanë thënë edhe një numër i madh i intelektualëve shqiptarë si në Shqipëri, Kosovë por edhe në diasporë se politikën të cilën është duke e udhëhequr Edi Rama është absolutisht e dëmshme për kombin Shqiptarë dhe si e tillë në aspektin afatgjatë i sjellë dëme tëpa riparueshme si Kosovës ashtu edhe Shqipërisë.

Te parëve tanë gati një shekull e gjysmë të gjitha vuajtjet, vrasjet dhe dëbimet nga trojet e veta dhe gjenocidi u kanë ardhur nga Serbët. Gjyshërit tanë kanë luftuar e me gjak e kanë lare këtë tokë që na të jemi zot në trojet e tona shekullore, kurse sot Edi Rama me politikat e tije makabre po e benë hisedare por edhe pronarë Serbinë ne krye me antishqiptarin e përbetuar Aleksandar Vuçiq.

po e citojë një demograf i quajtur A. Hagjitanoviq dhe përshkrues te përbërjes së popullsisë në qytetet Nish, Prokuplje, Bllacë dhe Kurshumli në vitin 1877 dhe 1878, por ajo që është këtu me interes të theksohet se ky deklaron se kur kishte kaluar nëpër viset e çliruara ( okupuara ) nga ushtria serbe nga Nishi deri ne Prepellac ( Merdare) kishte parë në te dy anët e rrugës por edhe në thellësi grumbuj shqiptarësh të vrarë, shumica të therur me bajonetë. Në vazhdim po e ceku këtu vetëm një fjali të autorit serbe Dimitrije Tucoviq nga libri tij “Serbia dhe Shqipëria”, në të cilin si officer në ushtrinë serbe i përshkruan masakrat serbe ndaj popullit shqiptarë, në vitin 1912 ku thotë: “shtëpitë e shqiptarëve ishin shndërruar në KREMATORIUME ku digjeshin të gjallë burra, gra e fëmijë. I vetmi mëkat i tyre ishte se ishin shqiptarë. Të njëjtën gjë serbet e bënë edhe në vitin 1998 1999 duke vra me mijëra shqiptar e duke dhunuar me mija gra e duke dëbuar një milion shqiptarë nga Kosova. Këtë do ta bënin prapë po të iu jepej rasti, sepse urrejtja e tyre ndaj shqiptareve është e njëjte si në vitin 1877, 1878, si në vitin 1912, ashtu edhe ne vitin 1998, 1999. Urrejtja e njëjtë është edhe sot në vitin 2021. Në një sondazh që ishte bërë vitin e kaluar në Serbi, në pyetjen se kënd e urreni më së shumti , 91% ISHIN PERGJEGJUR SE I URREJNË SHQIPËTARET, KURSE NË VENDIN E DYTË ISHIN KROATËT.

Duke i ditur të gjitha këto që u cekën më lartë , e të kërkosh nga Albin Kurti qe ti harrojë e të përkrahë vëllazërim bashkimin e Edi Ramës me Serbinë e Aleksandar Vuqiqit, më së paku që mund të thuhet është turp para historisë por edhe shkelje mbi gjakun e qindra mija shqiptarëve që i vranë stërgjyshërit, gjyshërit, babai dhe vetë Aleksander Vuqiqi.

Edi Rama deklaron se nuk shkon krejt vajë me Kosovën. Si mundë të shkojë vajë me Kosovën, kur ti me të gjitha veprimet e gjertanishme, që nga çelësi i Tiranes, takimin e fshefëtë me serbët e rusët në Nish, e deri te mini Shengenat e Ballkan openat, je përqafu e ke bashkëpunua me kasapin e shqiptarëve kundër interesit kombëtarë e në interes të Serbisë.

Në një udhëzim intern të hartuar nga SANU ( Akademia Serbe e Shkencave)thuhet: “një luftë e re me shqiptarët do ta vente ne pyetje ekzistencën e vetë popullit serbë, dhe ne duhet te orientohemi në metoda më perfide me anë të ekonomisë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosove në mënyrë që të i lidhim për ekonominë tonë dhe kështu t`i shndërrojme në KOLONI “. Produktet tona në këto tregje duhet te jenë më te lira për së paku 20 deri 30 % se sa që janë në Serbi. Këtë dallim në çmim, shteti duhet të iu kompensojë të gjitha ndërmarrjeve që eksportojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë mënyrë ne do ta shkatërrojmë për një kohë të shkurtër prodhimtarinë në këto vende dhe do ti bëjmë tërësisht të varura nga ne.

Si po duket Serbia e gjeti“ KALIN e TROJES “ në Edi Ramën, dhe nëse shkon krejt si është përpiluar ky udhëzim, atëherë ditë të ZEZA e presin kombin shqiptarë.

Kali i Trojës deklaronte se Kosova ka hyrë në një cikël shumë të rrezikshëm. Në cikël shumë të rrezikshëm ke hy ti, duke ia hapur portën Serbisë që në shtëpinë tënde të bëhet hisedarë e që besa edhe pronare nëse ti vazhdon me këtë politikë të favorizimit të Serbisë në dëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë.

Me politikën që ti po vazhdon, duke iu bashkangjitur Serbisë në mohimin e krimeve dhe gjenocidit ne Kosovë, ti po bëhesh bashkëpjesëmarrës në këto mohime.

Kali i Trojës deklaron: “ Me politikat e saj Kosova po i bën nervoz partnerët ndërkombëtarë “. Ky me siguri si partner ndërkombëtarë e llogarit Serbinë dhe Rusinë. Ti or kokëkrisur po i përkrah këta partner ndërkombëtarë duke i poshtëruar shqiptarët kudo që janë.

Unë po të them, por edhe shumë intelektual të tjerë të orientuar drejt kombëtarisht se kungull nuk do të shkoj edhe shumë mbi ujë. Do të dalin të gjitha ato ndyrësira tua mafioze të inçizuara dhe të faktuara që ti I ke bërë me Serbinë dhe Rusinë prapa shpinës së partnerëve tanë strategjik e në rend te pare të SHBA-ve. Populli thotë: “ Kadal beg se ka hendek”. Kurt të fundosesh me siguri do të dalin në ndihmë ata që të fundosen, e do ta bëjnë një vend afër Rrahman Morinës sepse në tokat shqiptare nuk do te ketë vend për ty.

Se sa e don dhe respekton kali Trojës Kosovën u pa më së miri me rastin e paraqitjes se Presidentes së Kosovës Dr. vjosa Osmanit në kuvendin e Shqipërisë. Kali i Trojës e injoroi ekspozenë e Presidentes së Kosovës dhe fare nuk mori pjesë në seancën e Kuvendit. Po te ishte Vuqiq ne vend te presidentes Vjosa Osmani do të aplaudonte deri sa ti lodheshin duart e do t`i përulej deri në tokë. Pra ky është Edi Rama fatkeqësisht kryeministër i Shqipërisë por edhe fatkeqësi për gjithë kombin shqiptarë.

Edi Rama në mënyrë që mos të ekspozohet vetë, i gjen disa gazetaruca si ky farë Mero Baze me facë debili të cilët i paguan sa të duan me lekë të taksapaguesve shqiptarë,në mënyre që ti diskreditojnë të gjithë ata qëi kundërvihen, e në veçanti udhëheqësit e Kosovës. Ky fare gazetaruci e përfundon shkrimin e porositur nga kalii Trojës me fjalët: “kjo është e vetmja mënyrë të njihni Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin në raport me Shqipërinë”, natyrisht në versionin më primitivët mundshëm. Versioni më i poshtër dhe tradhtarë e primitivë ësht kali Trojës që të pagoi lekë ti sulmoshë personat më të dinjitetshëm, patriotë e faqebardhë të kombit shqiptarë në ditët e sotme. Do të ishte më e drejtë që kali i Trojës të i thotë vetë këto qe i ke shkarravitur ti e jo ta gjuaje gurin e ta mshefësh dorën.

Këtu më duhet të them se Akademia e Shkencave të Kosovës ka ra ne gjumë të thellë, dhe nuk deklarohet për të gjithë të zezat që po i përgatitën këtij populli me përkrahjen që po ia bën kryeministri i Shqipërisë Serbisë gjenocidale. Sa i përket Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ajo është inegezistente sepse e ka suspenduar kali I Trojës.

duhet medoemos të përfundojë këtë opinion timin me fjalët dhe mendimin jo vetëm timin, por edhe të shumicës së popullit të Kosovës por edhe te gjithë patriotëve shqiptarë se jemi me fatë që në këto momente të vështira për Kosovën dhe popullin shqiptarë kemi në krye te shtetit Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. Kjo është dhuratë nga zoti në momentet e vështira nëpër të cilën po kalon populli shqiptarë, ku armiqtë tanë shekullorë që na vranë , masakruan e benë gjenocid në ne, po gjejnë mbështetës dhe bashkëmendimtarë në mesin tone. Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit iu kisha thënë: nëse vazhdoni kështu si keni filluar, atëherë në historinë tonë kombëtare emrat e juaj do të shkruhen me germa të arta. Ky është moment të jesh apo mos te jesh apo si thonë amerikanet “to be or not to be”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat