Serbia dhe Perëndimi

Opinione

Serbia dhe Perëndimi

Nga: Daut Kelmendi Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:35
Ilustrim

Lidhjet kishtare serbo-ruso janë shumë të hershme. Serbët siç dihet janë dyndur në Ballkan diku prej shekullit te V-të deri në shekullin e VII-të. Serbët nëpër stepat ruse si qoban kanë quar jetë të vështirë, duke luftuar me arinjë dhe ujqë për të mbrojtur kopenë.

Lidhjet serbo-ruse historikisht nuk ishin vetëm fetare por kanë qenë gjithashtu politike dhe shtetrore. Qëllimi i këtyre lidhjeve shtetrore ka qenë që të gjithë prijësit serb dhe trashëgimtarët e tyre duhet të jenë të lidhur me nënën Rusi.

Ne do të shohim më poshtë se ata të cilët kanë tentuar që Serbinë ta kthejnë kah perendimi, janë eleminuar fizikisht duke i vrarë. Aleksandar Obrenoviq që ishte ,mbret i Serbisë prej 1889-1903, kishte filluar ta kthente Serbinë kah perëndimi dhe lidhjet me Rusinë gjatë asaj kohe ishin minimizuar. Qarqet kishtare që ishin të lidhura dhe të varura nga kisha pravosllave ruse, ishin kunder lidhjeve që mbreti i tyre kishte krijuar me perëndimin dhe në rradhë rë parë me Austro-Hungarinë. Kjo lidhje ne një mënyrë i dëmtonte interasat Ruse në Ballkan. Meqë kisha pravosllave serbe ishte nën ndikim total te kishës pravosllave ruse dhe shtetit Rus i cili edhe e financonte, kjo ishte edhe për faktin se kisha pravosllave serbe ende nuk ishte pranuar si autoqefale (e pavarur)

Kishës pravosllave serbe iu pranua autoqefalia në vitin 1922 duke i paguar 1.5 milion franga zvicrane patrikut të Konstantinopojës (Stambollit) Melenie IV (shënim i Fahri Xharrës).

Ky orientim kah perëndimiiI mbretit A. Obrenoviq, i shtyu qarqet kishtare ruse por edhe ato shtetërore të fillojnë përgaditjet për eleminimin e tij! Ata qysh më parë e kishin formuar një organizatë terroriste që quhej “crna ruka” (dora e zezë) që udhëhiqej nga shefi I shërbimit informativë serb i quajtuar Dragutin Dimitrijeviq-Apis, i cili ishte ngushtë i lidhur me organizatat dhe shërbimet sekrete ruse. Para se ta vranin mbretin, qarqet e caktuara serbe filluan ta sulmonin për arsye se ky ishte i martuar me nje grua të vejë e këngëtare kafenesh, dhe kjo martesë po e dëmtonte reputacionin e mbretit por edhe të vetë shtetit serb. Në Maj te vitit 1903, kjo organizatë terroriste me urdhër të Rusisë, vranë rojet e mbretit A. Obrenoviq dhe hynë në rezidencën mbretërore ku vranë mbretin bashkë me gruan e tij Draga Mashin. Ata i masakruan deri në atë masë sa iu prenë kokat dhe i hodhën nga dritarja në oborrin e rezidencës! Kjo ishte një porosi edhe për pasardhësit e tjerë se poqëse largohan nga nëna Rusi i pret i njëjti fat. Të gjithë pasardhësit e tjerë që erdhën në front nga dinastitë Karagjorgjeviq dhe Obrenoviq si gjatë kohës së Serbisë por edhe te mbretërisë SKS (serbe-kroate-sllovene), ishin ngushtë të lidhura me Rusinë. Këto lidhje përkraheshin dhe kishin mbështetje jashtëzakonisht të madhe nga kisha provosllave serbe.

Organizatë terroriste “crna ruka”në vitin 1914 në Sarajevë organizoi edhe vrasjen e trashëgimtarit të fronit princin austrohungarez Franc Ferdinand bashkë me bashkëshorten e tij dhe kjo ishte shkas që i parapriu fillimit të luftës së parë botërore.

Pas katër luftëve që i bëri Sllobodan Millohseviq në ish Jugosllavi dhe rënjes së tij, në krye të Qeverisë serbe vjen një intelektual serb i quajtur Zoran Gjingjiq I shkolluar në Gjermani. Ky me kërkesën e Gjykatës së Hagës për krime lufte e dorëzoi Sllobodan Millosheviqin në Hagë.Ky pas ardhjes në krye të Qeverisë serbe filloj reforma rrënjësore duke e orientuar Serbinë kah perëndimi. Ky orientim i tij nuk iu pëlqente qarqeve klero-fashiste por edhe shtetrore ruso-serbe. Këto struktura së bashku me shërbimet sekrete serbo-ruse por edhe me pëlqimin e kryetarit të Federatës Serbi- Mali i Zi Vojisllav Koshtunica, vendosën të eleminonin kryeministrin serb Gjingjiq me atentat më 12 mars të vitit 2003. Para këtij atentati kishte pasur edhe tentimeë tjera për ta eleminuar kryeministrin, por ishin të pasuksesshme, ku në fund njësiti special rus e kreu këtë punë me snajper duke e vrarë kryeministrin nga një largësi shumë e madhe. Sipas marrëveshjes paraprake këtë vrasje e morri mbi vehte i ashtuquajturi Klani i Zemunit dhe kështu u mbyll kjo storie.

Prapavija e vrasjes së Gjingjiqit kurrë nuk e hetua as zbulua sespe po të hetohej, do të zbulohej se pas kësaj vrasje qëndron Rusia. Kjo vrasje u arsyetua kinse për shkak të dorëzimit të kriminelit Sllobodan Millosheviq në Gjykatën e Hagës ku me kaq edhe u mbyll ky rast.

Pas këtij atentati Serbia i dorëzohet plotësisht Rusisë së Vlladimir Putinit. Serbia për të pasë përkrahje edhe më të madhe nga Rusia, kësaj ia shiti lexo fali industrinë më fitimprurëse ne Serbi NIS industrinë e naftës dhe të gazit, dhe të gjitha burimet e naftës dhe gazit në Vojvodinë bashkë me rafineritë dhe në fund duke e kufizuar Serbinë që shteti serb mos të ketë në të ardhmën të drejtë importi të naftes nga jashtë. Pas këtyre ngjarjeve në pushtet në Serbi vijnë radikalet serb, parti e njohur që nga koha e mbretërisë SKS, në krye të së cilës ishte Nikolla Pashiq një antishqiptarë i përbetuar që në programin qeverisës e kishte zhdukjen e shqiptarëve. Trashëgimtarët e kësaj partie ishin Sheshel, Nikoliq dhe kryetari I tanishëm i Serbisë Aleksandar Vuqiq. Pasi që kryetari i kësaj partie Vojisllav Sheshel u dënua nga Gjykata e Hagës si kriminel lufte, dyshja Tomisallav Nikoliq dhe Aleksandar Vuqiq vendosën kinse të ndahen dhe formuan partinë SNP (partia përparimtare serbe). Kjo parti për nga programi dhe veprimi nuki ndryshon nga partia radikale e Nikolla Pashiqit dhe Vojisllav Shehshelit. Kryetari i tanishëm i Serbisë është pasardhës i kësaj partie fashiste, dhe qëndrimet e tij nuk ndryshojnë fare nga ato qëi kishin gjyshërit e tij para 100 viteve. Lidhjet e tij vëllezërore me Rusinë vazhdojnë ku Serbia na paraqitet si një mini Rusi në Ballkan. Deklaratat e Vuqiqit se integrimi i Serbisë në BE, janë plotësihst të pavërteta. Ky në njërën anë i bën këto deklaratra sa për sy e faqe kurse në anën tjetër e antarëson Serbinë në Unionin e Euroazisë të themeluar nga Vlladimir Putini. Deklaratat e Vuqiqit kinse Serbia zhvillon politika të pavarura janë broqkulla. A.Vuqiq asnjë vendim nuk e merrë pa u kosultuar paraprakisht me Vlladimir Putinin, dhe ata që mendojnë ndryshe ose nuk janë të informuar ose janë naiv.

Serbia për BE-në është e interesuar vetëm për fondet e majme që i merr çdo vit dhe i shfrytëzon për blerjen e armëve nga Rusia.

Jam i sigurtë qind për qind se po ti ofrohej sot Serbisë antarësimi në BE ajo do ta refuzonte, sepse po ta pranonte antarësimin dhe integrimin në BE, Aleksandar Vuqiq do të përfundonte si Aleksandar Obrenoviq dhe Zoran Gjingjiq, sepse tani strukturat e shërbimeve sekrete ruse janë të impenjuara në Serbi si asnjëhere më parë. Aleksandar Vuqiq për këtë është i vetëdijshëm dhe është i interesuar që procesi i integrimit teë Serbisë në BE të zgjasë në pafundësi, duke mos bë asnjë reformë mbrenda shtetit dhe dukeiI forcuar marrëdhënit vëllazërore me Rusinë. Serbia me rekomandimin e Rusisë, është e interesuar të formojë njësi të reja të Euroazisë në Ballkan përmes Balcan Open duke krijuar vazal dhe koloni serbo-ruse e duke tentuar të largojnë ndikimin amerikan. Këto ditë ishim dëshmitarë të ndikimit klero-fashist të Serbisë me urdhër të Rusisë në Mal të Zi, ku me çdo kusht po tentohet të eleminohet kryetari i Malit të Zi Millo Gjukanoviq për shkak se e antarësoi Mali e Zi në NATO. Çfarëdo që i ofrohet Serbisë nga perëndimi për ta larguar nga vëllazëria ruse, KURRË nuk do të ketë sukses. Këtë sa më parë që ta kuptoj perëndimi dhe SHBA-të është jetësishtë e rëndësishme. Serbia të tashmen dhe të ardhshmën e ka lidhur për nënën Rusi dhe kjo mbetet konstant e pandryshuar. Vuqiq është duke u tallur me perëndimin, duke marrë fonde nga BE-ja por edhe SHBA-ja dhe duke mos ndryshuar asgjë në sjelljet, veprimet dhe orintimin e tijë, duke punuar natë e ditë në interesë të Rusisë dhe lutet të vazhdojë kështu pa u penguar.

Në fund shtrohet pyetja deri kurë do të tolerohen këto veprime të Aleksandar Vuqiqit ku në njërën anë e lavdëron me fjalë perëndimin e në anën tjetër e përqafon Putinin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat