Shteti serb e kupton vetëm gjuhën e fortë

Opinione

Shteti serb e kupton vetëm gjuhën e fortë

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 20 shtator 2021 Në ora: 12:25
Muhamet Kelmendi

Çështja e ngritur nga Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-ve, z. GabrielEskobar, për dialogun me Serbinë dhe për ndërmjetësin, z.Lajçak, është e karakterit të veçantë në dialogun Kosovë-Serbi.

Dihet se në Serbi, nëpër varre masive, gjinden edhe 1600 shqiptarë. Ata natyrisht se duhet të gjinden. Deklarata e Zëvend-ndihmës sekretarit të SHBA-ve ka rëndësi të dy fisht: 1. Tregohet radhitja e temave që duhet domosdo të dialogohen me shtetin serb dhe 2. Bëhet presion dhe i tregohet z.Lajçak detyra që e ka si ndërmjetës në dialogun Kosovë -Serbi. Është shumë pozitive ky qëndrim i SHBA-ve.

Natyrisht se me këtë thyhen qëndrimet fikse, sidomos te shteti serb dhe tregohet kahja e dialogut. Me atë futen çështja dhe vëhen kufijtë edhe të kompetencat e ndejeteseve të caktuar nga UE. Deri tash, si Serbia, ashtu edhe ndërmjetësit Borel-Lajçak ishin për tema tjera, ishin për ato që vinin nga Beogradi. Ata i jepshin prioritet Asociacionit, kishave dhe manastireve ortodokse, komunave serbe dhe temave që vinin nga Serbia.

Temat që dilnin nga Kosova fare nuk dilnin në diskutim. Madje shkohej deri atje, sikundër bëri Lajçk në Beograd, që kërkoi ndërrimin e Kushtetutës së Kosovës në llogari të interesave serbomadhe. Duket se kjo anë është thyer. Mendohet dhe është mirë të fillon dialogu me të pagjeturit dhe të vazhdon me dëmet e krijuara në luftë, sikundër dhe me përgjegjësinë penale dhe me njohje reciproke të shteteve. Këto janë temat kryesore. Nuk shërohen raportet me asociacione dhe kërkesa serbomëdha. Ato vetëm krijojnë konflikte edhe më të thella.

Raportet fillojnë të marrin të mbaren me temat që janë shumë të rënda, sikundër është çështja e të pagjeturve, e dëmev të luftës, e përgjegjësisë penale dhe e njohjes reciproke. Shkohet kështu kah perspektiva e dialogut. Në të kundërten, sikundër është vepruar deri më tani në Bruksel nga UE, vetëm ka vendnumrim dhe kurrë çështja nuk përfundon. Serbisë duhet thënë qartë se cilat tema janë dhe nga ato nuk ka ikje. Vetëm gjuhën e qartë dhe të fortë e kupton shteti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat