Jemi shtet, apo....?!

Opinione

Jemi shtet, apo....?!

Nga: Agron Shabani Më: 20 shtator 2021 Në ora: 14:39
Agron Shabani

-Nga këndvështrimi i njohur i sociologjisë, epistemologjisë revolucionare dhe antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike

Shteti" i Kosovës së bashku me porozitetin, fraxhilitetin, inkompaktibilitetin, heterogjenitetin, jovaliditetin dhe invaliditetin e tij, për shumëçka të rikujton "shtetin e knjazëve, princave, baronëve ose pasanikëve gjerman" ("Teutcher Fürstenstaat") të V. Ludwig von Seckendorfit në etapat e ndryshme të absolutizmit, merkantilizmit, dirigizmit, kameralizmit etj. 

Ndërkohë që resurset, pasuria, vlerat, sipërmarrjet, organizatat ose ndërmarrjet e njohura kosovare janë shndërruar në "Merchant Adventureres", ose  "De Company libero", gjegjësisht në tendere, prona ose pasuri private të fistan liderit ose fistek politikanit kosovar.

Duke t'i rikujtuar cezarimin ose absolutizmin politik të Lujit XIV dhe XVI në Francë së bashku me monarkizmin dhe klerikalizmin politik të Eduard von Taffesë, Karlos (Karlit) VI, Henrikut VIII ose Maria Terezës në Gjermani, Angli ose Austro-Hungari etj.

Pse (përse) kjo?, pashmangshëm shtrohet pyetja.

 Siç dihet, shteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme në Kosovë, në esencën ose substancën e tyre, janë të ngritura dhe projektuara mbi supstratin dhe fundamentët me të avansuara , humane dhe progresiviste të shtetëve dhe shoqërive me të zhvilluara (përparimtare) dhe qytetare- demokratike. Respektivisht, mbi themelët dhe bazamentët me të shëndetshme dhe dialektike të një shteti dhe shoqërie të zhvilluar, ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike, ku njerëzit dhe qytetarët e atij vendi (shteti) i gëzojnë të drejtat dhe liritë e barabarta ( globale dhe universale)- konform ligjëve , trendeve dhe standardëve me të larta politike, kushtetuese ose juridike.

Në këtë sfond, shteti i ri kosovar, ndonësi i ngritur, projektuar dhe i konceptuar si "Piemont", apo si "fuqi e përgjithshme" në domenin ose kontekstin e gjithëmbarshëm global ose universal të fjalës. Respektivisht, në domenin ose kontekstin e njohur politik, organik, fizik, historik, gjeografik, administrativë, juridik etj...I njejtë ose i barabratë me të gjitha forcat ose fuqitë (shtetët) tjera të pavarura, sovrane, integrale, ligjore, qytetare dhe demokratike gjithandej globit, në të cilin njerëzit ose qytetarët e tij (pa dallim feje, kulture, etnie ,race, gjinie, gjuhe ose ideologjie..) i gëzojnë dhe i realizojnë ambiciet dhe qëllimet e ndryshme individuale ose kolektive, gjegjësisht, objektive dhe subjektive dhe kështu me radhë. Doli që të të jetë e kundërta e tij. Pra, e kundërta e vetvetës.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe raportët ose relacionët e pasqaruara (kohabitative dhe dihotomike) në mes gjyqësorit, legjislativit dhe ekzekutivit në kuadrin e shtetit të pavarur, sovran, qytetar dhe demokratik, si dhe shumë çështje dhe aspekte të tjera me rëndësi esenciale dhe substanciale, që do iu nevojiten shtetëve dhe demokracive të larta dhe të zhvilluara të Perëndimit.

Kjo edhe përkundër luftërave, konfliktëve, vuajtjeve, pësimëve, krajatave, tragjedive , frakturave dhe pezmatimëve të shumëta skeletore dhe gjenetike që ende vazhdojnë të kullojnë (pikojnë) gjak në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari.

Ndaj, mu për këtë shkak, shteti dhe shoqëria shqiptare ose kosovare së bashku me lidershipin e njohur shtetëror dhe nacional në vendin tonë me ose pa të drejtë sikur i synojnë dhe pretendojnë Unionin Europian, Naton, OKB-së etj. Respektivisht, inkuadrimin dhe integrimin e tyre të gjithëmbarshëm në "tregun global" të vlerave, kulturës dhe kapitalit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar së bashu me idetë, konceptët, modelët,vizionet dhe idealet e njohura perëndimore dhe demokratike.

Kjo për faktin e mesipërm të porozitetit, fraxhilitetit, heterogjenitetitn dhe inkompaktiblitetit të theksuar të shtetit dhe pushtetit të Kosovës, ku varësia e tyre nga filan lideri ose politikani dhe fistek partia, e bëjnë të pamundur ose inekzistente kompetencën, autoritetin dhe integritetin e tyre të brendshëm.

Ndaj, mu për shkak, zgjedhjet lokale në Kosovë, gjithëmonë kanë peshë dhe rëndësi të posaçme në kuptim e lidhjes fizike ose organike të "kulmit" ose piemontit me bazat e themelët e tij.

Se këndejmi, në morinë e konceptëve, strukturave dhe kategorive të larmishme politike, kulturore, parlamentare, pluraliste ose demokratike si "koncepti i kapitalit social në politikën e njohur analoge dhe komparative", "kultura politike dhe struktura politike", "kultura politike dhe mbështetja politike", "edukata politike dhe modeli demokratik", "besimi politik dhe konsolidimi i demokracisë", "etika politike, kultura, përformansa , rezonansa, akceptanca dhe estetika e njohur institucionale dhe konstitucionale", "kultura shpirtërore, fetare ose religjoze"," filosofia dhe kërkesat e njohura sociopolitike dhe socioekonomike","epistemologjia revolucionare, sociopsikologjia dhe antropologjia fetare, kulturore dhe politike" , "politologjia dhe lidhjet e njohura (nga lartë-poshtë) në mes pushtetit qëndror dhe atij lokal" etj...Njihen tre (3) tipe ose kategori të rëndësishme të funksionimit dhe mbarëvajtjes së përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike të një shteti ose shoqërie të konsoliduar, ligjore, qytetare, dhe demokratike. 

Ato janë: identiteti, pavarësia shtetrore, nacionale dhe politike, sovraniteti ,ekskluziviteti dhe integriteti i përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik, si dhe legjitimiteti, besimi dhe kredibiliteti i njohur politik i udhëheqjes ose pushtetit politik të një vendi apo të një shteti të pavarur, sovran, integral dhe demokratik, të cilët në këtë sfond iu përgjigjen njesiteve ose segmentëve kryesore të shtetit ose shoqërisë: bashkësisë politike, sistemit ose rregullimit të njohur kushtetues (juridik), shtetërorë, nacional dhe politik, autoritetëve të larta lokale ose rajonale, si dhe bazës elektorale ose politike.

Ndërkohë që secili (akëcili) prej tipëve, modelëve ose kategorive të sipërpërmendura në një formë a tjetrën i shërbejnë mbarëvajtjes dhe qëndrueshmerisë ose stabilitetit të përgjithshëm të rëndit dhe sistemit të njohur politik, kushtetues dhe juridik në përgjithësi.

Kjo edhe përkundër asaj se secili nga tipët ose modelet e mësipërm në fjalë, veprojnë dhe funksionojnë në menyrë të ndarë dhe të pavarur nga njëri tjetri, pavarësish konvergjencave, ndërlidhshmërive ose eksplikimëve të ndryshme logjistike dhe komparative, gjegjësisht, politike, organike, empirike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera në raportët e njohura horizontale dhe vertikale në mes pushtetit lokal dhe atij qëndrorë ose anasjelltas.

Për tër vazhduar me testimin ose vërtetimin (konfirmimin) e besimit, kredibilitetit dhe legjitimitetit të përgjithshëm moral, ligjor, intelektual, profesional,funksional, aksional etj.... Sovranitetin, integritetin dhe identitetin politik, individualitetin, ekskluzivitetin, sponatinetin, subjektivitetin, objektivitetin e kështu me radhë.

Përderisa, format dhe metodat e ndryshme të revoltës ose" rezistëncës nga lartë-poshtë, i takojnë si të thuash me tepër formave ose metodave të njohura abstrakte, skematike, afektive, normative ,demoskopike, barometrike etj.

Ndërkaq, ato nga "poshtë- lartë"-janë me tepër instrumente reflektive, kognitive, empirike ,introspektive, retrospektive, rekonstruktive, diakronike etj. Duke menduar këtu në revoltat ose protestat e ndryshme të opozitës ose shtresave dhe kategorive të ndryshme shoqërore ose qytetare- ndaj qeverisë ose pushtetit politik në Republikën e Kosovës dhe të tjera.

Në të kundërten, sipas mendimëve, koceptëve, formulimëve dhe prognozave të shumëta të ekspertëve (politologëve) dhe analistëve të ndryshëm: Në të ardhmen e afërt ose të mesme (lëxo: në kuadrin e njohur të ligjëve, kushtëve dhe rrethanave të reja të një "bote globale" ose bashkohore të trendëve, standardëve ose tendencave të njohura furioze, dinamike,hektike ose eklektike)- sistemi dhe vet pushteti i gjithëmbarshëm shtetërorë, qeveritar ose politik i një populli dhe një vendi të pavarur, ligjor, qytetar, sovran, integral dhe demokratik: Do matën dhe testohën pikërisht me kreacionin, inovacionin, përformansën, kredibilitetin, rezonansen, vizionin, narracionin, etikën, estetikën, kulturën, edukaten, disiplinën, ligjshmerinë, demokracinë, suksesët dhe përgjegjësitë e njohura morale dhe politike ndaj njerëzve (qytetareve) ose ndaj shoqërisë së gjërë shtetërore dhe qytetare në përgjithësi etj.

Ndonëse, pa i harruar në këtë prizëm edhe evolucionin dhe zhvillimin e njohur të etikës, edukatës dhe kulturës së njohur shoqërore (qytetare), institucionale dhe politike sipas "Konsenzusit" të njohur të August Commtit, "Vetëdijes individuale dhe kolektive" të E.Dürckhemit, "Rëndësinë e aksionëve ose veprimëve individuale" të Max Weberit, "Karakterin referent të veprimit ose reagimit" sipas konceptëve dhe definimëve të njohura të T.Parsonit, "Karakterit nacional" të Meadousë, ideologjinë dhe kauzalitetin e njohur shtetror, nacional , politik, ushtarak (luftarak), historik dhe gjeografik, kulturën dhe mediet, qarkun (rrethin) e mendimëve, opinionëve, botëkuptimëve dhe mirëkuptimëve të preferuara racionale, progresive dhe pozitiviste, njeriun (personin ose individin), gjuhën e komunikimit të preferuar njerëzorë ose qytetar, studimet , hulumtimet dhe analizat e ndryshme shtetrore, nacionale, fetare, kulturore, tradicionale, historike etj.

Të gjitha këto së bashku në funksion, koherencë, harmoni dhe sintoni të plotë të sociologjisë dhe politologjisë si teori dhe si kritika të njohura shoqërore (qytetare) dhe humaniste, përkatësisht, në funksion të punës dhe angazhimit teorik dhe praktik.

Në këtë kontekst, duhet veçuar ose apostrofuar funksionalizmin dhe strukturalizmin së bashku me vlerat, parimet ose postulimët e njohura të sociologjisë si "shkencë e pavarur" ose "neutrale" në raport me ideologjinë, religjionin, utopinë, demagogjinë, reaksionin, anakronizmin, semantizmin, konformizmin, imagjinatat ose fantazitë e njohura sociopsikologjike dhe sociofilozofike mbi fenomenët dhe autoritetët e ndryshme "supreme" ose "universale" etj. E sidomos ndërtimet, mbështetjet, pikërëndesat ose reflektimet (interferimet) e ndryshme organike dhe metaestetike të "metafizikës së moralit" dhe religjionit të shëndetshëm dhe integral  në botën ose natyrën e brëndshme transcendentale ose metafizike të grupit, personit ose individit në kuader të kufinjëve ose kornizave( limitëve) të njohura në mes "egos" ose " unit të brëndshëm" dhe atij praktik dhe teorik, ku feja ose religjioni përceptohen dhe konceptohen në kuadër të kufijve normal të një uni të pastërt, të ndërgjegjshëm dhe të shëndetshëm ose racional, respektivisht, në domenin e njohur reflektivë, transcendental, intrinznik, kognitivë, integral dhe pozitivist, e jo si dogma, hipoikrizi ose demagogji të ndryshme pseudofetare, pseudokulturore ose antimetafizike.

Koncepti i kapitalit social në politikën komparative: 

Koncepti dhe teoria e njohur e kapitalit social (socio-kapitalit) burimin e zhvillimit dhe funksionimit të tyre e kanë pikërisht nga lënda ose materia e njohur e sociologjisë. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe përparësitë ose benificionët e ndryshme potenciale dhe permanente që iu shërbejnë grupëve ose individëve të caktuar mbi bazën e njohur të involvimit, ingranimit, integrimit ose inkorporimit të tyrë në rrethët ose qarqet e caktuara shoqërore ose sociopolitike.

Nërkaq, qëllimin dhe zbatimin e tij të plotë, koncepti i mesipërm (koncepti i kapitalit social në politikën komparative) në fjalë, do e arrijë pikërisht në kuadrin e politikës komparative dhe analogjike. Përkatësisht, në implikimët dhe amplifikimët e ndryshme eksterne ose eksplikative në fusha dhe segmente të ndryshme të sociologjisë dhe politikës komparative si "postulat" dhe një variabilitet kryesorë ose substancial i studimit dhe analizave të mirëfillëta shkencore dhe komparative-analogjike në fushat dhe drejtimët e njohura politike ose politologjike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe Idealizmin dhe Materializmin së bashku me kërkesat dhe parashtresat e njohura njerëzore ose qytetare në te  gjitha fushat ose drejtimet e mundshme.

U mor vesh se shteti, pushtetit ose shoqëria njerëzore (qytetare) ose politike, në kuader të ligjëve dhe rregullave të njohura kushtetuese dhe demokratike, janë të konceptuar dhe definur në bazë të pozitës dhe statusit të tyre shoqëror dhe juridik, madje në bazë të identitetit, intimutetit, spontanitetit, individualitetit, subjektitvitetit, eksluzivitetit, integritetit, lirisë dhe pavarësisë së tyre individuale ose kolektive. Duke i nënkuptuar këtu edhe idealet, shpresat ,vizionet, kohezionin dhe koekzistencën e tyre sociale dhe politike me organët e ndryshme të pushtetit lokal dhe atij qëndrorë që paraqesin çelësin ose formulën kryesore te edukatës, kulturës, emancipimit dhe zhvillimit të përgjithshëm qytetar, parlamentar ose demokratik në të gjitha shtetët dhe shoqëritë e përparuara qytetare dhe demokratike gjithandej globit tonë tokësorë.

Kjo mu për faktin se njerëzitë ose qytetarët në përgjithësi, në shoqëritë dhe sistemet e zhvilluara dhe demokratike të Perëndimit, vazhdimisht kuptohen, përceptohen dhe akceptohen si klient, si njerëz të besuar dhe loajal ndaj shtetit dhe pushtetit ligjor, parlamentar dhe demokratik, respektivisht si aspirant, miq, aleat, pretendent të mundshëm dhe participant (duke e përfshirë edhe opoziten e njohur parlamentare dhe demokratike) -të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive.

Ndërkohë që testimi ose barometri kryesorë mbi legjitimitetin dhe kredibilitetin e një qeverie ose pushteti qëndrorë dhe lokal, janë mekanizmat dhe institucionet e njohura parlamentare dhe demokratike,  mediet, mendimet, opinionet, shprehja dhe vota e lirë qytetare dhe demokratike, kultura, toleranca, barazia e garantuar kushtetuese dhe juridike, universalitetit dhe integriteti i njohur moral dhe politik, kohezioni, disajni, struktura, infrastruktura (arkitektura) institucionale, interpërlanca dhe transparenca e garantuar ligjore, shtetërore dhe qytetare, përformanca, rezonanca, idealet, vizionet dhe qëllimët e përbashkëta (globale ose universale) të individit, grupit, shtetit dhe shoqërisë etj.

E thënë ose formuluar ndryshe, kjo do thotë se sipas konceptëve dhe përceptimëve të përgjithshme esenciale ose substanciale të kulturave dhe demokracive të larta evroperëndimore: Pushteti politik dhe demokratik është diçka në mes "udhëheqjes ose pushtetit mbi popullin" dhe "udhëheqjes ose pushtetit popullorë ose qytetar".

Në këtë spektër e kemi edhe të ashtuquajturin "nacionalizmin e njohur qytetar dhe politik" të Perëndimit, ashtu siç i kemi edhe shtetët e njohura nacionale dhe qytetare sipas kriterëve dhe standardëve të njohura evropërendimore ose demokratike.

Aty janë edhe shumë çështje dhe aspektë të tjera shoqërore dhe politike që iu takojnë fushave dhe domenëve të njohura sociopolitike, sociokulturore, sociopsikologjike, sociofilosofike, socioekonomike, sociohistorike dhe kështu me radhë.

Liria, pavarësia dhe sovraniteti i garantuar shtetëror, nacional dhe qytetar se bashku me autonominë e pushtetit lokal-janë çelësi dhe formula kryesore ose substanciale e një shteti dhe shoqërie të konsoliduar politike dhe demokratike.

Se këndejmi, si element ose parakusht themelor dhe substancial i realizimit praktik dhe teorik të një të të ashtuquajturi " rendi" ose "rregullimi të brëndshëm" (si ideal dhe parim të lartë të çdo shteti dhe shoqërie të konsoliduar ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike)-pos tjerash, është pikërisht jeta e përbashkët dhe harmonike në bashkësi apo në një shoqëri të zhvilluar, qytetare, përparimtare dhe demokratike, ku bisedat, debatët ose "dialogu etik" në mes udhëheqësve të ndryshëm shtetërorë, qeveritar, partiak ose politik dhe qytetarëve të rendomtë: Edhe përkundër divergjencave, disonancave kognitive dhe diversitetëve të ndryshme ne kuadrin e të të ashtuquajturit "formalizmit tradicional", vazhdimisht sikur i vëjnë (vendosin) kornizat, themelët dhe urat e përgjithshme të mirëkuptimit, rezonancës dhe një akceptance të përbashkët globale dhe universale, gjegjësisht, individuale dhe kolektive- ndaj çështjëve, problemëve dhe apektëve të ndryshme esenciale dhe fundamentalë në kuadrin e filozofisö së sotme moderne ose bashkohore mbi shtetin, politikën dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në njerën anë, përkatësisht, në funksion të etikës dhe estetikës së njohur zyrtare dhe profesionale të pushtetit dhe sistemit të lartëpërmendur qytetar dhe demokratik në anën tjetër.

Kjo në radhë të parë duke u mbështetur ose bazuar në efektin e njohur të stimujve, provave (testimëve) dhe përpjekjeve të insubordinuara dhe të paramenduara (opinionale ose demoskopike) në drejtim të ngritjes dhe një zhvillimi (afirmimi) të gjithëmbarshëm dhe sistematik të vetëdijes, kulturës, edukatës dhe një "arti të lartë" të bindjes, respektit, reputacionit, publicitetit, kredibilitetit dhe një besimi të përgjithshëm shoqëror ose qytetar ndaj një udhëheqësi ose pushteti të njohur shtetërorë, qeveritar ose politik. E sidomos ndaj autoritetëve të pushtetit lokal si barometra dhe parametra transparent dhe relevant të besimit, legjitimitetit dhe kredibilitetit të mekanizmave dhe institucionëve qëndore të shtetit dhe shoqërisë.

Përderisa e ashtuquajtura "sociologjia permanente" ose kognitive, apo thënë me mirë me gjuhën e shkencës: Sociologjia reflektive dhe pozitiviste: Në radhë të parë e nxitë dhe aktualizon çështjen e vlerës dhe kredibilitetit shtetëror dhe qytetar të "konceptit të pavarur" ose "neutral" në fushat e njohura të shkencave shoqërore dhe atyre politike si njerin prej parimëve, postulateve dhe elemtëve kryesore ose bazike të mendimëve, botëkuptimëve dhe formulimve të sotme (bashkohore) shkencore dhe humaniste mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore dhe qytetare .

Në këtë sfond të përgjithshëm reflektivë, evolutivë, rekonstruktivë dhe pozitivist, njeriu i ngritur, i mençur, i ditur, i edukuar, bashkëkohor dhe përparimtar, gjithmonë i përshtatët dhe adaptohet kohës, ambientit, shoqërisë dhe botës në të cilën jeton. Gjegjësisht, kushtëve, kriterëve, vlerave, parimëve, rrethanave, trendëve dhe standardëve të sotme moderne ose bashkohore.Ndërsa, njeriut të paarsimiuar, jobashkohor dhe jopërparimtar i ngelët të bëj luftëra, konflikte dhe përpjekje të ndryshme (violente, infantile, patologjike, destruktive ose dekonstruktive) për përshtatjen, adaptimin dhe "konvertimin" e etij. 

Si për shëmbull në Kosovë, Shqipëri ose Ballkan, ku politikanët e ndryshëm të nivelit qëndrorë dhe atij lokal, pos problemëve të njohura kognitive, kanë edhe probleme të tjera të natyrës shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), racore, gjinore dhe të tjera. Apo," të luftës dhe urrjtjes për vdekje të rivalit ose kundërshtarit. 

Edi Rama me grupin ose klanet e tij puroshqiptare ose kriptofetare, tek

ish Presidenti, Kryeministri dhe lideri i shquar i shqiptarëve, Prof. Dr. Sali Berisha, e shohin dhe paramendojnë (në forma dhe menyra te ndryshme iracionale, halucinative, violente, patologjike, inhibilitive, ablacionale, narkoleptike, imagjinare ose fiktive)-ish liderin e njohur monist ose komunist, Enver Hoxhen ose "trashegimtarin autokrat dhe despotik" të"shkollës muslimane dhe antiperëndimore" të Enver Hoxhës, të cilin duhet zhdukur ose eliminuar me çdo çmim dhe me çdo kusht!  Qoftë kjo edhe me ndihmën e SHBA-së etj.

Sali Berisha ndërkaq, ndaj Edi Ramës ka probleme të natyrës morale, farefisnore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, ku nuk kanë munguar edhe gjuha e vrazhdë, rixhide dhe joburrërore e z. Berisha ndaj z. Rama,babait, nënës dhe familjes së tij etj.

 Mos të flasim këtu mbi urrejtjet, mosdurimët, fobitë, paranojat ose paragjykimët e njohura iracionale, negative, violente, infantile, skizofrenike dhe psikopatologjike në mes liderëve ose politikanëve të ndryshëm shqiptar në Kosovë!!!

Ndaj, mu për këtë, në të ashtuquajturën "demokracinë evolutive" ose "tranzicionale" të popujve, vendëve dhe shoqërive të ndryshme post-komuniste ose post-socialiste: Demokracia dhe shteti demokratik po vazhdojnë të ecin dhe levizin dikund në mes "demokracisë në konsolidim" dhe "demokracisë në tranzicion".

Kjo në radhë të parë për faktin se në strukturën ose subtancën e përgjithshme shtetërore dhe politike të rregullimëve ose sistemëve të mesipërme (tranzitore ose post-komuniste) nuk janë studiuar,analizuar dhe përfilluar sa dhe si duhet parimet, premisat dhe modalitetët e njohura shtetërore dhe demokratike.

Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu mungesën e hetueshme të shtetit ligjor dhe demokratik së bashku me mungesat dhe paradokset tjera kushtetuese dhe juridike që po vazhdojnë të rezultojnë me ngritjen dhe sendërtimin e strukturave dhe nomenklaturave të ndryshme autoritare, totalitare, absolutiste dhe kleptokratiko-anarkoliberalite tek popujt ose vendët e ndryshme juglindore ose post-komuniste në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës Juglindore etj. Pra, mbi bazën e paqëndrueshme dhe tepër rixhide të një fuqie të pakontrolluar ushtarake, pushtetmbajtëse dhe politike të liderëve ose udhëheqësve të ndryshëm autoritar, autokrat, "ekskluzivë" dhe "karismatik" që po vazhdojnë t´i ngulfasin, cvilitin dhe bllokojnë reformat dhe procesët e gjithëmbarshme integruese dhe demokratike në rajon dhe me gjërë që në embrion. Duke i shndërruar, bartur dhe "transformuar"(koncentruar) kështu forcën dhe ndikimin e tyre të pakufijshëm pushtetmbajtës dhe politik në absolutizëm, paternalizëm, nepotizëm, familjarizëm, klientelizëm, klanizëm dhe në një pushtet (sundim ose rifeudalizim) të përgjithshëm social, politik, policor, ushtarak, finansiar, ekonomik, instutucional, funksional, konstitucional etj...si mogulët, feudët, emirët, sulltanët ose sheikët e ndryshëm monarkisto-despotik, apo, mbae si udhëheqësit e regjimëve të njohura autoritare dhe populiste´në vendët e ndryshme të Amerikës Latine, Azisë etj.

Kjo me anë të ngritjes, formimit dhe finansimit të strukturave të ndryshme familjare dhe klienteliste, si dhe të strukturave dhe "konjukturave" të tjera paralele ,centripetale,ncentrifugale, formale, informale dhe të tjera që kolportojnë dhe janë të lidhura ose të "kurorëzuara" ngushtë me liderët ose pushtetmbajtësitë (bosët) e ndryshëm autoritar dhe totalitarist.

 E tërë kjo me qëllim të kontrollit dhe një monopili të gjithëmbarshëm politik, social, monetar dhe ekonomik në shtetët dhe shoqëritë e tyre përkatëse ose respektive.(Kujto këtu regjimin e dikurshëm kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit në Serbi dhe bashkëpunimin ose kolportimet e tij të njohura kriminale dhe militariste me Arkanin, Sheshelin dhe bandat tjera miltare dhe paramilitare të nëntokës serbe!)

Dhe, të gjitha këto së bashku nën sloganet, parullat, pamfletët dhe banderolat e njohura "revolucionare" dhe pseudopatriotike mbi "kultin" dhe "karismën" e tyre të "pakontestuar atdhetare dhe patriotike" që vazhdojnë të prodhojnë dhe riprodhojnë dhunë, kontroll dhe një monopol të pakufijshëm shtetërorë, nacional, institucional, politik ,policor, ushtartak, social, ekonomik etj. Përkatësisht, korrupsion, krim të organizuar, kontrabandë, luftëra dhe tensione të vazhdueshme ndërshtetërore, ndërnacionale, ndëretnike, politike ,partiake, rajonale, krahinore, lokaliste, provincialiste, konceptuale, ideologjike dhe kështu me radhë. Deri në apsurd dhe katarsis me anë të monopolizimit, klanizimit, nepotizimit, familjarizimit, privatizimit, komercionalizimit, fosilizimit, instrumentalizimit, relativizimit dhe uzurpimit të tejskakshëm dhe tepër rixhid të pronës dhe moralit të gjithëmbarshëm shoqërorë ose qytetar me anë të metodave tashmë të njohura diktatoriale dhe despotike të " liderëve-shtet" dhe "shtetëve-parti" ! Të cilat në realitet nuk janë asgjë tjetër përveç kthetërave, fiksionëve dhe iliuzionëve të njohura autoritare dhe totalitariste. 

Ndaj, çka ose çfarë janë sot në esencën ose substancën e tyre historizmi dhe ideologjia e njohur shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike , gjeografike etj? A janë ( dhe si mund të jenë ) ato në thëmel të popujve, shtetëve dhe shoqërive të ndryshme destruktive, dekonstruktive, konfliktuoze, turbulente, virulente, anakronike, reaksionare ,militare, depresive, imperiale, koloniale ,hegjemone, ekspanzioniste etj.( siç janë një pjesë e konsiderueshme e popullit, shtetit, pushtetit dhe shoqërise së sotme  shqiptare, serbiane etj.) ? Apo, mos ndofta diçka tjetër në mes ? A mund të jenë (dhe si mund të jenë ) në kete kontekst shteti ligjor, qytetar dhe demokratik së bashku me liberalizmin dhe parlamentarizmin e njohur politik dhe demokratik, si sfidë, leksion (mësim) dhe nje racionlizëm i njohur shkencor, kritik dhe humanist kunder iracionalizmit, anomalive dhe patologjive të mesipërme reaksionare dhe anakronike?

Duke menduar kësaj radhe në "epistemologjinë revolucionare dhe politike" të Thomas Kuhnit, madje, në " Kuptimin ose logjikën e zbulimëve shkencore dhe metodologjike" të Karl Popperit, John Watkinsit, Paul Feyerabendit etj. Përkatësisht, në filozofinë, sociologjinë, psikologjine, antropologjinë dhe politologjinë si disiplina, si kritikë racionale, madje si "refer global" dhe ´ndërmjetësuese të larta´ shkencore, qytetare ose humaniste në të kaluarën ose trashegiminë e përgjithshme fetare, kulturore, politike, historike, konceptuale, ideologjike e  kështu me radhë. Në religjionin, utopinë, demagogjinë, hedonizmin,alkimizmin, imagjinatat e ndryshme ose " fantazitë fetare" ose klerikaliste dhe të ngjajshme.

Shih për këtë: duket se trendët, standardët dhe procesët e njohura të konsolidimit dhe një tranzicioni të gjithëmbarshëm të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme jug-lindore ose post-komunite në këtë vorbullë, kanë njohur dy kahe ose drejtime të ndryhme disproporcionale dhe anatagoniste që vazhdojnë ta kolidojnë, eklipsojnë, katapultojnë dhe determinojnë njera tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme. Ato janë drejtimi ose orjentimi i njohur (prapaktheu apo një hap para dhe dy prapa..) në "modelin" autoritar dhe populisto-komunist të Amerikës Latine, Rusisë etj., dhe..drejtimi ose orjentimin i përgjithshëm konspirativë dhe logjistik në koncepët, modelët dhe sistemët e njohura ligjore, qytetare, parlamenare dhe demokratike të reformave, transformimëve dhe një tranzicioni të gjithëmbarshëm dhe sistematik-drejt vlerave të njohura të kulturës dhe demokracisë së lartë liberale dhe pluraliste të Perëndimit.

Në këtë kuader duhet studiuar, analizuar, njohur, akceptuar, përceptuar, konceptuar dhe anticipuar ligjet, parimet, rregullat dhe premisat e njohura etike dhe metaestetike të politikës s lartë dhe diplomacisë së bashku me disajnin, arkitekturën ( infrastrukturën),etikën dhe estetikën e njohur institucionale dhe konstitucionale në Perëndim.

Aty janë edhe eksplikimët, komplikimët, implikimët,namlifikimët, singularizimet dhe multiplikimët e ndryshme (eksterne ose eksplikative) në një kontekst ose sfond me të gjërë. Secila ose akëcila prej tyre me formulat, ekuacionet dhe zgjidhjet e veta konkrete, praktike, teorike dhe të tjera. 

Në këtë drejtim pra kërkohet punë dhe angazhim praktik dhe teorik në terren.

Kërkohet punë intelektuale (politike) dhe punë manuale ose mekanike.

Duke bërë kompromise dhe tërhequr paralele, analogji dhe komparacione të vazhdueshme në raportët dhe relacionet e njohura në mes politikës dhe shkencave të tjera shoqërore ose humaniste. E sidomos në mes antropologjisë dhe epistemologjisë revolucionare dhe asaj politike dhe të ngjashme.

P. S. Përse Republika e Kosovës e meriton pranimin ose anëtarësimin e saj në OKB-së etj.

Siç dihet, në bazë të ligjëve dhe rregullave të njohura ndërkombëtare (politike dhe juridike) mbi shtetët e pavarura dhe sovrane vlejnë këto norma dhe parime shtetërore dhe nacionale:1.Sovraniteti dhe integriteti i njohur shtetëror dhe teritorial i një vendi; 2.Vullneti i përgjithshëm ose gjeneral (Volonte Generele) i popullit për pavarësinë dhe sovranitetin e vendit të tyre; 3.Ndarja ose shkëputja ( me luftë ose në forma tjera) nga një shtet tjetër pushtues ose kolonizator; 4.Shpallja e Pavarësisë; 5.Njohja dhe pranimi kombëtarë dhe ndërkombëtarë i atij vend i(Në rastin konkretë: I Republikës së Kosovës) dhe 6.Pranimi ose anëtarësimi i tij në OKB-së.

Ndërkohë që liria, pavarësia, integriteti dhe sovraniteti i përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik një vendi ose populli janë e drejtë e patjetërsueshme dhe tepër sovrane (lëxo:themelore dhe universale) e cila e përfshinë dhe nënkupton të drejtën e patjetërsueshme dhe tepër sovrane të një vendi ose shteti për të qenë i ilirë, i pavarur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës: Duke filluar që nga liria, pavarësia, integriteti dhe sovraniteti i tij i brëndshëm (lëxo:pushteti i pavarur, sovran dhe demokratik i gjyqësorit, legjislativit dhe ekzekutivit). Për të vazhduar me pavarësinë , integritetin dhe sovranitetin e tij të jashtëm (si integriteti teritorial, sovraniteti i garantuar shetërorë dhe politik, sovraniteti dhe pavarësia e garantuar në politikën dhe diplomacinë e jashtme et.), Në parimët dhe principët tjera themelore dhe universale në kuader të Kartës Universale të OKB-së (lëxo: paragrafi 2, pika 4 .Apo , neni dhe paragrafi 53, pikat 1,2 dhe 3 të kapitullit preventivë nr.gjashtë(6) të Kartës Universale të OKB-së ) mbi integritetin dhe sovranitetin e pacenuar teritorial dhe administrativo-juridik të një shteti të pavarur dhe sovran etj.

Se këndejmi, Principi i lartëpërmendur mbi sovranitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetërorë dhe teritorial së bashku me mosndryshimin dhe moscenimin e kufijve të njohur shtetërorë,, nacional dhe politik në Evropë dhe gjithandej, përbën njerin prej parimëve dhe principëve themelore në kuader të Dokumentit të njohur të Helsinkit (1974).

Ndërkaq, të drejtat e garantuara të popullit në vetëqeverisje ose vetëvendosje dhe pavarësi (Gjithnjë sipas Dokumentit të Helsinkit) ndodhën të konceptuara dhe definuara në kuptimin e ngushtë ( individual ose lokal) dhe në atë të gjërë (kolektivë, gjegjësisht, global ose universal) të fjalës.

Për me tepër ndërkaq, Ansamblea e Përgjithshme(Gjenerale) e OKB-së deri me sot i ka miratuar dhe sponsoruar katër Rezoluta ose Deklarata Universale (në vitin 196O, në vitin 1966, 197O dhe ne vitin 1981) mbi të Drejtën e Përgjithshme (Universale) dhe në bazë të Rregullorës së Garantuar dhe Dispozitive të vendëve dhe popujve të ndryshëm për pavarësi dhe sovranitet shtetërorë dhe nacional mbi rregullat dhe parimët e njohura humane, shtetërore, nacionale dhe politike si me poshtë: 

1: Për popullin ose popujt e ndryshëm që kanë qenë nën sundimin dhe hegjemonizmin e përgjithshëm kolonial dhe militarist të një populli apo vendi tjetër.

2:Për popujt ose vendët e ndryshme që kanë vuajtur dhe pësuar aq shumë nga regjimt e ndryshme raciste dhe militare-ekspanzioniste (Si Kosova dhe populli shqiptar nga Serbia dhe regjimet e saj kriminale dhe gjakatare si për shëmbull).

3: Për popujt dhe vendët e ndryshme që kanë qenë nën pushtim dhe në një shtetërrethim të përgjithshëm ushtarako-policor të një vendi tjetër sundues ose kolonialist e kështu me radhë.

Ndonëse, në bazë të paragrafit shtatë(VII) të Deklaratës Universale të OKB-së ndodhën të parapara një sërë parimësh, instrumentësh dhe mekanizmash të ndryshme adiministrative dhe juridike që iu paraprijnë faktorëve të ndryshëm relevant , determinant dhe ambivalent në këtë drejtim që bëjnë pjesë në kuader të së drejtës së përgjithshme dhe universale mbi pavarësinë dhe sovranitetin e garantuar shtetëror, nacional dhe politik të popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej rruzullit tokësorë.

Ndërkaq, vendimët mbi njohjet dhe pranimin (anëtarësimin) e tyre në OKB-së mund të jenë diskrete, indiskrete, unilaterale, bilaterale, trelaterale, multilaterale etj. Sidoqoftë, Republika e Kosovës i plotëson ose përmushë shumicën e kushtëve, kriterëve dhe standardëve kryesore për të qenë anëtare e rregulltë dhe fuqiplotë e OKB-së etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat