Aktet terroriste në territorin e Kosovës (Dardanisë) nga serbët, alarm për të gjithë

Opinione

Aktet terroriste në territorin e Kosovës (Dardanisë) nga serbët, alarm për të gjithë

Nga: Hafiz Shala Më: 25 shtator 2021 Në ora: 21:09
Hafiz Shala

Presidente, ndërpreje vizitën nese nuk e ke përfunduar, e kthehu në Kosovë( Dardani)

Provokimet serbe si testim pulsi për Kosovën (Dardanisë), KFOR-it, respektivishtë NATO-s, Evropës e SHBA-ve nën direktivat Ruse më mbështetjen kineze, më heshtjën e Francës e njohur si aleate e Serbisë dhe Rusisë, shikohet me skeps, bile sa i përket Evropës të përqartë e cila, nuk po tregon vendosmëri në përfundimin e një misioni për të arritur një marrëveshje në mes të dy shtetëve me njohje të ndërsjellë, në konflikte dhe marrëdhënie armiqësore gjatë gjithë historisë.

Serbia ardhacake, pushtuese e ngacmuese, në mbështetje të supërfuqive, ia arriti që tokat shqiptare t’i copëtojë, t’i përvetësojë, popullin autokton shqiptar t’a përzër duke e vrarë e masakruar deri në gjenocid, tani, po i sfidon miqtë tanë shekullor, në rend të parë, SHBA-të duke ua kërcënuar fëmijun e tyre, të cilin e lindën, e rritën dhe vendosën në shtëpin e vet, edhe pas gjithë asaj që Serbia i bëri në vitin 1999, duke mos u penduar por, siç thotë populli më kryelartësinë dhe hunin në krah, kërcënon, shantazhonë dhë terrorizon popullin dhe organët shtetërore të një shteti sovran, të pavarur demokratik e MULTETNIK, i kushtëzuar për t’a shpallur pavarësinë duke e marrë përsipër për t’u siguruar të drejtat të gjitha minoritetëve, që është shembull unikat në rruzullin tokësor ku, një minoritet më ma pak së 5% të popullatës, me metoda vetingu e pengon shumicën për të sjellur vendime të nevojshme për vendin.

Serbia e cila, manipulonë, dirigjonë, urdhëron dhe bënë veprime kundër një shteti sovranë duke iu përzier e ndërhyrë në punët e brendshme të një shteti tjetër, fqiut të parë në mënyrë flagrante, shkel mbi parimet e marrëdhënive ndërshtetërore e ndërfqinjësore deri të kërcënimi edhe më forca ushtarake e provokime të cilat cilësohën një hapë para aktit agresor ushtarak të një shteti.

Kur, armët shkojnë para diplomacisë, rreziku është i paevitueshëm.

Tani, shtrohet pyetja logjike, qoftë edhe hipotetike se a është, nën një presion psikikë ndaj të dy palëve, që do të ishte në rregull sikur pala nxitëse dhe agresore, Serbia, ta kuptonte apo, presion ndaj të dobëtit, pra Kosovës( Dardanisë), e varur nga të tjerët.

Më erdhi mirë reagimi pozitiv dhe i duhur në këto moment, për shembull i Kryetarit të LDK-së zotit Abdixhiku, pastaj edhe i zotit Haradinaj, në mbështetje të masave të ndërmarra për ta realizuar të drejtën e zbatimit të një marrëveshje e cila përcaktonë statusin e barabartë në bisedime duke e treguar forcën e shtetit për të zbatuar dhe realizuar marrëveshjet.

Sipas reagimeve pozitive nga disa parti opozitare, vij në përfundim se çështja e Asociacionit e cila doli në sipërfaqe në rëndë të parë e jo ajo e tabeleve, është test për shtetin e Kosovës (Dardanisë) se a do ta pranojë kancerin e përjetshëm i quajtur “Zajednicë”, apo, shteti i Kosovës( Dardanisë), përjetësishtë të mbetët në dirigjimet e një pakice e instrumentalizuar nga shteti serb, deri në momentin final i shkëputjës dhe bashkangjitjës shtetit serb.

Pse Asociacion një etnik kur ekziston Asociacioni i Komunave për të gjitha komunat në tërë territorin.

Miqve tanë, por, edhe ne vetë duhet ta bëjmë të qartë se nuk jetohet përjetësishtë nën kujdesën e mikut. Nuk e thash rastësisht se, zonja Presidente, duhet të kthehet dhe të ndërmarrë masa urgjente konform Kushtetutës dhe situatës aktuale.

E përshëndes qëndrimin tuaj, zonja Presidente në të gjitha takimet, paraqitjet të cilat e lanë një përshtypje pozitive të gjithë ata që u përcjellën dhe aty, nuk ka kurrfar vrejtjeve, ama, punët serioze e urgjente kur vendi dhe siguria e tij janë në pyetje, është prioritet mbi prioritetët.

Ka qenë e nevojshme të merret lajmi për aktët terroriste në Veri, brenda natës të thirrët Këshilli për Siguri Kombëtare nga ana e Presidentës si Komadante e forcave të armatosura, duke e pranuar më parë një brifing nga Drejtori i AKI-se, nga Komadaniti i FSK-së, nga Ministri i Mbrojtjes, për të dalë më një Deklaratë në emër të shtetit, duke i njoftuar të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare se, popullin e Kosovës( Dardanisë) do ta mbrojmë nga çdo armik i jashtëm i cili e kërcënon më të gjithë atë e që e ka në disponim. Dy duar, për një krye, thotë populli.

Unë mund t’a kuptojë mos përvojën, por, asesi mos kurajon dhe përkushtimin por, iu lutëm për çështjet serioze, duhen reagime serioze e të matura mirë por, edhe me porosi të qartë të gjithë atyre qe iu dedikohët duke i paralajmëruar se Kosova( Dardania), nuk do të rri duarkryq nëse i imponohet mu ashtu siç nuk ka ndejt as në luftën e fundit më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila në ato kushte e me ato forca modeste, por me moral të fortë nën përkrahjen e popullit sepse lindi nga ai dhe ndihmën e NATO-s e themeluar nga miqtë tanë e çliruam vendin ani pse me shumë sakrifica.

Shteti i Kosovës (Dardanisë), ose do të funksionojë si shtet më të gjitha atributet e një shteti normal demokratik, sovran e i pavarur ose, mos ta mashtrojmë vetën, popullin e as miqtë tanë se ne pajtohemi me çfarë do zgjidhje e cila e defunksionalizon Republikën e Kosovës (Dardanisë) dhe përjetësisht të mbetëmi nën tutelën e Serbisë.

Këtë akt, askush nuk e ka autorizim t’a nënshkruaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat