Fenomeni Bahtiri?!...

Opinione

Fenomeni Bahtiri?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 5 tetor 2021 Në ora: 10:31
Dibran Demaku

Agim Bahtiri (kryetar aktual i Mitrovicës) e nisi karierën e tij politike si anëtar i AKR-së të Behxhet Pacollit. Erdhi nga Holanda ku jetonte si emigrant dhe konkuroi për t‘u bërë kryetar. Dihen premtimet e tij (të cilat nuk u realizuan kurrë) dhe populli u mashtrua dhe ia dha votën. Në mandatin e parë katër vjeçar si anëtar i AKR-së, kur e nuhati se AKR-së nuk po i shkonin punë mirë gjeti strehim te Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja e tij politike ishte e suksesshme dhe ai e fitoi edhe mandatin e dytë si kryetar i Mitrovicës. (Se përse e mori Lëvizja Vetëvendosje në gjirin e vetë këtë individ nuk dihet,por mund të jetë ajo e njohura se „nëse je me mua, je më i miri".

Lind pyetja çfarë fitoi Lëvizja Vetëvendosje me këtë individ në radhë e saj? Përgjigjja mund të ishte: degradim!

Agim Bahtiri (në postin e të parit të Mitrovicës) për tetë vite me radhë me bëmat e tij ishte fyerje për qytetarët e Mitrovicës! (Kështu kanë shkruar dhe janë shprehur edhe shumë intelektualë të këtij qyteti).

Dhe për habi Lëvizja Vetëvendosje e ka caktuar si kandidat (për mandatin e tretë) për kryetar të Mitrovicës! Më këtë veprim Lëvizja Vetëvendosje e ka degraduar vetveten në sy të qytetarëve të Mitrovicës! Nëse qytetarët e Mitrovicës u mashtruan dy herë duke rënë pre e premtimeve mashtruese të Bahtirit (analfabet në politikë dhe jo vetëm) nuk besohet se do të mashrrohen edhe për të tretën herë me radhë!

Me këtë zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje e ka të sigurt humbjen në qytetin e Mittovicës. Se përse e ka bërë këtë zgjedhje nuk dihet, por mund të jetë që a ka bërë me qëllim që të duke humbur të „lirohet“ nga fenomeni Bahtiri!

Sepse po të ishte e kundërta Lëvizja Vetëvendosje do të zgjidhte një kandidat tjetër (me integritet më të mirë se të Bahtirit) dhe mbase do të fitonte këtë komunë, ndërkaq në zgjedhjeve e bërë humbjen e ka të sigurt. Fenomeni Bahtiri, pas këtyre zgjedhjeve do të marrë fund!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat