A jemi vetëm?!

Opinione

A jemi vetëm?!

Nga: Agron Shabani Më: 5 tetor 2021 Në ora: 14:10
Autori

Koha dhe hapësira janë të sakta, por të pakufishme ose infinitivë, apo...?!

Shkencëtarët ose ekspertët e specializuar dhe kompetent në fushat e njohura të astronomisë (astrofizikës), fizikës teorike, fizikës, kimisë ose biologjisë stelare ose astronomike, të sistemeve të ndryshme diellore (stelave) ose intergalaktike dhe kështu me radhë, janë të bindur mbi prezencën ose ekzistencën e jetës dhe civilizimeve të ndryshme inteligjente ose super inteligjente në gjithësinë (universin) ose galaksinë tonë, ku sistemet ose civilizimet e ndryshme jashtëtokësore ose ekzointelegjente, ndoshta mund të jenë një mijë, njëqind mijë ose një milion herë, më të zhvilluara dhe më të avancuara ose sofistikuara, se sa sistemi ose civilizimi inteligjent në globin ose planetin tonë.


Se këndejmi, sipas hipotezave ose teorive të ndryshme të gravitetit (gravitacionit), kuantitetit, magnetitetit, kohezionit, relativitetit, singularitetit etj., "mbretëria e posaçme" e kohës dhe hapësirës në gjithësinë (universin) ose galaksinë tonë, ndodhët e ngritur ose krijuar diku para 13. 8 miliard vitëve.

Ndërkaq, 2/3 e gjithësisë ose galaksisë tonë thuhet se janë të mbështjella ose mbuluara nga materia e errët ose materia e zezë, të përkthyera në antimaterie e cila, akoma është e panjohur ose e pazbuluar (e paeksploruar) për shkencën dhe teknikën.


Kjo lë të nënkuptohen edhe tezat, hipotezat ose teoritë e ndryshme shkencore ose konspirative sipas të të cilave: Jeta e mundshme inteligjente së bashku me zhvillimin, qenien, materien, prezencën ose ekzistencën eventuale të jetës inteligjente në planetët ose galaksitë tjera, ndoshta janë të ngritura dhe përbëra nga një formë, strukturë (subtancë) dhe materie tjetër, të panjohura deri me sot për shkencën dhe civilizimin tonë.

Alienët ose jashtëtokësorët, ndoshta ecin (vijnë) ose lëvizin drejt nesh ose planetës sonë me formulat ose shpejtësinë marramendëse të errësirës ose antimateries plus (+) shpejtësinë e dritës ne katror ose kub? Kush e di?!


Shpejtësia e dritës është 299.792.485 km/h, lartësia e dritës është 100 kilometra, dielli është larg nga toka 149.6O milion kilometra, për të arritur në tokë, dritës së diellit i nevojitet afro 8 minuta, 1 vit drite nënkupton 9 bilion ose 9 miliard kilometra.


Toka ose Planeta jonë ndodhët në zonën më të përshtatshme ose habitable të sistemit tonë diellor ku nuk është as shumë nxehtë si në Afërditë (Venerë) ku temperaturat arrijnë edhe në 5OO gradë celsius dhe as shumë ftohtë si në Uran, Neptun, Saturn ose Jupiter.

Jupiteri dhe Saturni janë planetët më të mëdha në sistemin tonë diellor, të cilët me fuqinë e tyre centrifugale ose gravitative, i mbrojnë Tokën dhe planetët tjera nga sulmet ose goditjet masive të meteroidëve, asteroideve, kometave, planetëve nomade dhe trupave tjera qiellore, interstelare ose galaktike.


Se këndejmi, me qindra mijëra galaksi, me miliarda yje ose sisteme diellore, interstelare ose galaktike, me biliardë planete etj...Ky është kozmosi ose universi për të cilin Nikolla Teslla dikur u shpreh dikur se është i saktë, por i pafund. Për të shtuar se :"një mendim ose studim i thellë shkencorë ose metodologjikë, jo vetëm tokën ose planetin tonë, por mund t'i vë në lëvizje edhe planetët dhe sistemet tjera interstelare ose galaktike.


Ndaj, në pamundësi të vazhdueshme ose sistematike për të parë, kuptuar dhe vështruar së i tërë ky univers i mrekullueshëm dhe i pafund së bashku me jetën tonë në tokë, nuk janë ngritur dhe krijuar rastësisht, na duken argumenti më i fuqishëm dhe kryesorë për të shpresuar dhe besuar se nuk jemi vetëm në gjithësinë ose universin e pafund.


Ndonëse, planetin tonë së bashku me yjet dhe galaksitë e panumërta në qiellin ose horizontin (universin) e pafund, sipas teorive ose hipotezave të ndryshme kuanteve, konspirative ose hipotetike, ndoshta i mbron nga rrezet gama ose ultraviolete si dhe nga kolizionet ose përplasjet e ndryshme, pikërisht materia e errët ose materia e zezë për shkak të sasisë dhe gravitacionit të saj elektromagnetik etj.

Dy të tretat (2/3) e gjithësisë ose universit tonë, ndodhën të përbëra nga materia e errët ose materia e zezë. Aty janë edhe "black hol's" ose "schwarzes lochs" (vrimat e zeza) gjithandej gjithësisë dhe galaksisë sonë që vazhdojnë të paraqesin një enigmë ose dilemë të madhe për astrofizikën dhe shkencat tjera në këtë drejtim.


Ndaj, ku dhe kur kanë filluar koha dhe hapësira, gjithashtu ndodhën në agjendën e studimeve, analizave dhe hulumtimeve të njohura shkencore ose metodologjike. Kjo për faktin se pa fillim nuk ka fund ose mbarim, pa fund (mbarim) nuk ka fillim, pa shpërbërje, nuk ka ribërje ose përbërje etj.

Prandaj sipas tyre, është pasaktësi dhe "blasfemi e sofistikuar" të flitet dhe të shkruhet mbi qytetërimin ose civilizimin tonë njerëzorë, pa i njohur dhe respektuar sekretët dhe gjenialitetin e ligjeve dhe fenomeneve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore së bashku me holistikën dhe primatologjinë e njohur të njeriut, kulturës dhe evolucionit të përgjithshëm të civilizimit tonë njerëzor.

Robert Brifault- historian ose dijetar i njohur, pos tjerash thotë :“ Është mjaft e qartë se civilizimi botëror, nuk do të arrinte deri aty ku ndodhët sot, para se të njihte, provonte, kalonte ose kapërcente fazat e para të zhvillimit dhe evolucionit së bashku me sekretin dhe gjenialitetin e ligjeve dhe fenomeneve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore që ndodhën të fshehura ose maskuara nga arsyeja dhe logjika (koshienca) e njeriut ose civilizimit tonë me një "vello të mistershme" ose enigmatike.


Një ndër çështjet, aspektet dhe pikësynimet kryesore ose esenciale (substanciale) të filozofisë së përgjithshme, përveç fuqisë nxitëse ose stimuluese, respektivisht ndikimit të saj në kërki­met shkencore dhe humaniste, janë narrativi dhe shpirti i njohur hulumtues ose inovator së bashku me metodat e reja diskurseve dhe ekskursive të shqyrtimit, studimit, analizës, eksperimentimit dhe vëzhgimit.


E vetmja fuqi e njohur natyrore dhe mbinatyrore që mund t'iu ndihmojë dhe ofrojë mbrojtjen e duhur dhe më të sigurt, përveç Zotit (Hyjit), është fuqia e mendjes (intelektit), shpirtit dhe besimit tuaj. Duke menduar në kopshtin ose thesarin e njohur mendorë, shpirtërorë, shkencorë dhe kulturorë të njeriut të ditur, të përkushtuar, besimtar, racional dhe inovatorë .


Të nxitur dhe inkurajuar nga dëshira e kamotshme për të zgjeruar horizontin e njohurive ose diturive të tyre, e sidomos në fushën e shkencës, industrisë ose teknologjisë së lartë: Student, akademik ose ekspert të njohur ose eminent nga i tërë globi dhe kontinenti ynë, si të thuash për çdo vit, ua mësyjnë akademive ose universiteteve më njohura të botës për të parë, njohur dhe kuptuar formulën ose maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç Zotit (Hyjit) tonë­ Përbashkët ose Universal.

Filozofia pos tjerash na mëson ose udhërrwfen se cila është lidhja shpirtërore, emocionale, transcendente dhe koshiente ndërmjet njeriut dhe Krijue­sit.

Në instancë të fundit, edhe kultura fetare ose religjioze është ngritur ose formuar përmes 'institucioneve mendore dhe shpirtërore' të Dërguarit të Zotit (Njeriut) dhe e cila, në vete përmban atë që është më e mira edhe për shkencën, edhe për religjionin.

Për me tepër ndërkaq, nëse feja ose religjioni dikur janë diktuar dhe imponuar me tehun e shpatës ose forcën e armës (sidomos nga turqit osmanlinj dhe pushtues tjerë nga Lindja): Arsimi, shkenca, teknika, edukata, kultura, morali, disiplina dhe emancipimi i gjithëmbarshëm botërorë ose planetar, ishin një fitore ose triumf i përgjithshëm i shoqërisë së re njerëzore ose qytetare e cila i kishte (i ka) rrënjët e forta dhe të shëndetshme.

Parimi ose postulati i njohur i lirisë së ndërgjegjes, arsyes dhe besimit, i cili përbën gurin ose bazamentin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë edhe në "kulturën ekskluzive" të Perëndimit, edhe në "kulturat ekzotike" të Lindjes.


Ndonëse, me rastin e revolucioneve dhe restaurimeve të njohura shkencore, industriale, kulturore dhe politike në Evropë ose Perë­ndim, sikur ishin përzier ose gërshetuar në sfond të të gjitha kombet, shtetet, kulturat e ndryshme dhe ideologjitë, me të gjitha ndryshimet dhe specifikat e tyre.

Rezultat i kësaj ishte shpirti dhe fuqia e njohur krijuese ose inovatore së bashku me vullnetin, kurajën ose guximin e lartë reformatorë ose revolucionar.


Ndërkohë që nga puqja ose pikëtakimi frytdhënës dhe empirik i këtyre parimeve dhe elementëve (instrumenteve) të njohura reformatore (restauruese), revolucionare dhe evolutive, lindën dhe u shfaqën në botë, të gjitha llojet e artit, shkencës, teknikës, kulturës, industrisë, teknologjisë së lartë etj. Pati zbulime të reja dhe forca ose energji të reja krijuese ose inovatore dhe kështu me radhë.

Një digresion:

Renee Guineau (Abdul Vahid Jahja) është një personalitet historik i kohës së re, që është vlerë­suar njësoj si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja.

Arabët e radhisin në mesin e atyre protagonistëve kryesor, i cili në fushën e besimit dhe ideve bashkëkohore kanë dhënë një kon­tribut të madh.

Ndërkaq, edhe perëndimorët, e radhisin në radhën e mendimtarëve dhe filozofëve gjenialë botërorë.

Ai thotë: "Shumë perëndimorë dhe lindorë, nuk i njohin vlerat e përbashkëta(globale ose universale) të shkencës dhe kulturës islame ose myslimane dhe të asaj perëndimore ose kristianiste, sepse faktet dhe argumentet e njohura shkencore (historike) ose metodologjike, vazhdimisht i interpretojnë ose tran­s­metojnë të përziera, me pak saktësi, me pak objektivitet si dhe me shumë subjektivitet e sugjestivitet.


Ndër­kaq, akoma më i çuditshëm është fakti se trashëgimia men­do­re dhe kulturore e grekëve, nuk arriti në Perëndim pa e njohur dhe pa e studiuar më parë Lindja (myslimane).


Gauillaume , veç tjerash thekson:“S’mund të vihet në dyshim, fakti se, evropianët u morën me studimin e Aristotelit dhe se zelli i tyre për filozofinë, ishte nxitur nëpërmjet ndeshjes së tyre me mendimin arab ose mysliman.


Edhe apologjitë ose analogjitë e ndryshme në mes të Ibn Ruzhdit (Averrosit) dhe Shën Tomës, janë dëshmi të fuqishme në sfond.

Dëshira e njëjtë, tek ata, për të pajtuar filozo­finë dhe teologjinë, merr një kuptim të madh kur krahasimi bëhet paralel dhe kur natyrshëm arrihet në konklu­zionin se: Ibn Ruzhdi (Averosi) u la trashëgim dijetarëve të krishterë, më shumë se një koment të thjeshtë për Aristotelin, Platonin, Sokratin etj.“ Nejse!

Në fund, pak "fantazi shkencore"!


Alienët ose jashtëtokësorë (ufot) sipas ufologëve ose hulumtuesve të tjerë të sistemëve ose civilizimëve tjera inteligjente ose super inteligjente në galaksinë ose universin tonë, thuhet se atëbotë i kishin detyruar amerikanët t'i ndërprisnin luftërat ose bombardimet e tyre masive në Kore dhe Vietnam për shkak të asaj se disa herë kishin qenë të sulmuar dhe paralajmëruar nga "ufot" ose "alienët e përsosur" dhe super inteligjent që u kishin shkaktuar humbje dhe avari të thellë marinës detare dhe asaj ajrore të SHBA-s në disa raste!


Ndërkohë që edhe gjatë etapave ose periudhave të ndryshme fluide dhe dramatike të ish "luftës së ftohtë " dhe përplasjeve ose konfrontimeve të ndryshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit (BRSS-SHBA etj): Roli dhe misioni i "ufove" ose"alienëve" thuhet të këtë qenë krucial ose ambivalent. Kush e di!?


Sidoqoftë, për t'i njohur ose kuptuar më mirë proceset ose fenomenet e ndryshme kozmike, planetare, interstelare ose intergalaktive, përveç ligjeve ose teorive të njohura të termodinamikës, akustikës, statikës, magnetikes, fizikës, astrofizikës etj. Duhet njohur, lexuar, deshifruar (detektuar) dhe kuptuar edhe algjebrën dhe gjeometrinë e yjeve së bashku me renditjen ose konstelacionin e tyre në gjithësinë (hapësirën) ose universin e pafund. 
"Bota ose planeti ynë, është Institucion mendorë ose inteligjent i gjithësisë ose universit tonë.", do thoshte dikur Göetheja.


Ndaj, kush është "gjeniu" ose "arkitekti kryesorë i gjithësisë ose universit tonë? Kjo është dilema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat