Kush po ua bën me sy bandave të veriut?

Opinione

Kush po ua bën me sy bandave të veriut?

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 13 tetor 2021 Në ora: 19:36
Pamje nga veriu i Kosovës

Bandat kriminale në veriun e Mitrovicës, sikur janë quar «peshë» dhe nuk ndalen me veprimet e tyre radikale dhe anti ligjore, të cilët e kërcënojnë dhe lëndojnë edhe policinë e shtetit. Veprimet e tyre nuk mbështeten në ndërgjegje, sepse domethënia e këtyre njerëzve zhvishet nga dinjiteti dhe nga përgjegjësia njerëzore, të cilët gjithkush i mashtron, i shfrytëzon dhe i drejton vetëm për të bërë sa më keq…

Koka e udhëheqjes së këtyre bandave, kalon përmes Rakiçit, të cilin e derigjon Vuçiqi, nga Beogradi, sikur edhe më herët, poashtu edhe në këtë rast rrugët kryesore në veri të vendit bllokohen me automjete të kompanisë së Rakiçit, ku çasja e tij është e njëjtë si edhe më para, i cili i palnifikon të gjitha aksionet dhe i furnizon me paisje të ndryshme bandat kriminale në veriun e Mitrovicës, vetëm e vetëm për të detabilizuar dhe prishur imazhin e shtetit të Kosovës.

Është e pa ndershme për përfaqësuesin e BE-së, për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josef Borrell, i cili aksionin e Policisë së Kosovës, kundër bandave kriminale e konsideron të dhunshëm dhe veprim të njëanshëm, duke ditur se gjatë këtij aksioni kishte gjuajtje edhe me armë të gjata dhe gjësende të tjera kundër policisë së shtetit, prej të cilëve lëndohen dhjetëra policë, por si duket Borreli, nuk po e gjenë adresën e duhur, duke iu drejtuar Qeverisë së Kosovës, në këtë mënyrë.

Apo, ndoshta z, Borreli, nuk e ka qëllimin për ta pastruar kanalin që po kundërmon erë të keçe në tërë Ballkanin, por përkundrazi në këtë kanal po fut gjëra të pa nevojshme, të cilat do ta ngulfasin këtë lloj kanali, që ka gjasa edhe të pëlcasë nga shtypja e tepruar, për deri sa lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet shkakut dhe pasojës, ai e ndien ndryshe, por që do të thotë, jo në mënyrë reale.

Një kërcënim i tillë kundër policisë së rendit dhe shtetit bëhët gjithnjë e më i ndjeshëm kur vihet re edhe një boshllëk i reagimeve të opozitës së Kosovës, me çrast edhe presidentja e shtetit zonja Vjosa Osmani tha, kushdo që është kundër aksionit të sotëm të policisë së shtetit, është në anën e krimit të organizuar.

Kush po ua banë me sy bandave të veriut, ata nuk kanë ndjenja njerëzore dhe besim ndaj këtij shteti dhe nuk janë të denjë dhe origjinal i këtij vendi, që tregojnë një strukturë dhe shoqëri primitive, e cila është e lidhur me krimin dhe format negative, për faktin se nuk kanë kurrfarë tradite historike, por gjithmonë janë bartës i luftrave dhe pushtimeve të egra, duke krijuar edhe një histori të rrejshme e mitike, duke i helmuar edhe gjeneratat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat