Ëndrra e përfunduar serbe për Kosovën!

Opinione

Ëndrra e përfunduar serbe për Kosovën!

Nga: Dibran Demaku Më: 13 tetor 2021 Në ora: 21:05
Dibran Demaku

Nëse edhe sot pas kësaj që ndodhi në veri të Kosovës dhe Lista serbe shkon në Rashkë të Serbisë që të ankohet para presidentit serb, me tone kërcënuese ndaj shteti të Kosovës, ajo, pra Lista serbe mbetet edhe më tutje “kalë troje“ në Kuvendin e Kosovës, atëherë duhet të thuhet botërisht se diç nuk është në rregull më shtëpinë tonë!

Nëse edhe më tutje Goran Rakiq mbetet në postin e ministrit në qeverinë e Republikës së Kosovës, diçka nuk është në rregull më qeverinë e shtetit tonë!

Të jesh deputet apo edhe ministër i një shteti që nuk e njeh, por përkundrazi pinot që ta rrënosh atë shtet, kjo ndodhë vetëm në shteti tonë!

Ajo çfarë u dëgjua të thonë para presidentit serb, në Rashkë të Serbisë, nga "deputetë të ashtuquajtur" të Listës serbe si dhe të "ashtuquajturit ministër" në qeverinë e Kosovës, pikërisht nga kryetar i asaj Liste Rakiqi, masa më e lehtë për ta do të duhej të ishte: të përjashtohen nga organet e shtetit të Kosovës!

Ndërkaq masa më e rëndë për ta do të ishte arrestimi i tyre sapo të hyjnë në territorin e shtetit tonë, që ata nuk e njohin si të tyrin!

Dikush do të thoshte se këto masa ndaj Listës serbe mund të nxisin trazira tek serbët e Kosovës!

Nuk do të përjashtohej edhe një zhvillim i tillë! Por, më të ndodhi tash se më vonë!

Shtetit serb dhe serbëve të Kosovës duhet bërë të ditur, edhe më forcë se shteti i Kosovës ekziston dhe do të ekzistojë deshën apo nuk deshën ata.

Jeta ka treguar se serbët dhe Serbia e njohin vetëm gjuhën e forcës! Ka ardhur koha që atyre të ju tregohet vërteta për Kosovën, që ta pranojnë si të përfunduar ëndrrën për Kosovën!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat