Bosna është një shtet invalid

Opinione

Bosna është një shtet invalid

Nga: Skender Karaqica Më: 14 tetor 2021 Në ora: 08:08
Skender Karaqica

Në një debat në N1 (Sarajevë), akademik  Muhamed Filipoviq ka thënë se Bosna është një shtet invalid!Për shkak të ,,rregullimit kushtetues,,të tre entiteteve ky shtet ende nuk e ka pavarësinë e plotë.

Në këto rrethana politike, Bosna dhe qarqet e saj ,,zyrtare,, që, për fatin e keq nuk dihet se kush duhet të vendos për shtetin dhe raportet shtetërore me popujt në Ballkan, përmes diktatit të regjimit fashist  të Serbisë, ky shtet ende nuk e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Qytetarët e shtetit të Kosovës,pa ,,vizë,,nuk kanë mundësinë që të udhëtojnë në Bosne!Ky regjim i ,,vizës,,është i rreptë dhe,më lehtë mund të udhëtosh në çdo shtet të Evropës, por jo pa probleme të mëdha për qytetarët e Kosovës në këtë shtet që në historinë njëqind vjeçare shqiptaro-boshnjake ata kishin miqësi të veçantë.

Shteti i Bosnes duhet të dalë nga kthetrat e ,,diplomacisë,, së regjimit fashist të Serbisë së Aleksandër Vuçiq në Berograd!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat